Powered by ZigaForm version 2.9.3

Njohja e Moduleve / Kualifikimeve TK-KC-AC

Për studentët të cilët paraprakisht kanë përfunduar module në institute të tjera ose kanë vijuar studime dhe përfunduar provime në fusha të ngjashme, Instituti KAF mundëson njohjen e atyre provimeve të parapara me rregullore, varësisht se cili nga provimet i  përmbush kriteret për njohje.
Instituti KAF, njohjet e provimeve nga jashtë i klasifikon në Njohje Standarde dhe Jo Standarde.

Njohjet Standarde

Nga njohjet Standarde përfitojnë personat të cilët kanë kualifikim nga institucionet në vijim :
-Universiteti I Prishtinës
-Universiteti Haxhi Zeka
-Kolegji Globus
-Kolegji Dukagjini
-ACCA
dhe cdo institucion i akredituar privat, qe nxjerr ekonomist të diplomuar
Nëse nuk plotësoni kriterin për njohje standard të moduleve, atëherë ju duhet t`i nënshtroheni trajnimeve duke përfituar nga mundësia e njohjes Jo standarde. Duhet pasur parasysh faktin që për cdo njohje potenciale fillimisht duhet aplikuar për tu shqyrtuar pastaj nga komisioni.

Refrojuni këtij linku për të parë se për cilat kualifikime aplikohet njohja.
Aplikoni për njohje Standarde

Njohjet Jo-Standarde

Njohja JO Standarde(ABC)  aplikohet për rastet të cilat nuk plotësojnë kriterin për njohje standarde dhe vecanërisht për trajnimin “Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik”, dhe për të përfituar këtë njohje nevoitet kërkesë nga pala dhe aprovim i saj nga komisioni.

Aplikoni për njohje jo-standarde

Pyetje?
Për më tepër informacione në lidhje me njohjet, kontaktoni:
Email: [email protected]
Tel: +381(0)38 220 608 

Mob: +377(0)44118346

Share this