|
E martë, 02 Mars 2010 10:24 |
|
1. APLIKIMI PËR KONTABILIST PROFESIONAL Çdo person që dëshiron te aplikon për ta vijuar trajnimin për kontabilist profesional duhet ti plotësoj këto kushte:
ü plotësimin e formularit për aplikim,
ü të ketë kompletuar nivelin teknik i kontabilitetit,
ü pagesa e anëtarësisë vjetore në Institutin KAF,
ü të ketë përvojë punë së paku 3 vite në Kontabilitet,
ü diplomën Universitare dhe
ü dëshmia e pagesës në bankë.
Kandidatët nuk kanë nevojë t’u nënshtrohen të gjitha provimeve në të njëjtën kohë. Ata mund të hyjnë në një, dy, tre apo katër varësisht nga mundësitë e tyre.
Çmimi për hyrje në provime për herë të parë, është e përfshirë në pagesën fillestare. Çmimi për provimin e njëjtë, për herë të dytë dhe herëve të tjera është 15 EURO. Kriter për paraqitje të provimeve është pagesa e anëtarësisë.
Shkarko formularin për regjistrim….
|
|
E martë, 02 Mars 2010 10:20 |
|
2. MODULET DHE TARIFA
2.1. Programi për kontabilist professional (niveli i dytë)
|
Nr.
|
Lëndët
|
Orë
|
|
1
|
F5 Menaxhmenti dhe performanca
|
20
|
|
2
|
F6 Ligji i Korporatave dhe Biznesit
|
20
|
|
3
|
F7 Raportimi Financiar
|
24
|
|
4
|
F8 Auditimi dhe Siguria
|
40
|
|
5
|
F9 Menaxhmenti Financiar
|
32
|
|
6
|
Gjithsejtë:
|
136
|
2.2. Tarifat për kontabilist professional (niveli i dytë)
|
Nr.
|
Emërtimi
|
EURO
|
|
1
|
Trajnimi (5 x 65)
|
325
|
|
2
|
Manualet (5 x 20.00)
|
100
|
|
3
|
Provimet (5 x 15.00)
|
75
|
|
4
|
Anëtarësimi
|
30
|
|
5
|
Gjithsejtë:
|
530
|
|
|
E enjte, 01 Janar 2009 00:00 |
|
Niveli i dytë – Kontabilist Profesional
|
|
MODULET
|
PËRSHKRIMI I MODULEVE
|
|
|
|
Moduli F5 Menaxhmenti dhe performanca (PM)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë në aplikimin e teknikave menaxhuese të kontabilitetit në lidhje me informacionet lidhur me planifikimin, vlerësimin e performancës si dhe kontrollet në lidhje me problemet në bizneset e ndryshme si dhe rendësinë që kanë aspektet e brendshme.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Shpjegojn, aplikojn si dhe vlerësojn teknikat e kontabilitetit.
B) Zgjedhni dhe aplikoni në mënyrë të mirëfilltë teknikat e vendim-marrjes që të vlerësoni zgjedhjet në biznes si dhe të promovoni një përdorim efektiv të resurseve, duke vlerësuar rreziqet në biznes si dhe të kontrolloni ato rreziqe.
C) Aplikimi i teknikave të buxhetimit si dhe vlerësimi i metodave alternative në buxhetim, planifikim dhe kontroll.
D) Përdorimi i sistemeve standarde të kostimit për të matur si dhe kontrolluar performancën e biznesit si dhe identifikimin e veprimtarisë.
