Powered by ZigaForm version 2.9.3

Rreth Trajnimit

Programi certifikues Teknik i Kontabilitetit është një hyrje në profesionin e kontabilitetit, i cili studentëve të trajnuar u mundëson qasje më të shpejtë ndaj rregulloreve, ligjeve, standardeve ndërkombëtare e vendore të kontabilitetit.

Për të ndjekur modulet e kualifikimit për Teknik Kontabiliteti, ju nevojitet njohuri bazë nga kontabiliteti, por jo ndonjë përvojë relevante në këtë fushë. Ky është një kualifikim zhvillues për menaxherët e zyrës si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të çertifikuar.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM →

Share this

Objektivat e Trajnimit


Përgjatë këtij trajnimi, anëtarët do të mund të :
-Njoftohen me Standardet Kosovare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
-Njoftohen me detyrat dhe përgjegjësitë që bartë ky profesion.
-Njoftohen me procedurat dhe kërkesat e Administratës Tatimore të Kosovës.
-Kuptojnë strukturën e organizatave afariste, dhe përmbushjen e kërkesave ligjore në përkrahjen e kontabilistëve.
-Kuptojnë qeverisjen e menaxhimit, ndikimet dhe kufizimet kyçe të mjedisit.
-Kuptojnë funksionet specifike të kontabilitetit dhe kontrollit të brendshëm financiar si dhe udhëheqjen dhe menaxhimin e ekipeve individuale.

 

Share this

Modulet e Trajnimit

Niveli “Teknik Kontabiliteti”, organizohet në katër module:

F1 “Kontabilisti në Biznes”

✓ Struktura e organizatës afariste,
✓ Qeverisja e menaxhimit, ndikimet dhe kufizimet kyçe të mjedisit,
✓ Funksionet specifike të kontabilitetit dhe kontrolli i brendshëm financiar, Udhëheqja dhe menaxhimi i ekipeve individuale,
✓ Rekrutimi dhe zhvillimi efektiv i të punësuarve.

Share this

F2 “Kontabiliteti Menaxherial”

✓ Kontabiliteti për menaxhmentin,
✓ Klasifikimi i kostove,
✓ Llojet e kostove,
✓ Teknikat e kontabilitetit te kostove,
✓ Kostimi absorbues dhe ai margjinal,
✓ Vendimmarrja afatshkurtër,
✓ Buxhetimi dhe kostimi standard.

Share this

F3 “Kontabiliteti Financiar”

✓ Konteksti dhe qëllimi i raportimit financiar,
✓ Karakteristika cilësore të Informacionit financiar dhe bazat themelore të kontabilitetit,
✓ Përdorimi i hyrjes së dyfishtë dhe sistemet e kontabilitetit,
✓ Regjistrimi i transaksioneve dhe ngjarjeve,
✓ Përgatitja e testeve (suksesionit, vargut),
✓ Përgatitja e Pasqyrave bazike Financiare.

Share this

F6 “Tatimet”

✓ Shoqëritë tregtare,
✓ Administrata tatimore dhe procedurat,
✓ Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH),
✓ Dogana dhe akciza,
✓ Tatimi mbi të ardhurat e korporatave,
✓ Kërkesat ligjore për përgatitjen dhe auditimin e pasqyrave financiare.

Share this

Share this

Kush mund të aplikoj?

Në këtë nivel mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët synojnë të mirren me kontabilitet dhe dëshirojnë të fitojnë çertifikatë përkatëse, me të cilën mund të asistojnë tek kontabilistët profesionist. Ky është një kualifikim zhvillues për menaxherët e zyrës si dhe për stafin administrativ dhe për të ndjekur këtë trajnim, nuk kërkohet përvojë pune paraprake në fushat relevante.

