IKAF është shoqatë e specializuar për auditorë të jashtëm, kontabilistë, auditorë të brendshëm dhe vlerësues. IKAF përfaqëson afro 5,000 individë të regjistruar deri më tani. Roli ynë është të edukojmë, përfaqësojmë dhe mbështesim anëtarët tanë.
Anëtarët tanë punojnë në pozita të larta në praktikë dhe industri. Ne jemi të përkushtuar për të rivendosur besimin në çdo nivel të ekonomisë. Ne punojmë me institucione dhe biznese për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e këshillave të shëndosha financiare.
Që nga viti 2005, IKAF ka qenë i përkushtuar në promovimin e përgjegjësisë në avokim, ofrimin e certifikimeve profesionale dhe zhvillimin e edukimit të vazhdueshëm profesional.
IKAF ofron certifikime profesionale dhe trajnime të njohura
ndërkombëtarisht nga institute ndërkombëtare si IMA, AAT, ICB dhe IIA Global. ABONOHU
Ne mbështesim, zhvillojmë dhe inkurajojmë anëtarët tanë për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve dhe për të maksimizuar profitin e tyre
Në zhvillimin e karrierës së tyre në financa me IKAF
IKAF më mundësoj të ngritem edhe më shumë profesionalisht si Auditore e Brendshme. Nëse ju mund të ëndërroni dicka, ju mund ta arrini ate: Antarësohuni në IKAF.
Rezultatet e punës, falë përvojës së trajnimit në IKAF, janë duke u vlerësuar shumë edhe nga top menaxherët e kompanisë në të cilën punoj. Kam vendosur të ndjek edhe një nivel tjetër.
Askush më mirë se une nuk e vëren avancimin e Institutit, sepse kam pasur fatin të jem anëtarë që nga viti 2007. Organizimi i Semenirave në kuadër të EVP-së kanë qenë shumë frytdhënëse.
Çdo gjë që duhet të dini për përditësimet dhe ngjarjet e fundit në IKAF