Për tu regjistruar në IKAF së pari duhet te Aplikoni Online, pas pranimit të aplikimit elektronik, ne do ju dërgojmë formularin e plotë për regjistrim të cilin mund ta shkarkoni edhe nga ueb-faqja jonë: https://ikaf.org/aplikimi-online/
Administrata e Institutit është gjithmonë në dispozicionin tuaj, për çdo paqartësi, informatë shtesë drejtohuni në zyret tona nëpërmjet formës elektronike, telefonike dhe fizike.
Rr. Bedri Pejani, nr. 1 – Prishtine
Fiks : +381 (0) 38 220 608 | Mobil: +377 (0) 44 118 346
web: http://ikaf.org/ Fb: http://www.facebook.com/KAFInstitute
Në këtë nivel mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët synojnë të merren me kontabilitet në të ardhmen dhe dëshirojnë të fitojnë çertifikatë përkatëse, e cila ju mundëson në të ardhmen që të asistojnë tek Kontabilistët Profesionistë duke ju mundësuar kështu që të fitojnë eksiperenca të pasura në mbarëvajtjen e proceseve kontabël.
• Kosto e regjistrimit: 75 €
• Kosto: 130€/Modul*
• Antarësia: 0€**
*Në koston e Modulit përfshihen : Trajnimi+Literatura+Provimi (në afatin e I-rë)
**Në vitin e regjistrimit 0 €, nga viti i dytë e me rradhë 45 €
• Kosto e regjistrimit: 75 €
• Kosto: 130€/Modul*
• Antarësia: 0€*
*Në koston e Modulit përfshihen : Trajnimi+Literatura+Provimi (në afatin e I-rë)
**Në vitin e regjistrimit 0 €, nga viti i dytë e me rradhë 45 €
Fatura lëshohet në momentin e kryerjes së pagesës
Të gjitha pagesat në IKAF kryhen përmes llogarive bankare në bankat e autorizuara në Kosovë. Ju pranoni fillimisht Profaturën nga Departamenti i Financave të Institutit KAF me të dhënat mbi llogaritë bankare të cilat janë siç vijojnë:
Të dhënat për pagesë:
Emri i xhirollogarisë: Instituti KAF
ProCredit BANK: 1183 001840 000 102
Të gjitha pagesat tuaja, kontrollohen nga deparatamenti i financave IKAF, mirëpo nese dëshironi te konfirmoni se keni kryer pagesen atëherë ju mundeni përmes numrave te kontaktit ose permes emailit.
Po në momentin që ju pranoheni si Student/Antarë në Institutin KAF ju merrni një letër-konfirmim që jeni pranuar.
Një modul nga trajnimi zgjat përafërsisht 36 – 40 orë, të cilat orë ligjërohen në një afat kohor prej një muaji. Varësisht nga numri i moduleve nëpër Nivele aq zgjat edhe trajnimi për Nivelin përkatës. Nëse jeni të rregullt nëpër ligjerata dhe kryeni provimet në kohë dhe nese I plotësoni kriteret e punës praktike në bazë të Ligj. Nr 04/L-014 për Kontabilitet dhe Raportim Financiar ju do të përfundoni Kualifikimin për një periudhë optimalisht të përshtatshme për karierën tuaj.
LISTA E MODULEVE NË NIVELIN E PARË TEKNIK
F1 Kontabilisti në Biznes
F2 Kontabiliteti menaxherial
F3 Kontabiliteti Financiar
F6 Tatimet
LISTA E MODULEVE NË NIVELIN E DYTË
F4 Ligji i Korporatave dhe Biznesit
F5 Menaxhimi i Performancës
F7 Raportimi Financiar
F8 Auditimi dhe Siguridhënia
F9 Menaxhimi Financiar
LISTA E MODULEVE NË NIVELIN E TRETË “AUDITOR I CERTIFIKUAR”
P1 Kontabilisti Profesional
P2 Raportimi i Korporatave
P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia
P3 Analiza e Biznesit
P6 Tatimet e Avancuara
Në përfundim të procesit kualifikues ju pajiseni me certifikatë valide dhe të njohur nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar për Nivelet siç vijojnë:
Niveli i Parë: Çertifikatë “Teknik i Kontabilitetit”
Niveli i Dytë: Çertifikatë “Kontabilist i Certifikuar”
Niveli i Tretë: Çertifikatë “Auditorë i certifikuar.