Përpos kësaj, këtë trajnim mund ta ndjekin të gjithë ata të cilët synojnë të bëhen Kontabilist të Certifikuar(që është niveli I dytë I trajnimit pas Teknikut te Kontabilitetit ), dhe në përgjithësi të gjithë ata që kanë interesim për kontabilitet e financa, theksojmë këtu:

  • AUDITOR
  • ZYRTAR FINANCIAR
  • ZYRTAR PËR KRIME EKONOMIKE
  • KONTABILIST
  • SHEF I FINANCAVE
  • ANALIST FINANCIAR
  • KËSHILLTAR FINANCIAR
  • MENAXHER I RISKUT
  • ZYRTAR I THESARIT
  • MENAXHER I PROJEKTEVE
  • ARKËTAR
  • ZYRTAR I PASURISË
  • ÇERTIFIKUES I PAGESAVE
  • ZYRTAR I PROKURIMIT

 

Share this

Çmimi

Screenshot_2

Share this

Informatat për Pagesë

Llogaria bankare:  ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Numri i xhirollogarisë: 1183-001840-000-102

Për të realizuar pagesën, fillimisht kërkohet një ProFaturë nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit [email protected] ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

 

.

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

Rreth Trajnimit

IKAF ofron Modulin opsional “Praktika në Kontabilitet” gjatë ndjekjes të së cilit bëhet aplikimi 100% i kontabilitetit në praktikë. Praktika mundësohet nëpërmjet kompjuterit me anë të softuerit të kontabilitetit, raportimit online në ATK dhe formave ligjore të regjistrimit/ organizimit të biznesit në Kosovë.Pas ndjekjes dhe përfundimit me sukses të trajnimit, studentëve u ofrohet mundësi pune praktike në ndonjërën nga kompanitë partnere të Institutit.

Share this

Objektivat e Trajnimit

Përgjatë këtij trajnimi, studentët do të mund të :

-Njoftohen me njohuritë bazë të kontabilitetit
-Njoftohen me detyrat dhe përgjegjësitë që bartë ky profesion.
-Njoftohen me procedurat dhe kërkesat e Administratës Tatimore të Kosovës.
-Kuptojnë qeverisjen e menaxhimit, ndikimet dhe kufizimet kyçe të mjedisit.
-Kuptojnë funksionet specifike të kontabilitetit dhe kontrollit të brendshëm financiar si dhe udhëheqjen dhe menaxhimin e ekipeve individuale.

Share this

Përmbajtja e Trajnimit

Temat të cilat do të trajtohen gjatë modulit “Praktika në Kontabilitet”, janë si në vijim:
✓ Llojet e bizneseve dhe regjistrimi i tyre;
✓ Procedurat Tatimore;
✓ Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
✓ Doganat dhe akcizat;
✓ Tatimi mbi të Ardhurat personale
✓ Tatimi mbi të Ardhurat e korporateve;
✓ Kërkesat Ligjore për raportim/ auditim të pasqyrave financiare.

Share this

Kush mund të aplikoj?

Mund të aplikojnë të gjithë ata që synojnë të zhvillojnë njohuritë praktike dhe të kuptojnë llojet e shoqërive tregtare, klasifikimi i tyre sipas ARBK-së, ATK-së dhe KKRF-së, si dhe aftësitë tekniko-fiskale duke përfshirë procesimin e tansaksioneve e deri te përaditja e draft pasqyrave financiare.

Kriteret për aplikim janë
✓ Të kenë përfunduar shkollimin e mesëm;
✓ Aftësi elementare në kompjuter;
✓ Të kenë përfunduar Nivelin e Parë “Teknik i Kontabilitetit”, e preferueshme.

Ky modul rekomandohet për të gjithë anëtarët e Institutit KAF dhe jo-anëtarët të cilët dëshirojnë të fitojnë eksperincën në zbatimin e kontabilitetit në praktikë.

