Powered by ZigaForm version 2.9.3

IKAF Konkurse

Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove

KONKURS PUNËSIMI

Publikuar: 07.03.2017

Instituti KAF, në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm është në kërkim të personave të gatshëm për të kontribuar në implementimin e ideve dhe projekteve të Institutit. Në përputhje me Statutin, Rregulloren për Marrëdhënie Pune të Institutit KAF, si dhe Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës nr. 03-L-212 shpall:

KONKURS

Për plotësimin e stafit të rregullt profesional dhe administrative për periudhën 2017/2018 në këto pozita:

I. Për bashkëpunëtor profesional sipas angazhimit (honorar):
1. Ligjërues sipas angazhimit (4 pozita);
2. Asistent i ligjëruesit (4 pozita);
3. Hartues të testeve sipas angazhimit (5 pozita);
4. Vlerësues të testeve sipas angazhimit (5 pozita);

II. Për staf të rregullt:
5. Ligjërues i rregullt (1 pozitë – me orar të plotë);
6. Zyrtar i sigurimit të cilësisë dhe projekteve (1 pozitë – me orar të plotë);
7. Zyrtarë për Standarde Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (1 pozitë – me orar të plotë);
8. Zyrtar për kordinim dhe marrëdhënie me publikun (1 pozitë – me orar të plotë);
9. Zyrtar për shërbime me studentë (1 pozitë – me orar të plotë);
10. Zyrtari i IT (1 pozitë – me orar të plotë);

III. Për staf gjysmë orari;
11. Punëtor teknik/Pastrues (1 pozitë – me gjysmë orari);

 

Konkurset për punësim .pdf

Si të aplikoni!

Për të kompletuar aplikimin në pozitat 1,2,3,4 dhe 5,  ju duhet të bashkëngjitni:

  • Formularin e plotësuar (Shkarko: FORMULARIN)
  • CV
  • Letër Motivuese
  • Gjitha mësipër t’i ngarkoni dhe t’i dërgoni në formën: APLIKO ONLINE – KONKURS PUNËSIMI.

 

Për të kompletuar aplikimin në pozitat 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11,  ju duhet të bashkëngjitni:

  • CV
  • Letër Motivuese
  • Gjitha mësipër t’i ngarkoni dhe t’i dërgoni në formën: APLIKO ONLINE – KONKURS PUNËSIMI.

 

Format tjera të aplikimit, dergimi direkt i aplikimit në email, dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit NUK do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjete) ditë nga dita e publikimit në ueb sajtin e Institutit KAF , respektivisht nga data 07.03.2017 deri me datën 22.03.2017.

Procedurat e mëtejme do të bëhen të njohura pas mbylljes së afatit për aplikim.
Sqarim: Për çdo paqartësi ju, mund të na kontaktoni përmes e-mailit: [email protected]

Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove

Programi i bursave meritore të Institutit KAF (PBM)
(Për nivelin e parë – Teknik i Kontabilitetit)

Si pjesë e pakos së lehtësimeve financiare, Instituti KAF gjatë vitit akademik 2017 do t’ju mundësojë studentëve që të kenë mundësi të ndjekin trajnimin në Nivelin certifikues “Teknik Kontabiliteti” duke qenë përfitues të bursave meritore. Aplikuesit para se të aplikojnë duhet t’i referohen kushteve të mëposhtme:
– Të kenë të përfunduara studimet bachelor ose të paktën t’i kenë të përfunduara gjitha provimet;
– Të kenë të arritur suksesin në studimet bachelor 8.00 ose më lartë;
– Të jenë të papunë në dy vitet e fundit;
– Të kalojne me sukses testin parakualifikues, për përfitim të burses meritore;

Të drejtë aplikimi në programin e bursave meritore kanë të gjithë studentët që do të aplikojnë në Afatin Shkurt 2017, për të vijuar trajnimin në njëren nga qendrat trajnuese të Institutit KAF, si në vijim: Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan.

Numri i bursave Meritore
Gjithësej do të ipen 20 bursa meritore të shpërndara proporcionalisht në qendrat trajnuese si më lartë.

LARTËSIA E BURSËS FINANCUAR NGA INSTITUTI KAF
Lartësia e bursës (për teknik kontabiliteti): 50%
Lartësia e bursës në euro:
(50% e bursës x Kostoja e certifikimit)

VAZHDIMI I BURSAVE MERITORE
Bursat meritore janë vazhduese nga niveli i pare (Teknik i Kontabilitetiti) në nivelin e dytë (Kontabilist i Certifikuar) dhe mbulojnë periudhën 1 (një) vjeçare nga momenti i regjistrimit në IKAF. Kriter për aplikim për vazhdim të bursës në nivelin e dytë është përqindja mesatare e kalueshmërisë në Nivelin TK në kumulativ në gjitha provimet minimum 75.00%.