Pas certifikimit në Nivelin e Tretë fitoni të drejtën për të aplikuar për Titullin Auditor Ligjor
Brenda vitit janë gjithësej tri afate provimesh
Gjatë ndjekjes së ligjeratave ju do të keni mundësi të njoftoheni nga afër me materien që trajtohet në Modul, materie e cila shtjellohet nëpërmjet të Tekstit të Studimit. Pas cdo Ligjerate ju pajiseni me Slidet përmbledhëse të materialit të cilat ju ndihmojnë si orientim për mësim të harmonizuar. Me pjesëmarrje në ligjerata dhe me konsultim të literaturës bazë ju mund të jeni plotësisht të gatshëm për t’iu nënshtruar provimit.
Testimi i kandidatëve zhvillohet me shkrim.
Kandidatëve, të cilët e kanë fituar të drejten e hyrjes në testim, paraprakisht iu ofrohen informatat si:
(1) për kohen e përcaktuar për testim. Kandidatët që do t’i nënshtrohen testimit duhet që të jenë të pranishëm me kohë në hapësirën përkatëse;
(2) kandidatët duhet të sjellin me vete dokumentet e identifikimit.
Pas hyrjes në sallën e testimit, kordinatori për organizimin e testimit i njofton kandidatët se:
(1) lëshimi i sallës ku mbahet testimi lejohet vetëm me mbikqyrje të kontrolluesve;
(2) testi duhet të plotësohet sipas udhëzimeve që janë dhënë në pjesën e parë të testit;
(3) kandidatët nuk lejohet që të përdorin ndonjë pajisje me të cilën mund të komunikojnë me të tjerët jashtë hapësirave të testimit;
(4) koha për përfundimin e testit, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për analizimin e testit dhe dhënien e përgjigjeve.
Kandidatët duhet të shënojnë vetëm numrin e identifikimit në test, nuk lejohet shënimi i emrave ose inicialeve identifikuese me qëllim të ruajtjes së anonimitetit. Në test duhet të shënohet vetëm numri personal i identifikimit, dhe nuk bëhet lidhja në mes të numrit të identifikimit dhe emrit deri pas përfundimit të vlerësimit.
Pjesë e bashkangjitur e çdo forme të testit është shkresa standarde në lidhje me rregullat për plotësimin e testit.
xt.
Kandidatet nuk duhet te flasin ose te japin e marrin asistencë nga njeri – tjetri apo nga të tjerë gjate testimit, për asnje lloj arsyeje. Ne qofte se një gjë e tillë ndodhë, atëherë drejtpërdrejtë kordinatori, apo vezhguesi i testimit i propozon kordinatorit të merr vendim për perjashtimin e të dy kandidateve (marresit dhe dhënësit të ndihmes) nga salla e testimit. Testi i kandidatëve të larguar bëhet i pavlefshëm).
Shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se tri (3) ditë kalendarike pas përfundimit të vlerësimit të testeve.
Në shkresen për shpalljen e rezultateve paraqitet edhe njoftimi se kandidatët mund ta shikojn testin e vlerësuar dhe se kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë ndaj rezultatit të vlerësimit.
Vlerësimi bëhet duke u bazuar në standardin e poenave të paracaktuara gjatë hartimit të testeve. Totali i poenave në përqindje është 100%, dhe pragu i kalueshmërisë është 50 %.
Përgjegjësit për hartimin e testeve në mënyrë të qartë identifikojnë objektivat specifike të testeve para zhvillimit të pyetjeve të tyre. Vendimet lidhur me llojin e pyetjeve merren në bazë të objektivave dhe disciplinave që trajtohen. Qëllimi kryesor është që pyetjet të jenë sa më gjithpërfshirëse.