Share this

Çmimi

PK

Banka përfituese: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Llogaria përfituese: 1183-001840-000-102

Pagesat bëhen duke kërkuar paraprakisht ProFaturën nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit [email protected] ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

Rreth Trajnimit

 Programi i kontabilistëve profesional është një program pasuniversitar i kontabilitetit për të diplomuarit, profesionistët e kontabilitetit dhe për të gjithë ata që përfundojnë Nivelin e Parë dhe dëshirojnë të vazhdojnë Nivelin e Dytë të kualifikimeve profesionale në IKAF.
 Kontabilisti profesional , i certifikuar, mundëson matjen, zbulimin apo ofrimin e sigurimit në lidhje me informacionin financiar që ndihmon menaxherët, investitorët, organet tatimore dhe të tjerët të marrin vendime profesionale.
Ky kualifikim u jep një rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Kontabilistët e Çertifikuar po ashtu do t’i mësojnë principet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm të ndërmarrjes, metodat e auditimit dhe standardet, e po ashtu do të fitojnë njohuri të konsiderueshme në lëminë e planifikimit të biznesit, vendimmarrjes dhe menaxhimit.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM →

Share this

Objektivat e Trajnimit

Kontabilistët e Çertifikuar në këtë trajnim, përpos tjerave  do t’i mësojnë principet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm të ndërmarrjes, metodat e auditimit dhe standardet, e po ashtu do të fitojnë njohuri të konsiderueshme në lëminë e planifikimit të biznesit, vendimmarrjes dhe menaxhimit.

Pas përfundimit të programit, kandidatët do të:
-Arrijnë një kualifikim të kontabilitetit të standardit më të lartë;

-Do të jenë të ligjshëm për të aplikuar për anëtarësim në Institutin KAF, dhe do të kenë qasje në shumë avantazhe dhe shërbime profesionale;
-Përfitojnë nga anëtarësimi i Institutit KAF në anëtarësimin e tij në Aleanca Globale të Kontabilitetit dhe do të kenë qasje dhe mundësi të karrierës dhe përfitimeve reciproke

 

Share this

Modulet e Trajnimit

Kualifikimi  “Kontabilist i Certifikuar”, organizohet në pesë module:

F4 “Ligji i Korporatave dhe Bznesit”

✓ Elementet kryesore të Sistemit Ligjor;
✓ Ligji i Detyrimeve;
✓ Ligji i Punës;
✓ Kapitali dhe Financimi i kompanive;
✓ Menaxhimi, administrimi dhe Sistemimi i Kompanive;
✓ Implikimet ligjore lidhur me kompanitë në situata të vështira dhe krizë;
✓ Qeverisja dhe çështjet etike, lidhur me biznesin.

Share this

F5 “Menaxhimi i Performancës”

✓ Kostot e specializuara dhe teknikat e menaxhimit të kontabilitetit;
✓ Teknikat e vendim marrjes;
✓ Buxhetimi;
✓ Kostimi standard dhe analiza e variancave;
✓ Matja e performancës dhe kontrolllit.

Share this

F7 “Raportimi Financiar”

✓ Korniza konceptuale për Raportim Financiar;
✓ Korniza rregullative për raportim financiar;
✓ Kombinimet e biznesve;
✓ Analiza dhe interpretimi i pasqyrave financiare.

Share this

F8 “Auditimi dhe Siguridhënia”

✓ Korniza e Auditimit dhe Sistemimi,
✓ Auditimi i brendshëm;
✓ Planifikimi dhe vlerësimi i riskut;
✓ Kontrolli i brendshëm;
✓ Evidenca e auditimit;
✓ Rishikimi;
✓ Raportimi.

Share this

F9 “Menaxhimi Financiar”

✓ Funksioni i Menaxhimit Financiar;
✓ Mjedisi i menaxhimit financiar;
✓ Menaxhimi i kapitalit punues;
✓ Vlerësimi i investimeve;
✓ Financimi i bizneseve;
✓ Kosto e kapitalit;
✓ Vlerësimi i biznesit;
✓ Menaxhimi i riskut.

