|
E martë, 02 Mars 2010 10:24 |
|
1. APLIKIMI PËR TEKNIK TË KONTABILITETIT
Çdo person që dëshiron te aplikon për ta vijuar trajnimin për teknik të kontabilitetit duhet ti plotësoj këto kushte:
ü plotësimi i formularit për aplikim,
ü pagesa 10.00€ në emër të aplikimit për regjistrim, në njërën nga Bankat që veprojnë në Kosovë ose kesh në zyrën e Institutit KAF,
ü diploma e Arsimit të lartë apo kopja e indeksit të studimeve,
ü dëshmi së paku një vit, për përvojën e punës në kontabilitet,
ü CV-në dhe
ü një fotografi.
Kandidatët nuk kanë nevojë t’u nënshtrohen të gjitha provimeve në të njëjtën kohë. Ata mund të hyjnë në një, dy, tre apo katër varësisht nga mundësitë e tyre.
Çmimi për hyrje në provime për herë të parë, është e përfshirë në pagesën fillestare. Çmimi për provimin e njëjtë, për herë të dytë dhe herëve të tjera është 15 EURO. Kriter për paraqitje të provimeve është pagesa e anëtarësisë.
Shkarko formularin për regjistrim….
|
|
E martë, 02 Mars 2010 10:20 |
|
2. MODULET DHE TARIFA
2.1. Programi për teknik të kontabilitetit (niveli i parë)
|
Nr.
|
Lëndët
|
Orë
|
|
1
|
F1 Kontabilisti në biznes
|
24
|
|
2
|
F2 Kontabiliteti Menaxherial
|
42
|
|
3
|
F3 Kontabiliteti Financiar
|
30
|
|
4
|
F4 Ligjet dhe tatimet në Kosovë
|
28
|
|
5
|
Gjithsejtë:
|
124
|
2.2. Tarifat për teknik të kontabilitetit (niveli i parë)
|
Nr.
|
Emërtimi
|
EURO
|
|
1
|
Trajnimi (4 x 60)
|
240
|
|
2
|
Manualet (4 x 20.00)
|
80
|
|
3
|
Provimet (4 x 15.00)
|
60
|
|
4
|
Anëtarësimi
|
15
|
|
5
|
Gjithsejtë:
|
395
|
|
|
E martë, 02 Mars 2010 10:19 |
|
|
Niveli i parë – Teknik i Kontabilitetit
|
|
MODULET
|
PËRSHKRIMI I MODULEVE
|
|
|
Moduli F1 Kontabilisti në Biznes (AB)
Qëllimi
Të ju njoftojë me një njohuri dhe kuptim të biznesit dhe mjedisit të tij si dhe të ndikimit të tij që ka në organizimet si dhe rolin e kontabilitetit dhe funksionet e tjera kyçe të biznesit në kontributin që të kemi një system më efikas, efektiv dhe menaxhim më etik në të ardhmen.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Shpejgojnë se si është e strukturuar organizata, si qeveriset ajo dhe si menaxhohet, nga kush, në emër të kujt, a ka aksionarët të jashtëm, të brendshëm apo të tjerë.
B) Identifikojn dhe përshkruajn çelësin e ndikimit si operon në përgjithësi një biznes dhe se si këto mund të ndikojnë në funksionin e kontabilitetit.
C) Përshkruani historikun, qëllimin dhe pozitën e kontabilitetit në organizatë si dhe rolin e tij në fushat e tjera funksionale.
D) Identifikoni dhe shpjegoni funksionin e sistemeve të kontabilitetit si dhe të kontrolleve të brendshme në planifikimin, monitorimin dhe rishikimin e performancës si dhe në parandalimin e mashtrimeve si dhe të dështimeve në biznes.
E) Njohja me parimet e autoriteteve si dhe të lidershipit si dhe të individëve dhe ekipeve.
F) Rekrutimi dhe zhvillimi i të punësuarve më efektiv, duke përdorur metodat dhe procedurat e duhura, gjate zhvillimit të marrëdhënieve konstruktive, komunikimin e mirë dhe aftësitë inter-personale.
|
|
|
Temat
A) Struktura organizative e bizneseve, qeverisja dhe menaxhimi.
B) Ndikimet kryesore dhe kufizimet në biznes dhe kontabilitet.
C) Historiku dhe roli i kontabilitetit në biznes.
D) Funksionet kryesore të kontabilitetit dhe kontrolli i brendshëm financiar.
E) Udhëheqja dhe menaxhimi i individëve dhe ekipeve.
