Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

13 Vite së bashku!

Prishtinë, 27 Mars 2018

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), është krijuar më 27 Mars 2005 si organizatë Jo Qeveritare, me seli në Kosovë. IKAF është institucion i pavarur, i ndarë nga qeveria dhe partitë politike dhe si e tillë kontrollohet nga anëtarësia e saj.

Sot 13 vite nga dita që IKAF u themelua! Vitet iken midis sfidave, aventurave dhe mbi të gjitha sukseseve.

Trembëdhjetë vjet pas themelimit të Institutit KAF, projekt ky që u mbështet fuqishëm nga shumë bashkpunëtorë. Gjatë kësaj periudhe trembëdhjetë vjeçare, IKAF shënoi shumë suksese dhe përparime të dukshme, ku mes sukseseve më të mëdha po përmendim disa: Licensimin e Intitutit KAF si Shoqatë Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës me datë 24 Prill 2013 nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) për këto kualifikime: Teknik i Kontabilitetit, Kontabilist i Certifikuar, Auditor i Certifikuar.

Listës së akreditimeve të Institutit KAF, ju shtua edhe Akreditimi nga Autoriteti Kombëtar i Kulaifikimeve (AKK) për tri nivelet e lartëpërmendura si dhe për këto kualifikime të reja profesionale: “Auditor i Brendshëm i Certifikuar” dhe “Nënpunës i Kontabilitetit”.

Programet profesionale certifikuese të cilat i ofron Instituti KAF janë:
– Nënpunës i Kontabilitetit;
– Teknik i Kontabilitetit;
– Kontabilist i Certifikuar;
– Auditor i Certifikuar;
– Auditor i Brendshëm i Certifikuar.

Instituti KAF kërkon gjithmonë sfida dhe akreditime të reja me qëllimin e vetëm avancimin e programave studimore dhe ofrimin e planprogrameve bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Edukimit.

Drejtë procesit të zgjerimit, Instituti KAF po vazhdon të intensifikojnë fuqishëm përpjekjet për anëtarësim edhe në organizatat globale e që mbetet qëllim primar në planin strategjik të Institutit në vijim.

IKAF – 13 vite përparim

Përgjatë këtyre viteve Institutin KAF e vizituan përfaqësues të shumtë të organizatave vendore e ndërkombëtare, poashtu i pari i ekzekutivit të Institutit përfaqësoi IKAF-in në shumë takime e organizime të shumta.

Po përmendim vetëm disa nga sukseset të cilat patën jehonë të madhe dhe ndryshuan përfundimisht opinion e shumë kujt, që nga momenti kur Instituti KAF u Licensua si Shoqatë Profeisonale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës nga Këshilli I Kosovës për Raportim FInanciar (KKRF), në bazë të Vendimit të datës 24 Prill 2013 për tri nivelet kualifikuese ceritifikuese: Teknik i Kontabilitetit, Kontabilist i Certifikuar, Auditor i Certifikuar.

• Akreditimi i tri kualifikimeve edhe nga Autoriteti Kombëtar i Kulaifikimeve (AKK), po ashtu, Akreditimi i programeve “Auditor i Brendshëm i Certifikuar” dhe “Nëpunës i Kontabilitetit” nga Autoriteti Kombëtar i Kulaifikimeve (AKK).
• Instituti KAF përgjatë këtyre viteve ka nënshkruar disa marrëveshje bashkpunimi me disa organizata, universitet, kolegje vendore e rajonale. Po ashtu, IKAF ka implemtuar projekte shumë të rëndësishme në fushën e auditimit dhe kontabilitetit.
• IKAF ka lancuar sistemin për menxhimin e studentëve SMIS – ku dëshmon anagzhimin e fuqishëm të Institutit për t’i mbajt të infomruar online për të gjitha risitë rreth kualifikimeve përkatëse, po ashtu, për të parë materialet online si dhe pranimin e rezultateve të provimeve. IKAF vazhdon angazhimin e tijë drejt avancimit të sistemeve për menaxhimin e studentëve.
• Instituti ka sjell platformen më të re IKAF/FORUM me qëllimin e vetëm lehtësimin e komunikimit mes anëtarëve, po ashtu, me ligjëruesit dhe IKAF-in, ku anëtarët kanë mundësi të shkëmbejnë pyetje dhe të marrin përgjigje për diskutime të ndryshme që kanë të bëjnë me modulet ose tema të lira. Forumi është krijuar për të qenë në shërbim të gjithë studentëve dhe anëtarëve aktiv të Institutit KAF.
• Anëtarësimi i organizatave në IKAF. Në kuadër të promovimit të vlerave të mirëfillta dhe edukimit njohja e organizatave dhe promovimi i veprimatarive të tyre para anëtarëve të Institutit.
• IKAF për herë të parë përmes programit Bursa Meritore, ofroi 10 bursa për studentët e fakulteteve/ kolegjeve me të cilat ka të nënshkruar marrëveshje bashkpunimi, etj..

Instituti KAF në mënyrë të veqantë falenderon të gjithë punëtorët dhe bashkpunëtorët të cilët kontribuan në vazhdimësi për të arriturat e Institutit, i jemi mirënjohës secilit prej jush.

Preokupimi dhe angazhimi juaj, në zbatimin e strategjisë është dëshmi e qartë e një dimensioni të ri që ju po i jepni Institutit KAF, dhe për këtë ju keni dhe do të keni mirënjohjen time përgjithmonë.
Kam besim se mund të punojmë akoma së bashku në frymen e bashkpunimeve profesionale dhe në të mirë të anëtarëve të Institutit për të krijuar një qendër të shërbimeve për praktikat më të mira në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave, duke promovuar cilësi dhe vlera që do të jenë në thelb të shërbimeve të sektorit privat dhe publik, edhe gjatë viteve të ardhshme.

Duke shpresuar për mundësi të tjera bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Miqësisht,
Bujar Krasniqi, Drejtori Ezekutiv

Share this