Hyrja në fuqi e Ligjit për TVSh, Nr. 03/L-146 pdf Shtyp Email
E enjte, 08 Korrik 2010 00:00

Tatimpagues të nderuar,

Prishtinë - Korrik 2010, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se Ligji për Tatimin në Vlerën e Shtuar Nr. 03/L-146, ka filluar së zbatuari prej datës: 01 Korrik 2010.


Disa nga ndryshimet dhe kërkesat esenciale të këtij Ligji, të cilat trajtohen ndryshe,
krahasuar me Ligjin e mëhershëm janë:

Deklarata e- TVSH-së, duhet të dorëzohet më së largu, deri në datën 20 të muajit vijues për muajin paraprak.

Personat e tatueshëm kanë të drejtë në kërkesë për- rimbursim në periudhën e fundit të çdo tremujori, nëse shuma e kreditimit në fund të atij tremujori është mbi 5,000 euro.
Personat e tatueshëm,
- eksportet e të cilëve janë mbi 25% të qarkullimit total, kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për rimbursim çdo muaj.

Përllogaritja e pragut prej 50,000 euro për- regjistrim në TVSH, nuk llogaritet Brenda vitit kalendarik, por do të llogaritet brenda periudhave të fundit 12 mujore.
Personat që për herë të parë
- regjistrohen në TVSH, si persona të tatueshëm kanë të drejtë në njohjen e kreditimit të TVSH-së, për stoqet në dispozicion, nëse dëshmohen me fatura të TVSH-së, apo dokumentacionin e importit.

http://www.atk-ks.org/Shqip/Lajme/default.asp?NrArtikull=365

 

Anketa 2

Ndikimi i TVSH-se ne eksportin e sherbimeve ?
 

Anketa 1

Norma tatimore e shërbimeve në Kosovë, sa do të duhej të ishte ?
 

Vizitorët

Kemi 2 vizitorë n'linjë

 

ikaf

 



Trajnimi


IKAF www.ikaf.org.