Powered by ZigaForm version 2.9.3

Mirësevini!

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa(IKAF), është krijuar më 27 Mars 2005 si organizatë Jo Qeveritare, me seli në Kosovë. IKAF është institucion i pavarur, i ndarë nga qeveria dhe partitë politike dhe si e tillë kontrollohet nga anëtarësia e saj.
Instituti ka hartuar një model të certifikimit për kualifikim, për kontabilist dhe Auditor të  Certifikuar, në përputhje me Ligjin (Nr. 04 L-014) për kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Kualifikimi është në përputhje edhe me standardet e trajnimit ndërkombëtar.
IKAF është Organizatë profesionale që i trajnon individët për t`u bërë Kontabilist dhe Auditorë të Certifikuar dhe profesionist sipas planprogramit të ACCA-së.

MISIONI i Institutit KAF është të ndikoj në ngritjen e aftësisë profesionale dhe t`i përmirësojë njohuritë bazë të kontabilistëve, në mënyrë që pas certifikimit nga IKAF, secili nga ta t`i përmbushë sa më mirë detyrat, përgjegjësitë dhe qëllimet në sektorin ku punon. Instituti po zhvillohet dhe po shndërrohet në një organizatë profesionale dhe konkurruese edhe në tregun nderkombëtar, meqenëse tashmë përmbushë standardet më të larta profesionale dhe etike të shkruara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve.

VIZIONI i Institutit KAF është të krijojmë një qendër të shërbimeve për praktikat më të mira në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave, duke promovuar cilësi dhe vlera që do të jenë në thelb të shërbimeve të sektorit privat dhe publik.
Akumulimi i informatave përmes një forumi në të cilin do të diskutohet për cështje të kontabilitetit, auditimit dhe financave është pjesë e pakontestueshme e vizionit tonë. Kjo na mundëson të bëhemi lider në publikimin e informatave të cilat do të masin performancën e organizatave dhe subjekteve të tjera afariste me ndikim, me anë të të cilave informata ne do të marrim vendime të shpejta dhe të drejta, duke shmangur riskun që i kanoset subjektit.

OBJEKTIVAT STRATEGJIKE-Përdorimi I teksteve të bazuara në planprogram të ACCA-së, duke i aplikuar së bashku me Standardet Kosovare të Kontabilitetit, janë një përmirësim në sistemin edukativ kur kemi në konsiderim fushat ekonomike siç janë Kontabiliteti, Auditimi dhe Financat.
Objektivat e dokumentit strategjik të Institutit KAF në planin afatmesëm dhe afatgjatë do të jenë:
– Aplikimi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës.
– Rritja e efektivitetit të kontrollit, mbikqyrjes për zbatimin e legjislacionit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.
– Rritja e nivelit profesional dhe kapaciteteve njerëzore
-Rritja e bashkëpunimit me shoqatat në rajon dhe ato ndërkombëtare, me fokus ato të cilat janë anëtare në FNK.
-Ndërgjegjësimi i publikut për rëndësinë e luftës kundër krimit financiar,
– Forcimi i kapaciteteve parandaluese të agjensive për zbatimin e ligjit dhe krijimi i mekanizmave adekuat për këtë qëllim,
-Nxitja e qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së raporteve financiare,
– Sigurimi dhe respektimi i ligjit të kontabilitetit. Përcaktimi i objektivave të qarta të rolit të trajnimit në rritjen e efiçencës së performancës së auditorëve të brendshëm.

PSE NE
– Sepse ne, jemi  Shoqatë Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës, e licencuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar dhe Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
– Sepse ne mbajmë ligjërata me profesorët më të mirë
– Sepse ne ofrojmë praktikë me mundësi punësimi për studentët e dalluar
– Sepse ne punojmë për vlera.
– Sepse ne jemi krijuar për të ndikuar pozitivisht në zhvillimet e shërbimeve për kontabilitet, auditim dhe financa

Share this