E) Qasja në performancën e biznesit si në pikëvështrimin financiar ashtu edhe në atë jo-financiar.
|
|
Temat
A) Kostoja dhe menaxhimi i teknikave në kontabilitet
B) Teknikat e vendim-marrjes
C) Buxhetimi
D) Kostimi standard dhe analizat e ndryshme
E) Matja e performancës dhe kontrolli.
|
|
Moduli F6 Ligji i Korporatave dhe Biznesit (GLO)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë në lidhje me kuptimin e një modeli të përgjithshëm brenda biznesit ndërkombëtar si dhe të fushave kryesore të biznesit, duke e njohur nevojën që të shfrytëzohet më shume edhe këshillimet ligjore në lidhje me këto çështje.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Identifikikojn elementet esenciale te sistemeve të ndryshme ligjore duke përfshirë edhe burimet kryesore të ligjeve, marrëdhënieve në mes të degëve të ndryshme të kushtetutave të botës si dhe nevojat e ndryshme.
B) Njohja dhe aplikimi i rregullave të nevojshme të ligjeve që janë nën Konventën e Kombeve të Bashkuara lidhur me Kontratat për shitjen e të mirave, si dhe shpjegoni mënyrat e ndryshme në të cilat transaksionet ndërkombëtare mund të financohen.
C) Njohja e llojeve të ndryshme të formave të biznesit ndërkombëtar.
D) Dallimet në mes të formave alternative si dhe kushtetutave të organizatave të ndryshme të biznesit.
E) Njohja dhe krahasimi i llojeve të kompanive kapitale si dhe atyre financuese.
F) Përshkruani dhe shpjegoni se si menaxhohen kompanitë, si administrohen ato dhe si rregullohen.
G) Njohja ligjore e kompanive nëpër vështirësi apo në kriza.
H) Demonstrimi i një kuptimi të qeverisjes si dhe të çështjeve etike që lidhen me biznesin.
|
|
Temat
A) Elementet kryesore të sistemeve ligjore
B) Transaksionet biznesore ndërkombëtare
C) Format e bizneseve ndërkombëtare
D) Formimi dhe kushtetutat e kompanive të mëdha
E) Kompanitë kapitale dhe financuese
F) Menaxhmenti, administrimi dhe rregullimi I kompanive
G) Sistemet ligjore që lidhen me kompanitë nëpër vështirësi dhe kriza
H) Qeverisja dhe çështjet etike që lidhen me biznesin.
|
|
Moduli F7 Raportimi Financiar (FR)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë në lidhje me aplikimin e standardeve të kontabilitetit si dhe strukturën teorike në përgatitjen e pasqyrave financiare për entitetet, përfshirë grupet dhe se si të analizohen dhe interpretohen pasqyrat financiare.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Diskutojë dhe të aplikojë një strukturë konceptuale për raportimin financiar.
B) Diskutojë në lidhje me strukturën rregulluese për raportimin financiar.
C) Përgatitjen dhe prezantimin e pasqyrave financiare të cilat janë konform standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.
D) Kombinimet në llogaritë e bizneseve në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.
E) Analizimi dhe interpretimi i pasqyrave financiare.
|
|
Temat
A) Struktura konceptuale e raportimit financiar
B) Struktura rregullative për raportimin financiar
C) Pasqyrat Financiare
D) Kombiminet Biznesore
E) Analizimi dhe interpretimi i pasqyrave financiare
|
|
Moduli F8 Auditimi dhe Siguria (AA)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë dhe kuptimin e procesit me anë të kryerjes së çështjeve garantuese si dhe të aplikimit të strukturës profesionale të rregullativave.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Shpjegoni natyrën, qëllimin dhe shtrirjen e çështjeve garantuese duke përfshirë rolin e auditimit të jashtëm si dhe strukturës së tij rregulluese dhe etike.
B) Shpjegoni natyrën e auditimit të brendshëm si dhe përshkruani rolin e tij si pjesë e një menaxhimi të përgjithshëm të performancës si dhe të marrëdhënies së tij me auditimin e jashtëm.
C) Demonstroni se si auditori i siguron një kuptim në lidhje me entitetin si dhe mjedisin, vlerëson rrezikun nga gabimet materiale (si ato që vijnë nga mashtrimet apo parregullsitë) dhe planet në auditimin e pasqyrave financiare.