Share this

Share this

Kush mund të aplikoj

Të drejtë regjistrimi kanë kanidatët që kanë përfunduar, janë duke vijuar shkollimin Universitar në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi apo të ngjashme dhe janë të çertifikuar si Teknik i Kontabilietit.

Disa nga pozitat që u dedikohet drejtpërsëdrejti ky trajnim janë:
✓ AUDITOR
✓ ZYRTAR FINANCIAR
✓ ZYRTAR PËR KRIME EKONOMIKE
✓ KONTABILIST
✓ SHEF I FINANCAVE
✓ ANALIST FINANCIAR
✓ KËSHILLTAR FINANCIAR
✓ MENAXHER I RISKUT
✓ ZYRTAR I THESARIT
✓ MENAXHER I PROJEKTEVE
✓ ARKËTAR
✓ ZYRTAR I PASURISË
✓ ÇERTIFIKUES I PAGESAVE
✓ ZYRTAR I PROKURIMIT

Share this

Çmimi

cmimi

 

Banka përfituese: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Llogaria përfituese: 1183-001840-000-102

Pagesat bëhen duke kërkuar paraprakisht ProFaturën nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit [email protected] ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

Rreth Trajnimit

Programi për Çertifikimin e Auditorëve, është krijuar për të kontribuar në menaxhim financiar të mirë dhe cilësor. Çertifikimi i individëve bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me Ligjin në fuqi dhe në harmoni me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Qëllimi ynë është të trajnojmë dhe të çertifikojmë individë të cilët posedojnë integritet të lartë, zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe krijojnë besueshmëri në publik për auditim të pasqyrave financiare.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM →

Share this

Objektivat e Trajnimit

Pas ndjekjes së këtij trajnimi, anëtarët do të jenë në gjendje të :

  • Aplikojnë njohuritë dhe aftësitë relevante, të ushtrojnë gjykim profesional në vlerësimin e pozitës strategjike, të caktojnë zgjedhjet strategjike dhe të zbatojnë strategjinë e veprimit nëpërmjet procesit të biznesit dhe të ndryshimeve strukturore;
  • Kordinimi i njohurive në sistemet dhe teknologjinë informative si dhe menaxhimi i suksesshëm i proceseve, projekteve si dhe njerëzve brenda kufizimeve financiare dhe burimeve të tjera.
  • Analizojnë, vlerësojnë dhe të arrijnë në konkluzion në lidhje me çështjet e sigurimit dhe çështjet e tjera të auditimit të praktikës më të mirë dhe të zhvillimeve të deritanishme.
  • Aplikojnë njohuri të rëndësishme, shkathtësi për të ushtruar gjykime profesionale në vlerësimin e pozitës strategjike, përcaktimin e zgjedhjes strategjike dhe implementimin e veprimit në procesin e biznesit. Një tjetër qëllim është koordinimi i sistemeve të njohurive dhe teknologjisë informative duke menaxhuar me efikasitet proceset, projektet, njerëzit brenda mundësive dhe kufizimeve financiare.
  • Të zhvillojnë njohuritë mbi legjislacionin e Kosovës dhe zbatimin e tij, të kuptojnë  llojet e shoqërive tregtare, klasifikimin e tyre sipas ARBK-së, ATK-së dhe KKRF- së, si dhe do të përfitojnë aftësitë tekniko-fiskale duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare themelore.
Share this

Modulet e Trajnimit

Trajnimi “Auditor i Certifikuar”, organizohet në katër module:

P1 “Kontabilisti Profesional”

✓ Qeverisja dhe Përgjegjësia;
✓ Kontrolli i brendshëm dhe rishikimi;
✓ Identifikimi dhe vlerësimi i riskut;
✓ Kontrollimi i riskut;
✓ Vlerat profesionale dhe etika.