Formulari për plotësim dhe dërgim – Shkarko

PROCESI I APLIKIMIT, KLASIFIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES
Hapi 1 – Thirrja publike do të jetë e hapur nga data: 13.01.2017 – 21.01.2017
Hapi 2 – Duhet të shkarkoni formularin dhe ta plotësoni: Formulari për plotësim
Hapi 3 – Duhet të aplikoni online duke bashkangjitur formularin e plotësuar dhe t’i bashkangjisni edhe dokumnetet tjera të kërkuara
Hapi 4 – Komisioni përzgjedhës do të bëjë vlerësimin e aplikacioneve të dorëzuara sipas kritereve të përzgjedhjes.
Hapi 5 – Të gjitha kandidatët që i plotësojnë këto kritere për vlerësim do të informohen për hapat e mëtejshëm.
Shënim: Aplikacionin për programin “Puno dhe certifikohu” nuk lejohet aplikimi duke derguar në email, por vetem nepermes aplikimit online.

Nëse ju nevojitet ndonjë informatë tjetër, ju lutem na kontaktoni:
Zyra për asistencë për studentët gjatë afatit shkurt 2017.
Personi kontaktues: Fllanza Mehmeti
Tel: +377 (0) 44 118 346  I  Cel: +381 (0) 38 220 608
E-mail: [email protected]

Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove
Select file Change Remove

Puno dhe Certifikohu
(Teknik i Kontabilitetit)

QËLLIMI I PROGRAMIT
Me programin “Puno dhe certifikohu”, IKAF u mundëson kandidatëve të rinjë përkrahje financiare gjatë certifikimit për Teknik të Kontabiliteti dhe mundësi për të marrë përvojë pune. Në afatin Shkurt 2017 nga ky program do të përfitojnë kandidatët të cilët aplikojn në pozitat e shpallura për punësim.

KUSHTET E PËRGJITHSHME
– Kandidatët mund të angazhohen deri në 15 orë pune në javë dhe kandidatit i lejohet që gjatë studimeve të angazhohet më së shumti deri në pagesën e certifikimit.
– Të drejtë aplikimi në programin “Work and study” kanë të gjithë kandidatët, por në përzgjedhjen e kandidatëve përparësi do të kenë kandidatëtët që kanë nevojë financiare dhe që do të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program duhet të dorëzojnë:
– Aplikacion për programin “Work and study” dhe
– Dokumentacionin e nevojshëm.
– Gjitha këto duhet të dërgohen nëpërmes aplikimit online – Apliko online – Puno & Certifikohu

Nëse ju nevojitet ndonjë informatë tjetër, ju lutem na kontaktoni:
Zyra për asistencë për studentët gjatë afatit shkurt 2017.
Personi kontaktues: Fllanza Mehmeti
Tel: +377 (0) 44 118 346  I  Cel: +381 (0) 38 220 608
E-mail: [email protected]

PROCESI I APLIKIMIT, KLASIFIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES
Hapi 1 – Thirrja publike do të jetë e hapur nga data: 13.01.2017 – 21.01.2017
Hapi 2 – Duhet të shkarkoni formularin dhe ta plotësoni: Formulari për plotësim
Hapi 3 – Duhet të aplikoni online duke bashkangjitur formularin e plotësuar dhe t’i bashkangjisni edhe dokumnetet tjera të kërkuara
Hapi 4 – Komisioni përzgjedhës do të bëjë vlerësimin e aplikacioneve të dorëzuara sipas kritereve të përzgjedhjes.
Hapi 5 – Të gjitha kandidatët që i plotësojnë këto kritere për vlerësim do të informohen për hapat e mëtejshëm.
Shënim: Aplikacionin për programin “Puno dhe certifikohu” nuk lejohet aplikimi duke derguar në email, por vetem nepermes aplikimit online.

Skema e Lehtësimeve Financiare nga data 01.01.2017

Skema e lehtësimeve financiare

 1.     Regjistrohen dy kandidatë të familjes së ngushtë = (10%)*
 2.     Për grupe individësh apo numër të punonjësve brenda një organizate do të aplikohet në raste si më poshtë:*
  Nr. i kandidatëve = Nga 3 – 5   Zbritje  5%
  Nr. i kandidatëve = Nga 6 – 10   Zbritje  10%
  Nr. i kandidatëve = Nga 11 – 15   Zbritje  15%
  Nr. i kandidatëve = Nga 16 – 20   Zbritje  20%

*Nëse bëhet regjistrimi i dy kandidatëve të familjes së ngushtë atëherë aplikohet zbritja 10 %. (p.sh moter/vëlla, bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë). Zbritja aplikohet ne kestin e fundit, pas plotesimit te gjitha kritereve perfshire edhe pagesat.

*Në rast të ekzistimit të ndonjë zbritje në kuadër të kampanjave të kohëpaskohshme që shpall Instituti KAF, atëherë aplikohet njëra nga zbritjet më të favorshme për kandidatin.

Share this