Planprogrami pdf Shtyp Email
E enjte, 01 Janar 2009 00:00

 

Niveli i tretë – Auditor
MODULET
PËRSHKRIMI I MODULEVE
Moduli P1
Raportimi i Korporatave (CR)
Qëllimi
Të aplikojë njohuritë, aftësitë dhe të ushtrojë gjykimin profesional në zbatimin dhe vlerësimin e parimeve të raportimit financiar dhe të praktikojë një sasi të situatave dhe të konteksteve të biznesit.
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Diskutojn detyrat profesionale dhe etike të kontabilistit.
B) Vlerësimi i strukturës së raportimit financiar.
C) Këshillat dhe raportet në performancën financiare të entiteteve.
D) Përgatitja e pasqyrave financiare të grupeve të entiteteve në përputhje me standardet relevante të kontabilitetit.
E) Shpjegoni çështjet e raportimit që lidhen me entitetet e specializuara.
F) Diskutoni në lidhje me ndryshimet në lidhje me rregullativat në kontabilitet te raportimet financiare.
G) Vlerësoni performancën financiare dhe pozitën e entiteteve.
H) Vlerësoni zhvillimet e deritanishme.
Temat
A) Detyrat profesionale dhe etike e kontabilistit: sjellja profesionale dhe respektimi i standardeve të kontabilitetit; kërkesat etike të raportimit korporativ dhe pasojat e sjelljes joetike; përgjegjësia sociale.
B) Korniza e raportimit financiar: kontributi dhe kufizimet e raporteve financiare në plotësimin e nevojave të përdoruesve dhe tregjeve kapitale; zbatimet, përparësitë dhe dobësitë e një kornize të kontabilitetit; vlerësimet kritike të parimeve dhe praktikave.
C) Raportimi i perfomancës financiare të entiteteve: raportimi i perfomancës; asetet jo-qarkulluese; instrumentet financiare; lizingjet; raportimi i një segmenti të entitetit; përfitimet e punëtorëve, tatimet në të ardhura; provizionet, kontingjentet dhe ngjarjet pas datës së bilancit; palët e ndërlidhura; pagesat e bazuara në aksione.
D) Raportimet financiare të grupeve të entiteteve: kontabilitetit i grupit, përfshirë rrjedhën e parasë; kamatat e vazhdueshme dhe të diskontuara; ndryshimet në strukturat e grupit; transaksionet e jashtme dhe entitetet.
E) Entitet e specializuara: raportimi në entitetet e specializuara, jo-profitabile dhe të sektorit publik; kërkesat e raportimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Implikimet e ndryshimeve në rregullat e kontabilitetit në raportimin financiar, efektet e ndryshimeve të standardeve të kontabilitetit në sistemet e kontabilitetit; ndryshimet e propozuara në standarde të kontabilitetit.
F) Vlerësimi i perfomancës financiare dhe pozitës së entiteteve: krijimi i politikave të përshtatshme të kontabilitetit; analiza dhe interpretimi i informatave financiare dhe matja e perfomancës.
G) Zhvillimet aktuale: raportimi social dhe i mjedisit, konvergjenca në mes të standardeve të raportimit kombëtar dhe ndërkombëtar; krahasimi i kërkesave të raportimit kombëtar; çështje të raportimit aktual.

