AMT Consulting LLC, shpall konkurs pune për: TEKNIK TË KONTABILITETIT

Prishtin
Posted 5 months ago

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:

  • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit (përparësi);
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
  • Fakulteti Ekonomik, drejtimi kontabilitet apo banka dhe financa (e preferuar);
  • Njohja e gjuhës angleze (e preferuar);
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (ose pjesëmarrës në trajnime: praktika në kontabilitet);
  • Të ketë të përfunduar nivelin e parë Teknik i Kontabilitetit; (në një nga shoqatat profesional të akredituara në Kosovë, përparësi Instituti KAF).

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Nën mbikëqyrjen direkte të Menaxherit të kompanisë, do të kryej këto detyra:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë  faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
  • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
  • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
  • Menaxhimin e pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Plotëson te gjitha formularët qe kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës;
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe i dorëzon ato Menaxherit të Financave dhe kontabilitetit sipas kërkesës;
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;

PAGESA:

Pagesa do të jetë 300.00 € bruto, me mundësi në rritje varësisht prej punës që do të kryhet

Pagesa për nivelin e dytë Kontabilist i Certifikuar mbulohet nga AMT Consulting LLC. (Pagesa bëhet pasi të sjellën dëshmitë për përfundimin e nivelit)

 KOHËZGJATJA:

Kontrata do të jetë një kontratë njëvjeçare nga 17.07.2017 – 30.06.2018. Tekniku i kontabilitetit do të ketë mundësi që deri më 30.06.2018 të kualifikohet si kontabilist i certifikuar, në të kundërtën nuk do t’i vazhdohet kontrata.

ORARI I PUNËS:

Ditët: e hënë – e premte

Ora: 8:00-16:00

Pushimi: 30 minuta

KUSHTET E PUNËS

Kushtet e përgjithshme

  • Kushtet e përgjithshme të punës janë në përputhje të plotë me ligjin e punës.
  • Nënshkrimi i deklaratës nën betim.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected], Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike dhe jo më larg se 12 Korrik 2017, ora 16:00. Ku vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë.

Adresa për termine dhe intervistë: AMT Consulting LLC, Rr. Tringe Smajli, Nr.12/4, Prishtinë, Kosovë,

Tel: +377 (0) 44 558 529; www.amt-ks.com & [email protected]

Share this

Job Features

Job CategoryTeknik Kontabiliteti

Apply Online