Duke u bazuar në këtë fakt përdoren këto lloje të pyetjeve:
Fusha për të cilën bëhet testimi bazohet në aftësitë e nevojshme për kontabilistët profesional (njohuri, shkathtësi, vlera, etikë dhe qëndrime) duke iu referuar syllabusit të materialit studimorë që përdoret si bazë për organizimin e trajnimeve dhe nga ku derivojnë një pjesë e madhe e pyetjeve të provimeve. Objektivat e procesit të testimit nga ana e Insititutit KAF sa i përkët kandidatëve janë:
Para certifikimit të gjitha dokumentet do kërkohen të noterizuara te Noteri.
AB-P5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut
AB-PP Rast Studimor (Raport i Auditimit të Brendshëm) – vlenë për të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune direkte në auditim, duhet ta bëjnë një Raport të Auditimit të Brendshëm.
Kandidatët të cilët posedojnë përvojë pune min.3 vite në 6 vitet e fundit në auditim të brendshëm, nuk obligohen t’i nënshtrohen vlerësimit në kuadër të rastit studimor konkretisht pjesës praktike.
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët janë të diplomuar në fakultetin ekonomik, juridik apo fakultete të tjera të cilat gjykohet e nevojshme nga IKAF), gjithashtu, kanë përvojë të punës jo më pak se 3 vite në auditim, kontabilitet ose financa.
IKAF KUALIFIKIMI ABC | ||
Nr. | Përshkrimi | Çmimi |
1 | Tarifa e aplikimit | 100.00 |
2 | AB-P1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm (trajnimit, librat, materialet) | 240.00 |
3 | AB-P2 Risqet dhe Kontrollet Financiare (trajnimit, librat, materialet) | 240.00 |
4 | AB-P3 Praktika në Auditimin e Brendshëm (trajnimit, librat, materialet) | 240.00 |
5 | AB-P4 Auditimi i Sistemeve të Informacioneve (trajnimit, librat, materialet) | 240.00 |
6 | AB-P5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut (trajnimit, librat, materialet) | 240.00 |
7 | Punimi (1 punim x 75 Euro) | 75.00 |
8 | Anëtarësia | 110.00 |
9 | GJITHSEJË = | 1,485.00 |
Po, secili kandidatë që ka paraqitë kërkesen për regjistrim në ABC paraprakisht duhet të dorëzoj dosjen e tijë në bazë të kritereve të përcaktuara më lartë, dhe pas shqyrtimit të dosjes komisioni përkatës vendos nëse kandidati i plotëson kriteret apo jo, dhe më pastaj kandidatit i kthehet përgjigjja zyrtare nëse mund të vazhdoj tutje me procedurat e regjistrimit apo nuk i plotëson kushtet për regjistrim.
Të gjitha pagesat në IKAF kryhen përmes llogarive bankare në bankat e autorizuara në Kosovë. Ju pranoni fillimisht Profaturën nga Departamenti i Financave të Institutit KAF me të dhënat mbi llogaritë bankare të cilat janë siç vijojnë:
Të dhënat për pagesë:
Emri i xhirollogarisë: Instituti KAF
ProCredit BANK: 1183 001840 000 102
Nëse jeni individ dhe keni vështirësi për pagesën kompletë, atëherë IKAF ju mundëson që trajnimin/ kualifikimin për ABC ta paguani deri 5 këste, në marrëveshje me Institutin.
Të gjitha pagesat tuaja, kontrollohen nga deparatamenti i financave IKAF, mirëpo nëse dëshironi të konfirmoni se keni kryer pagesen atëherë ju mundeni përmes numrave të kontaktit ose përmes emailit.
Pagesa e anëtarësis vjetore për Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik është = 110 Euro
Brenda vitit janë gjithësej tri afate provimesh
Kandidatëve, të cilët e kanë fituar të drejten e hyrjes në testim, paraprakisht iu ofrohen informatat si:
Pas hyrjes në sallën e testimit, kordinatori për organizimin e testimit i njofton kandidatët se:
Kandidatët duhet të shënojnë vetëm numrin e identifikimit në test, nuk lejohet shënimi i emrave ose inicialeve identifikuese me qëllim të ruajtjes së anonimitetit. Në test duhet të shënohet vetëm numri personal i identifikimit, dhe nuk bëhet lidhja në mes të numrit të identifikimit dhe emrit deri pas përfundimit të vlerësimit.
