Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

Ky seminar ofron mundësi që auditorët e jashtëm të kenë mundësinë për të njohur mënyrën praktike të dokumentimit të letrave të punës nga angazhimi i klientit deri te finalizimi i raportit të auditimit.

Përkundër njohurive teorike në fushën e auditimit të jashtëm, realizimi praktik i një procesi të auditimit është një sfidë në vete, që kërkon qasje pragmatike dhe përkushtim të lartë.

Në këtë seminarin “Qasja Praktike në Auditimin e Jashtëm” do të trajtohet në mënyrë praktike i tërë procesi i auditimit të jashtëm, principet, metodologjitë dhe mjetet për mbledhjen, analizën dhe vlerësimin e të dhënave të një procesi.

Këto koncepte do të ju prezantohen pjesëmarrësve përmes zhvillimit të rasteve praktike të studimit. Pjesëmarrësve do të ju demonstrohet se si kryhet një auditim i jashtëm në secilën fazë të procesit dhe se si duhet të mësohemi të dokumentojmë punën tonë të auditimit. Gjithashtu, do të kenë mundësi të njihen me kontrollet që duhet të dizajnohen në sistem për të kryer operacione të ndryshme financiare dhe të tjera brenda kompanisë/organizatës.

 

Na kontaktoni në : +377/44-118-346

 

Regjistrohu Online
Share this