Trajnimi
Forum
| Rreth Nesh |
|
|
|
| E enjte, 08 Tetor 2009 09:25 |
|
Instituti KAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa) është krijuar për të qenë një Institut kyç për zhvillimet kryesore në shërbimet e kontabilitetit, auditimit dhe financave. Instituti KAF do të bëjë reforma ku do të mbështesë dhe inkurajojë përmirësimet në sistemin e shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit. Janë shanset dhe mundësitë që Instituti KAF nëpërmjet misionit të tij do t’i përmbush rritjen e aftësive profesionale dhe përmirësimin e njohurive bazë të kontabilistëve, në mënyrë që secili prej tyre në pozitat përkatëse, t’i përmbushin sa më mirë qëllimet e tyre dhe të sektorit publik dhe atij privat. Instituti KAF ka zhvilluar dhe do të zhvilloj programe të trajnimit në përshtatje me nevojat reale të shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe financave. Ku për këto qëllime Instituti KAF do të përmirësojë njëherazi metodologjinë dhe cilësinë e sistemit të trajnimit.
Instituti KAF nëpërmjet synimeve do të ndikoj në zhvillimet e ardhshme dhe perspektivat ku do ta kthejnë atë në një qendër kombëtare për praktikat më të mira në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave, si dhe në një promovues të vlerave që janë në thelb të shërbimeve të tilla, dhe në një burim informacioni për diskutime dhe debate për çështje të shërbimeve të tilla.
Instituti i KAF shërben për certifikimin e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës që do të jetë një institut me vlera profesionale për kontabilitet dhe auditim me seli në Kosovë. Do të jetë një trup i pavarur dhe i mëvetësishëm, i ndarë nga qeveria dhe partitë politike, do të kontrollohet nga anëtarësia e vet.
Instituti KAF ka vendosur një model të certifikimit për kualifikim kontabilist dhe auditor, që përputhet me Rregulloren për Standardet e Kontabilitetit (2001/30). Kualifikimi do të jetë i përputhshëm me standardet e trajnimit ndërkombëtar. Instituti do të mbikëqyrë anëtarët e vet, që të sigurohet në mbajtjen e standardeve të larta profesionale. Instituti po ashtu do të promovojë interesat e anëtarëve të vet dhe profesionit të kontabilitetit në Kosovë.
MISIONI Misioni i Institutit KAF është që t’i rrisë aftësitë profesionale dhe t’i përmirësojë njohuritë bazë të kontabilistëve, në mënyrë që secili prej tyre, në pozicionin përkatës, të përmbushë sa më mirë qëllimet e tij dhe të sektorit ku ai punon. Institutit KAF do të zhvillojë dhe avancojë një organizatë profesionale dhe konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar, e cila përmbush standardet më të larta profesionale dhe etike.
VIZIONI Instituti KAF synon të jetë:Një qendër e shërbimeve për praktikat më të mira në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave. Promovues i vlerave që do të jenë në thelb të shërbimeve në sektorin privat dhe publikBurim informacioni dhe një forum për diskutime dhe debate për çështjet e kontabilitetit, auditimit dhe financave.
QËLLIMI Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve nëpërmjet programeve të trajnimeve sipas programeve ndërkombëtare. Përgjigje efektive ndaj nevojave për zhvillim të shërbimeve, si dhe një këndvështrim i ri për shërbime të kontabilitetit. Komponentët kryesore do të jenë:
Mjedisi rregullativ Trajnimi,
Testimi dhe certifikimi i kontabilistëve profesionistë,
Reforma e edukimit të kontabilitetit,
Përkrahja e kornizës institucionale,
Lehtësimi i informatave të kontabilitetit,
Matja e performancës dhe raportimi,
Menaxhmenti strategjik dhe biznesor,
Menaxhmenti financiarTatimet dhe shërbimet ligjore,
Bartja e kualifikimeve.
PËRFITUESIT Përfituesit e certifikatës do te jene te afte për:
° Përgatitjen e llogarive vjetore, sipas standardeve me te fundit ndërkombëtare te kontabilitetit, duke ndikuar ne një vendim-marrje me te mire për organizatën;
° Prodhimin e informacionit te nevojshëm për menaxhimin financiar, si kosto e informacionit dhe interpretimi i tij për përmirësimin e cilësisë dhe shpërndarjes se shërbimeve;
° Zhvillimin dhe këshilla për përmirësimin e sistemeve për te rritur cilësinë e kontrollit financiar;
° Realizimin e aktiviteteve të auditimit duke përdorur teknikat me te fundit te menaxhimit te riskut;
° Hartimin e sistemeve te informacionit qe do te lehtësojnë zhvillimet ne cilësi dhe volitshmeri te informacionit për menaxheret;
|
Anketa 2
Anketa 1
Vizitorët
Kemi 1 vizitor n'linjë