Pjesë e bashkangjitur e çdo forme të testit është shkresa standarde në lidhje me rregullat për plotësimin e testit.
IKAF shpall rezulatet e provimit brenda 7 ditë pune nga dita e mbajtjes së provimit, ku rezultatet e secilit kandidatë dërgohen në email, ku në të njëjten email theksohet që kandidatët e paknaqur mund të këkojnë me shkrim shikimin e testit të tyre, si shkak i paknaqësis me rezultatin e marr.
Shikimi i testit është pa pagesë, ndërsa nëse kërkohet rishikimi nga ana e komisionit, kërkesa duhet të plotësohet dhe duhet paraprakisht të bëhet pagesa në bankë dhe të dorëzohet në Administratën e Institutit KAF.
Vlerësimi bëhet duke u bazuar në standardin e poenave të paracaktuara gjatë hartimit të testeve. Totali i poenave në përqindje është 100%, dhe pragu i kalueshmërisë është 50 %.
Një modul zgjatë përafërsisht 40 orë, të cilat orë ligjërohen në një afat kohor prej një muaji.
Nëse jeni të rregullt nëpër ligjërata dhe kryeni provimet në kohë dhe nese i plotësoni kriteret e punës praktike në bazë të Ligj. Nr 04/L-014 për Kontabilitet dhe Raportim Financiar ju do të përfundoni Kualifikimin për një periudhë optimalisht të përshtatshme për karierën tuaj.
Instituti KAF bën vleresimin e kandidatëve në tri Afate Provimi. Njëri afat është pas ndjekjes së secilit modul, në këtë afatë të drejtë nënshtrimi në provim e kanë vetëm kandidatët të cilët vijojnë trajnimin me rregull (minimum 2/3 te ligjeratave).
Pagesa për një provim pas afatit të rregullt është 65 Euro dhe duhet të paguhet brenda afatit të paraparë dhe të publikuar në web faqe, gjithashtu dëshmia e pagesës së bashku me Formularin për paraqitjen e provimit përkatës duhet të dorëzohen në Administraten e Institutit.
Secili kandidatë duhet t’i kalojë të gjitha provimet e parapara me planprogram përkatës dhe duhet të dëshmojë përvojen e punës përkatëse të kërkuar në bazë të kritereve të përcaktuara nga IKAF dhe kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune në auditim, duhet ta dorëzojnë në IKAF edhe Punimin Rast Studimor (Raport i Auditimit të Brendshëm).
Administrata e Institutit është gjithmonë në dispozicionin tuaj, për çdo paqartësi, informatë shtesë drejtohuni në zyret tona nëpërmjet formës elektronike, telefonike dhe fizike.
Duke e parë pamundësinë e parashikimit të periudhës emergjente të krijuar nga virusi COVID-19, i njohur si virusi Korona, ne për momentin nuk kemi ndonjë plan për shtyrje. Aktualisht jemi duke punuar në këtë drejtim, dhe kemi arritur që t’ju sjellim të gjitha ngjarjet në versione online për t’ju prezantuar një periudhë të re të eksperiencës digjitale. Për çdo informatë shtesë, si dhe për ngjarjet e regjistruara më herët, ju do të informoheni përmes email-it zyrtar dhe rrjeteve sociale.
Ju lutem mbani vëmendje në email-in tuaj. IKAF i ka informuara të regjistruarit për ngjarjet që po ndodhin në trajnimet online dhe shumë shpejtë do t’ju tregoj edhe juve rreth specifikave të ngjarjeve në të cilat ju jeni regjistruar.
Të gjitha pagesat për ngjarje në klasë mund të shtyhen në një periudhë të më vonshme, atëherë kur edhe do organizohet trajnimi në klasë me kushtin që ju të kërkoni që vijimi i ligjëratave online të bëhet në ditën e parë eventualisht edhe të dytën. IKAF do t’ju shërbejë me informata shtesë në lidhje me procesin e shterjes së vijimit të ligjëratave nga ngjarja online në ngjarjen në klasë.
