Moduli P2
Analizë Biznesi (BA)
Qëllimi
Të aplikojë njohuritë relevante, aftësitë dhe të ushtrojë gjykim professional në vlerësimin e pozitës strategjike, të caktojë zgjedhjet strategjike dhe të zbatojë strategjinë e veprimit nëpërmjet të procesit të biznesit dhe të ndryshimeve strukturore; kordinimi i njohurive në sistemet dhe teknologjine informative si dhe menaxhimi i sukseshëm i proceseve, projekteve si dhe njerëzve brenda kufizimeve financiare dhe burimeve të tjera.
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Vlerësojë pozitën strategjike të një organizate.
B) Vlerësojë zgjedhjet strategjike në dispozicion te një organizatë.
C) Diskutojë se si një organizatë mund të përparojë në iplementimin e strategjive.
D) Vlerësojë dhe të ri-dizajnojë proceset e biznesit si dhe strukturat që të zbatojë dhe të mbështes strategjinë e organizatës në lidhje me llogarinë e konsumatorit si dhe kërkesat madhore të aksionarëve.
E) Integrojë teknologjinë e caktuar informative që të mbështes strategjinë e organizatës.
F) Zbatojë iniciative të caktuara që të mbështes strategjitë e organizatave.
G) Këshillat në lidhje me parimet te menaxhimit të projekteve që të mundësohet implemnetimi i aspekteve të ndryshme të strategjisë së organizatës me objektivin e sigurimit të përfitimit.
H) Analizimi dhe vlerësimi i efektivitetit të strategjisë së kompanisë si dhe të pasojave financiare të implementimit të vendimeve strategjike.
I) Roli i lidershipit dhe i njerëzve nga menaxhmenti në formulimin dhe implementimin e strategjisë së biznesit.
Temat
A) Pozita strategjike: nevoja dhe qëllimi i analizës së biznesit dhe strategjive; çështjet mjedisore që ndikojnë në pozitën e organizatës; forcat konkurruese që ndikojnë në organizatë, tregjet si dhe vlera e të mirave dhe shërbimeve; burimet e brendshme, kapacitetet dhe kompetencat e një organizate; pritjet e aksionarëve dhe ndikimi i etikës dhe kulturës.
B) Zgjedhjet strategjike: ndikimi i strategjisë së një korporate në një organizatë; qasjet alternative në arritjen e përparësive konkurruese; drejtimet alternative si dhe metodat e zhvillimit, veprimtaria strategjike.
C) Organizimi dhe mundësimi i suksesit: parimet e e-biznesit; aplikacioni i e-biznesit: rrjeti i menaxhmentit në rrjedhën e sipërme; aplikacioni i e-biznesit: rrjeti i menaxhmentit në rrjedhën e poshtme; aplikacioni i e-biznesit: marrëdhëniet menaxhuese në mes të konsumatorëve.
D) Teknologjia Informative: menaxhimi i shanseve strategjike; kuptimi i zhvillimit të strategjive; procesi i ndryshimeve biznesor; roli i procesit dhe iniciativat për ndryshimet e procesit; përmisimi i proceseve të një organizate; zgjedhjet e biznesit.
E) Çështjet e kualitetit: kontrolli i kualitetit, sigurimi i kualitetit si dhe sistemet e menaxhimit të kualitetit; kualiteti në sistemet e informacionit; iniciativat në lidhje me kualitetin: Six-Sigma.
F) Menaxhimi i projekteve: identifikimi dhe inicimi i projekteve; menaxhimi dhe udhëheqja e projekteve; monitorimi, kontrollimi dhe përfundimi i projekteve.
G) Analizat financiare: lidhja në mes të strategjisë dhe financave; vendimet financiare që të formulohet dhe të mbështetet strategjia biznesor; implikimet financiare në ndërmarrjen e zgjedhjeve të strategjive dhe të zbatimit të veprimtarive strategjike.
H) Njerëzit: strategjia dhe njerëzit: udhëheqja; strategjia dhe njerëzit: perfomanca e menaxhmentit; strategjia dhe njerëzit: menaxhimi; strategjia dhe njerëzit: dizajnimi i punëve; strategjia dhe njerëzit: zhvillimi i stafit.
|
Moduli P3 Auditimi i Avancuar dhe Siguria (AAA)
Qëllimi
Të analizojë, vlerësojë dhe të arrijë në konkluzion në lidhje me çështjet sigurimit dhe çështjet e tjera audituese në kontekst të praktikës më të mirë dhe të zhvillimeve të deritanishme.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
A) Njohja e mjedisit rregullative dhe ligjor si dhe të ndikimit të auditit dhe praktikave sigurimit.
B) Demonstrimi i aftësive në mënyrë efektive në çështjet e siguruese apo shërbimeve të tjera Brenda strukturës profesionale dhe etike.
C) Vlerësimi dhe rekomandimi i politikave të rekomanduara të kontrollit të kualitetit dhe procedurave në menaxhment si dhe njohja e pozitës së auditorit në lidhje me pranimin dhe mbajtjen e çështjeve profesionale.
D) Identifikimi dhe formulimi i punës së kërkuar që të njohtohet me objektivat e auditimit dhe çështjeve jo-audituese si dhe të zbatimit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit.
E) Vlerësimi i zbulimeve dhe i rezultateve të punës së kryer dhe hartimi i raporteve në çështjet.
F) Kuptimi i çështjeve të tanishme në lidhje me provizionin e auditit që lidhet me shërbimet e ndryshme.
|
|
Temat
A) Mjedisi rregullativ: korniza rregulluese ndërkombëtare për shërbimet e auditimit dhe sigurimit, pastrimi i parasë, ligjet dhe rregulloret
B) Konsideratat profesionale dhe etike: Kodi i etikës për kontabilistët profesional; mashtrimi dhe gabimi; përgjgjësia profesionale
C) Menaxhmenti praktik: kontrolli i kualitetit; reklamimi, publiciteti. Përfitimi i punës dhe tarifat profesionale; tenderimi; detyrat profesionale.
D) Funksionet profesionale: auditimi i informatave financiare historike; planifikimi, materialiteti dhe vlerësimi i rrezikut të të deklaratave të gabuar; evidenca; vlerësimi dhe kontrolli (revizioni), grupi i auditmit, shërbimet e lidhura me auditim, shërbimet e kontrollit, informatat financiare të ardhshme, auditivet ligjore; auditivi i brendshëm; shfrytëzimi imunës së auditivit nga palët e jashtme.
E) Raportimi: raportet e auditorit; raportimet te menaxhmenti; raportet tjera.
F) Çështjet aktuale dhe zhvillimet: qeverisja korporatave, etike dhe profesionale; teknologjia e informimit, auditimet ndërkombëtare; auditimet sociale dhe të mjedisit; çështje tjera aktuale.
|