Share this

P2 “Raportimi i Korporatave”

✓ Obligimet profesionale dhe etike të kontabilistit;
✓ Korniza e raportimit financiar;
✓ Raportimi dhe performanca financiare e njësive ekonomike;
✓ Pasqyrat financiare të grupeve të njësive ekonomike;
✓ Njësitë e specializuara ekonomike;
✓ Pasojat e ndryshimeve në Rregullorene Kontabilitetit në Raportimin Financiar.

Share this

P7 “Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia”

✓ Mjedisi Rregullativ;
✓ Konsiderimet profesionale dhe etike;
✓ Menaxhimi në praktikë;
✓ Detyrat;
✓ Raportimi;
✓ Çështjet aktuale dhe Zhvillimet.

Share this

P3 “Analiza e Biznesit”

✓ Pozicioni strategjik;
✓ Zgjedhjet strategjike;
✓ Veprimet strategjike;
✓ Ndryshimi i proceseve në biznes;
✓ Teknologjia informative;
✓ Çështjet e kualitetit.

Share this

P6 “Tatimet e Avancuara”

✓ Njohuritë dhe të kuptuarit e Sistemit Tatimor të Kosovës nëpërmjet studimit të tatimeve të mëtutjeshme, së bashku me disa tema më të avancuara brenda studimeve paraprake të tatimeve;
✓ Rëndësia e tatimeve në menaxhimin financiar individual dhe atë të korporatave;
✓ Ndikimi i tatimeve relevante në situata të ndryshme dhe kurse të ndryshme veprimi duke përfshirë bashkëveprimin e taksave;
✓ Minimizimi dhe /ose prolongimi i detyrimeve tatimore nëpërmjet përdorimit të matjeve standarde të planifikimit të tatimeve.

Share this

Share this

Kush mund të aplikoj?

Në këtë nivel të trajnimit, ftohen për aplikim të gjithë ata të cilët kanë kualifikim dhe përvojë pune në kontabilitet, auditim dhe financa dhe janë të certifikuar me nivelin e dytë “Kontabilist I Certifikuar”.
Certifikimi nga IKAF, bëhet sipas Ligjit në fuqi, Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit të Bashkimit Evropian nën Direktivën e 8 të praktikave të mira ndërkombëtare, përmes së cilave rregulla, IKAF i përgatitë kandidatët për Licencim.

Si përfitues më të mëdhenj nga ky trajnim konsiderohen pozitat në vijim:

✓ AUDITOR
✓ ZYRTAR FINANCIAR
✓ ZYRTAR PËR KRIME EKONOMIKE
✓ KONTABILIST
✓ SHEF I FINANCAVE
✓ ANALIST FINANCIAR
✓ KËSHILLTAR FINANCIAR
✓ MENAXHER I RISKUT
✓ ZYRTAR I THESARIT
✓ MENAXHER I PROJEKTEVE
✓ ARKËTAR
✓ ZYRTAR I PASURISË
✓ ÇERTIFIKUES I PAGESAVE
✓ ZYRTAR I PROKURIMIT

Share this

Çmimi

 

Llogaria bankare: ProCredit BANK

Emri i pëfituesit: Instituti KAF

Numri I xhirollogarisë: 1183-001840-000-102

Për të realizuar pagesën, fillimisht kërkohet një ProFaturë nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit [email protected] ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

AUDITOR I BRENDSHËM I ÇERTIFIKUAR NË SEKTORIN PRIVATË DHE PUBLIK

Përmbajtja e kualifikimit është zhvilluar në atë mënyrë që të siguroj që kualifikimi ofron një sërë njohurishë, aftësishë dhe teknikash profesionale për Auditor të Brendshëm. Syllabusi është zhvilluar duke iu referuar kërkesës për këtë profesion, Kodit të etikës IIA, Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm IIA dhe Kornizës Ndërkombëtare të Praktikës Profesionale.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM  

Objektivat e Trajnimit

Në fund të  këtij trajnimi, studentët do të mund të:

