Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

Përfundoi punimet seminari tre ditor “Auditimi i Brendshëm i Bazuar në Rrezik”

Mavrov – Maqedoni, 25 Mars 2018

I përfundoi punimet seminari tre ditor me temën: “Auditimi i Brendshëm i Bazuar në Rrezik” i cili u mbajtë në Mavrov të Maqedonis.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin punonjës nga këto institucione: Agjencioni për Financim në Kosovë, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Institucioni i Avokatit të Popullit, Radio Televizioni i Kosovës, Komuna e Pejës, Ministria e Diasporës dhe Instituti KAF.

Të gjithë pjesëmarrësit përveq njohurive të fituara u pajisen me Certifikatë për pjesëmarrjë në këtë seminar i cili u organizua në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional dhe përfituan 10 orë të verifikueshme.

Me ç’rast para pjesëmarrësve u kumtua Vendimi i ri i Institutit KAF që ka të bëjë me pjesëmarrësit jo-anëtarë nëpër seminare të ndryshme përgjatë vitit 2018 që do t’i organizojë IKAF, e që vlera e seminareve duhet të arrijë 500 Euro, të gjithë pjesëmarrësit Jo-Anëtarë do të përfitojnë anëtarësi falas.

Anëtarësi falas përfituan të gjithë pjesëmarrësit e seminarit “Auditimi i Brendshëm i Bazuar në Rrezik”.

Share this