Me t’u regjistruar në një ngjarje, IKAF ju ofron qasje të plotë në ngjarje online përmes platformës IKAF SMIS Online. Menjëherë, pas regjistrimit në ngjarje të caktuar, ju do t’i pranoni detajet dhe procedruat për qasje në platformën online IKAF SMIS.
Ne jemi aktualisht duke ofruar vetëm ligjërata livestream, por ndërkohë jemi duke i përfunduar detajet rreth paketës tonë online për secilën ngjarje. Shumë shpejtë do të pranoni detaje rreth kësaj çështje.
Po, ashtu si çdo produkt tjetër që e keni marr në versionet në klasë, edhe në atë online ju duhet të paguani për pjesëmarrje. Çmimet për trajnimet online e të gjitha llojet e certifikimeve, tashmë mund t’i gjeni të publikuara në ueb-faqen ikaf.org. Ndërsa, shumë shpejtë do t’ju dërgojmë edhe pakon me çmime të ngjarjeve online, si seminaret dhe konferencat të vlefshme për EVP orë nga IKAF.
Ekipi i përcaktuar për këtë çështje do t’ju tregoj në lidhje me opsionet dhe do t’ju mbështesë në procesin e transferit të pagesës. Ju lutem kontaktoni përmes emil-it zyrtar trajnim@ikaf.org ose thirrni në numrin e kontaktit në IKAF, për të marr më shumë informacione.
Po, të gjithë ata që dëshirojnë t’i vijojnë ligjëratat e ndjekur më parë, mund t’i vijojnë ato sërish në formën online. vijimi i këtyre ligjëratave do të bëhet duke i përcjell procedurat e njëjta të cekura më lartë, ndërsa regjistrimi për ri-vijimin e ligjëratave do të bëhet me kosto 50 përqind më të ulët. Informata më të detajuara mund t’i merrni përmes email-it të lartpërmendur.
Po, ju do të pranoni EVP orë. Edhe numri i EVP orëve nga ngjarjet në online në verionin live-stream, do të jenë të njëjta sikurse ato në klasë.
Po, ne dëshirojmë që ju të keni një eksperiencë interaktive me platformat tona online. I gjithë materiali do të jetë i qasshëm në sistemin online SMIS, në të cilin ju do të keni qasje, menjëherë pas regjistrimit në ngjarje, apo trajnim.
Interaktivteti në ligjërata online (Livestream) është i nivelit të lartë, pasi që studentët mund të bëjnë pyetje dhe të pranojnë përgjigje direkt nga ligjëruesi.
Gjithashtu ekziston mundësia që pyetjet dhe përgjigjet të bëhen me shkrim përmes dritares së diskutimit (chat) e të cilave ligjëruesi do t’ju përgjigjet më pas.
Pyetjet mund të bëhet edhe përmes veglës së pyetjeve dhe përgjigjeve (Q&A) që gjendet në platformë.
Gjithashtu një formë tjetër që u shërben studentëve për ta kuptuar më shumë temën në ligjërata, janë edhe kuizet.
Të gjitha këto mund të gjenden në platformën online (google education). Përdorimi i kësaj platforme për edukim të quajtur G Suite, nga IKAF bëhet përmes aprovimit zyrtar të kompanisë Google.
Formular për tu regjistruar në Institutin KAF. Të gjitha fushat duhet të plotësohen në këtë formë, nëse nuk mund të përfundoni me kohë mund ta ruani dhe të vazhdoni më vonë.
Kliko këtu në lidhje: https://www.ikaf.org/formular/regjistrimi
Forma e Deklarimit te EVP. Kjo formë vlenë për Auditor Ligjor, Auditor i Brendshëm , Auditor i Certifikuar, Kotabilist i Certifikuar, Teknik i Kontabilitetit i Certifikuar, Nëpunës i Kontabilitetit(Bookkeeper) Afati i fundit për deklarim është qedo fund vit: 31 Dhjetor
Kliko këtu në lidhje: https://www.ikaf.org/formular/deklaro-evp-cpd
Ku duhet të kontaktoj për të marr më shumë informata?
Ne mund t’ju ndihmojmë përmes email-it trajnim@ikaf.org, apo kontaktit direkt përmes telefonit në numrin +383 (0) 44 118 346