Powered by ZigaForm version 2.9.3

Bursa

Bursa Meritore

 

 

Si pjesë e pakos së lehtësimeve financiare, Instituti KAF gjatë vitit akademik 2017/2018 do t’ju mundësojë një numri të caktuar të studentëve të ndjekin trajnimin në Nivelin Certifikues “Teknik Kontabiliteti” si përfitues të bursave meritore.

Kriteret për aplikim:

 Të jenë të diplomuar në studimet bachelor ose të paktën t’i kenë të përfunduara të gjitha provimet;
 Notë mesatare në studimet bachelor 8.00 ose më lartë;
 Të jenë të papunë në dy vitet e fundit,përjashtimisht anëtarët e OEK-së;
 Të kalojnë me sukses testin parakualifikues, për përfitim të bursës meritore;

 
Të drejtë aplikimi në programin e bursave meritore kanë të gjithë studentët që do të aplikojnë në Afatin Tetor 2017, për të vijuar trajnimin në Institutitn KAF.

Afati i fundit për aplikim: 23.10.2017

Numri i bursave Meritore:

Gjithësej do të ipen  20 bursa meritore të shpërndara në këtë formë:

Studentët e Universitetit Publik të Prishtines “Hasan Prishtina” : 5 BURSA / 50%,
Studentët e Kolegjit Globus: 3 BURSA / 50%,
Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” Peje: 3 BURSA / 50%,
Studentët e Kolegjit Dukagjini: 2 BURSA / 50%,
Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan: 2 BURSA / 50%,
Anëtarët e Odës Ekonomike në Kosovë: 2 BURSA / 50%,
Aplikuesit tjerë : 3 BURSA

Afati për aplikim për bursë ka mbaruar!

Share this