D) Përshruani dhe vlerësoni sistemet informative dhe kontrollin e brendshëm që të identifikojë dhe komunikojë rreziqet e kontrollit si dhe pasojat e mundshme, duke bërë rekomandimet e duhura.
E) Identifikoni dhe përshkruani punën dhe provat që kërkohen që të përmbushen objektivat e çështjeve audituse si dhe aplikimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit.
F) Vlerësoni të gjeturat si dhe modifikoni planin e auditit nëse është e nevojshme.
G) Shpjegoni se si konkluzionet nga puna audituese mund të reflektojnë në lloje të ndryshme të raportit auditues, shpjegoni elementet e secilit lloj të raportit.
|
|
Temat
A) Korniza konceptuale dhe rregullative e auditimit: Parathënia dhe natyra e angazhimeve për auditim dhe shërbime të sigurisë; Auditimet statusore dhe rregulloret për to; Direktiva e 8 e BE-së dhe ligji i aplikueshëm në Kosovë; Mjedisi rregullativ dhe qeverisja e korporatave; Etika profesionale
B) Auditimi i brendshëm: Planifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve; Vlerësimi i rreziqeve; Planifikimi dhe dokumentimi i auditiveve; Evidenca e auditimit.
C) Kontrollet e brendshme: Kontrollet e brendshme; Testet e kontrolleve.
D) Evidenca për auditim: Procedurat dhe mostrimi në auditim; Të farkëtueshmet; Stoqet; Detyrimet dhe kapitali; Paraja e gatshme dhe bankat; Pasuritë jo – qarkulluese; Organizatat jo – fitimprurëse
E) Rishikimi dhe raportet e auditimit: Rishikimi dhe përfundimi i auditimit; Raporti i auditimit.
|
|
Moduli 9 Menaxhmenti financiar (FM)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë që priten nga një menaxher financiar, në lidhje me investimet, financimin dhe vendimet e politikave në lidhje me dividendat.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Dskutojn rolin dhe qëllimi e funksionit të menaxhimit financiar
B) Vlerësoni dhe diskutoni në lidhje me ndikimin e mjedisit ekonomik në menaxhimin financiar.
C) Diskutoni dhe aplikoni teknikat menaxhuese kapitale të punës.
D) Kryeni një vlerësim efektiv të investimeve.
E) Identifikoni dhe vlerësoni burimet alternative të financave të biznesit.
F) Shpjegoni dhe kalkuloni koston e kapitalit si dhe faktorët që ndikojnë në të.
G) Diskutoni dhe aplikoni parimet e biznesit dhe vlerësimet e aseteve.
H) Shpjegoni dhe aplikoni teknikat e menaxhimit të biznesit.
|
|
Temat
A) Mjedisi i menaxhimit financiar: Funksionet dhe qëllimi i menaxhimit financiar; Mjedisi ekonomik për biznesin; Tregjet dhe institucionet financiare.
B) Menaxhimi i kapitalit punues: Cikli i kapitalit punues; Menaxhimi i stoqeve; Menaxhimi i të farkëtueshmeve; Menaxhimi i të pagueshmeve; Menaxhimi i parasë së gatshme; Financimi i kapitalit punues.
C) Vlerësimet e investimeve: Natyra e vendimeve për investime; Metodat e vlerësimit të propozimeve të investimeve; Ndikimi i inflacionit dhe tatimeve; Vlerësimi i projekteve dhe i rreziqeve.
D) Financat e biznesit: Burimet e financimit; Kostoja e kapitalit.
E) Kontrollet e brendshme
F) Vlerësimi i bizneseve: Qasje të ndryshme ndaj vlerësimit të bizneseve; Efikasiteti i tregut.
G) Menaxhimi i rreziqeve: Menaxhimi i rreziqeve që kanë të bëjnë me valutën e huaj; Rreziqet që kanë të bëjnë me normat e interesit.
|
|
|
|
|
|