  • Përdorin terminologji profesionale për planifikim, përshkrim, menaxhim dhe vlerësim të aktivitetit organizativ.
  • Kuptojnë dhe njohin natyrën e riskut lidhur më sistemet financiare dhe kontabël.
  • Do të kenë influencë në kuadër të rolit të tyre si Auditor i Brendshëm, me anë të ofrimit të shërbimeve efektive të siguridhënies që do të determinojnë përmirësimin e organizatës ku operojnë
Share this

Modulet e Trajnimit

Trajnimi “Auditor I Brendshem i Certifikuar”, organizohet në pesë module:

Share this

Kush mund të aplikoj?

Për të ndjekur këtë trajnim, kandidatët duhet t`i plotësojnë disa kritere:
Të posedoj diplomë universitare  në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet dhe juridik apo dhe fusha tjera të studimeve relevante (nëse vlerësohen si të pranueshme nga rregulloret e Institutit KAF).
-Përvojë pune minimum 3 (tri) vite (Obligative).
-Përvojë pune në fushën e auditimit (Përparësi në regjistrim).
-Kandidatët e rijnë që nuk kanë përvojë pune në fushën e auditimit apo kontabilitetit i nënshtrohen provimit pranues.

Share this

Çmimi

 

Informata për Pagesë

Llogaria bankare: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Numri I xhirollogarisë: 1183-001840-000-102

Për të realizuar pagesën, fillimisht kërkohet një ProFaturë nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit [email protected] ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

Punimi – Rast Studimor

Rasti studimor duhet të përgatitet nga studentët të cilët nuk kanë përvojë praktike si auditor i brendshëm. Struktura e rastit studimor duhet të jetë e bazuar në kërkesat e këtij dokumenti. Rasti studimor duhet të jetë rast praktik ose i imagjinuar dhe duhet të mbështetet në letrat e punës së auditorit. Letrat e punës së auditorit duhet të vendosen në shtojcën e rastit studimor. Fjalët që përmbajnë letrat e punës së auditorit, nuk duhet të kalkulohen në numrin e fjalëve që përmban secila pjesë e rastit studimor.

Nëse rasti studimor është i kopjuar nga ndonjë aktivitet i auditimit, IKAF kurdo që vërteton një gjë të tillë do ta konsideroj shkelje etike dhe për këtë mund t’ia tërheq licencën studentit.

Punimi - Rasti Studimor

Ju lutem, në linkun në vazhdim gjeni Formatin për përgaditjen e Punimit - Rast Studimore.

 

TEKNIK I KONTABILITETIT

Teknik i kontabilitetit është një kualifikim zhvillues për menaxherët e zyrës si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilistë të çertifikuar.
Lexo më shumë →

PRAKTIKA NË KONTABILITET

Në kuadër të trajnimit opsional, IKAF ofron për të gjithë të interesuarit aplikimin 100% i kontabilitetit në praktikë. Raportim në ATK dhe formave të regjistrimit/ organizimit të biznesit.
Lexo më shumë →

KONTABILIST I ÇERTIFIKUAR

Mësojni raportimin financiar në pajtim me Standardet Ndërkombëtare, sistemet e kontrollit të brendshëm, metodat e auditimit, planifikimit dhe menaxhimit të performancës.

Lexo më shumë →

AUDITOR I ÇERTIFIKUAR

Rritja e vazhdueshme e kërkesës për auditime profesionale dhe numrit të pa mjaftueshëm të Auditorëve të Çertifikuar bënë që ky programë të jetë një nga qëllimet prioritare të Institutit.
Lexo më shumë →

AUDITOR I BRENDSHEM I ÇERTIFIKUAR

Përmbajtja e kualifikimit është zhvilluar në atë mënyrë që të siguroj që kualifikimi ofron një sërë njohurishë, aftësishë dhe teknikash profesionale për Auditor të Brendshëm.
Lexo më shumë →
Share this