Moduli P2
Analizë Biznesi (BA)
Qëllimi
Të aplikojë njohuritë relevante, aftësitë dhe të ushtrojë gjykim professional në vlerësimin e pozitës strategjike, të caktojë zgjedhjet strategjike dhe të zbatojë strategjinë e veprimit nëpërmjet të procesit të biznesit dhe të ndryshimeve strukturore; kordinimi i njohurive në sistemet dhe teknologjine informative si dhe menaxhimi i sukseshëm i proceseve, projekteve si dhe njerëzve brenda kufizimeve financiare dhe burimeve të tjera.
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Vlerësojë pozitën strategjike të një organizate.
B) Vlerësojë zgjedhjet strategjike në dispozicion te një organizatë.
C) Diskutojë se si një organizatë mund të përparojë në iplementimin e strategjive.
D) Vlerësojë dhe të ri-dizajnojë proceset e biznesit si dhe strukturat që të zbatojë dhe të mbështes strategjinë e organizatës në lidhje me llogarinë e konsumatorit si dhe kërkesat madhore të aksionarëve.
E) Integrojë teknologjinë e caktuar informative që të mbështes strategjinë e organizatës.
F) Zbatojë iniciative të caktuara që të mbështes strategjitë e organizatave.
G) Këshillat në lidhje me parimet te menaxhimit të projekteve që të mundësohet implemnetimi i aspekteve të ndryshme të strategjisë së organizatës me objektivin e sigurimit të përfitimit.
H) Analizimi dhe vlerësimi i efektivitetit të strategjisë së kompanisë si dhe të pasojave financiare të implementimit të vendimeve strategjike.
I) Roli i lidershipit dhe i njerëzve nga menaxhmenti në formulimin dhe implementimin e strategjisë së biznesit.
Temat
A) Pozita strategjike: nevoja dhe qëllimi i analizës së biznesit dhe strategjive; çështjet mjedisore që ndikojnë në pozitën e organizatës; forcat konkurruese që ndikojnë në organizatë, tregjet si dhe vlera e të mirave dhe shërbimeve; burimet e brendshme, kapacitetet dhe kompetencat e një organizate; pritjet e aksionarëve dhe ndikimi i etikës dhe kulturës.
B) Zgjedhjet strategjike: ndikimi i strategjisë së një korporate në një organizatë; qasjet alternative në arritjen e përparësive konkurruese; drejtimet alternative si dhe metodat e zhvillimit, veprimtaria strategjike.
C) Organizimi dhe mundësimi i suksesit: parimet e e-biznesit; aplikacioni i e-biznesit: rrjeti i menaxhmentit në rrjedhën e sipërme; aplikacioni i e-biznesit: rrjeti i menaxhmentit në rrjedhën e poshtme; aplikacioni i e-biznesit: marrëdhëniet menaxhuese në mes të konsumatorëve.
D) Teknologjia Informative: menaxhimi i shanseve strategjike; kuptimi i zhvillimit të strategjive; procesi i ndryshimeve biznesor; roli i procesit dhe iniciativat për ndryshimet e procesit; përmisimi i proceseve të një organizate; zgjedhjet e biznesit.
E) Çështjet e kualitetit: kontrolli i kualitetit, sigurimi i kualitetit si dhe sistemet e menaxhimit të kualitetit; kualiteti në sistemet e informacionit; iniciativat në lidhje me kualitetin: Six-Sigma.
F) Menaxhimi i projekteve: identifikimi dhe inicimi i projekteve; menaxhimi dhe udhëheqja e projekteve; monitorimi, kontrollimi dhe përfundimi i projekteve.
G) Analizat financiare: lidhja në mes të strategjisë dhe financave; vendimet financiare që të formulohet dhe të mbështetet strategjia biznesor; implikimet financiare në ndërmarrjen e zgjedhjeve të strategjive dhe të zbatimit të veprimtarive strategjike.
H) Njerëzit: strategjia dhe njerëzit: udhëheqja; strategjia dhe njerëzit: perfomanca e menaxhmentit; strategjia dhe njerëzit: menaxhimi; strategjia dhe njerëzit: dizajnimi i punëve; strategjia dhe njerëzit: zhvillimi i stafit.

Moduli P3
Auditimi i Avancuar dhe Siguria (AAA)
Qëllimi
Të analizojë, vlerësojë dhe të arrijë në konkluzion në lidhje me çështjet sigurimit dhe çështjet e tjera audituese në kontekst të praktikës më të mirë dhe të zhvillimeve të deritanishme.
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
A) Njohja e mjedisit rregullative dhe ligjor si dhe të ndikimit të auditit dhe praktikave sigurimit.
B) Demonstrimi i aftësive në mënyrë efektive në çështjet e siguruese apo shërbimeve të tjera Brenda strukturës profesionale dhe etike.
C) Vlerësimi dhe rekomandimi i politikave të rekomanduara të kontrollit të kualitetit dhe procedurave në menaxhment si dhe njohja e pozitës së auditorit në lidhje me pranimin dhe mbajtjen e çështjeve profesionale.
D) Identifikimi dhe formulimi i punës së kërkuar që të njohtohet me objektivat e auditimit dhe çështjeve jo-audituese si dhe të zbatimit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit.
E) Vlerësimi i zbulimeve dhe i rezultateve të punës së kryer dhe hartimi i raporteve në çështjet.
F) Kuptimi i çështjeve të tanishme në lidhje me provizionin e auditit që lidhet me shërbimet e ndryshme.
Temat
A) Mjedisi rregullativ: korniza rregulluese ndërkombëtare për shërbimet e auditimit dhe sigurimit, pastrimi i parasë, ligjet dhe rregulloret
B) Konsideratat profesionale dhe etike: Kodi i etikës për kontabilistët profesional; mashtrimi dhe gabimi; përgjgjësia profesionale
C) Menaxhmenti praktik: kontrolli i kualitetit; reklamimi, publiciteti. Përfitimi i punës dhe tarifat profesionale; tenderimi; detyrat profesionale.
D) Funksionet profesionale: auditimi i informatave financiare historike; planifikimi, materialiteti dhe vlerësimi i rrezikut të të deklaratave të gabuar; evidenca; vlerësimi dhe kontrolli (revizioni), grupi i auditmit, shërbimet e lidhura me auditim, shërbimet e kontrollit, informatat financiare të ardhshme, auditivet ligjore; auditivi i brendshëm; shfrytëzimi imunës së auditivit nga palët e jashtme.
E) Raportimi: raportet e auditorit; raportimet te menaxhmenti; raportet tjera.
F) Çështjet aktuale dhe zhvillimet: qeverisja korporatave, etike dhe profesionale; teknologjia e informimit, auditimet ndërkombëtare; auditimet sociale dhe të mjedisit; çështje tjera aktuale.

 

 

Anketa 2

Ndikimi i TVSH-se ne eksportin e sherbimeve ?
 

Anketa 1

Norma tatimore e shërbimeve në Kosovë, sa do të duhej të ishte ?
 

Vizitorët

Kemi 2 vizitorë n'linjë

 

ikaf

 



Trajnimi


IKAF www.ikaf.org.