F) Rekrutimi dhe zhvillimi i të punësuarve më efektiv.
|
|
Moduli F2 Kontabiliteti menaxherial dhe i kostos (MA)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë dhe kuptimin se si të përgatiten ne procesin bazik të kostos dhe informacionet e mjaftueshme që të mbështetni menaxhmentin në planifikimin dhe marrjen e vendimeve në disa kontekste të ndryshme të biznesit.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Shpjegojnë natyrën dhe qëllimin e kostos si dhe kontabilitetin menaxherial.
B) Përshruajnë koston më anë të klasifikimit, sjelljes dhe qëllimit.
C) Aplikojnë matematikën esenciale të biznesit si dhe përdorimin e kompjuterit.
D) Shpjegojnë dhe aplikojnë teknikat e kostos në kontabilitet.
E) Përgatisin dhe të kordinojnë buxhetet dhe standardet në planifikimin e kostos dhe kontrollet.
F) Përdorimin e teknikave në kontabiliteti për të bërë dhe mbështetur vendim-marrjen.
|
|
|
Temat
A) Natyra dhe qëllimi i kontabilitetit të kostos dhe atij menaxherial: Kontabiliteti per menaxhmentin; Kontabiliteti menaxheria dhe i kostos kundrejt kontabilitetit financiar.
B) Klasifikimi, mënyra e sjelljes dhe qëllimi i kostove: Llojet dhe klasifikimi i kostove; Mënyra e sjelljes së kostove; Përdorimi i teknikave të matematikës ekonomike për analizat dhe shqyrtimin e të dhënave mbi kostot; Karakteristikat dhe përdorimi i fletëve llogaritëse kompjuterike.
C) Teknikat e kontabilitetit të kostos: Kostot e lëndëve të para; Kostot e punës; Shpenzimet e përgjithshme dhe përvetësimi i kostove; Shpenzimet margjinale dhe përvetësimi i tyre; Llogaritja e kostove të proceseve, produktet e përbashkëta dhe të rastësishme; Llogaritja e kostove të punëve individuale; Llogaritja e kostove të shërbimeve.
D) Mbështetja e planifikimit dhe marrjes së vendimeve:Hyrje në buxhetim; Përgatitja e buxheteve funksionale; Qasjet ndaj buxhetimit; Llogaritja e performancës së qendrave të kostove dhe fitimit përfshirë këtu analizat e variancave; Analizat kostos – vëllimit – fitimit; Faktorët kufizues dhe optimizimi afatshkurtër i burimeve.
|
|
Moduli F3 Kontabiliteti financiar (FA)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë dhe kuptimin e parimeve kryesore dhe koncepteve që lidhen me kontabilitetin financiar si dhe teknikat e mirëfillta që do të përdoren në hyrjet e dyfishta, teknikat e kontabilitetit ku përfshihen edhe përgatitja bazike e pasqyrave financiare. Syllabusi koncentrohet thelle ne sistemin qendror te te hyrave te dyfishta dhe ne rregjistrim, procesim dhe raportimin e transakcioneve biznesore dhe ngjarjeve. Syllabusi gjithashtu mbulon perdorimin e bilancit provues dhe si te identifikohen dhe permisohen gabimet, si dhe pergatitjen e pasqyareve financiare per kompanite e inkorporuara dhe jo te inkoroporuara.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Shpjegojë kontekstin dhe qëllimin e raportimit financiar
B) Definojë karakteristikat kualitative të informacionit financiar dhe bazat kryesore të kontabilitetit
C) Demonstrojë përdorimin e hyrjeve të dyfishta dhe sistemet e kontabilitetit
D) Regjistrojë transaksionet dhe ngjarjet
E) Përgatisë një gjendje bilanci (duke përfshirë identifikimin dhe përmisimin e gabimeve).
F) Përgatisë pasqyrat financiare për entitetet e inkorporuara dhe të pa inkorporuara.
|
|
|
Temat
A) Perspektiva dhe qëllimi i raportimit financiar: Hyrje në kontabilitet; Elementet kryesore te raportit financiar; Struktura regulluese
B) Karakteristikat cilësore të informacioneve financiare dhe bazat themelore kontabël: karakteristikat kualitative të informacionit financiar dhe bazat kryesore të kontabilitetit; Bazat alternative qe perdoren ne pergatitjen e informacionit financiar.
C) Përdorimi i hyrjeve dyfishe dhe sistemet kontabël: Parimet e te hyrave te dyfishta duke perfshire mbajtjen e te dhenave te kontabilitetit dhe burimin e informacionit; Libri i llogarive, libri i te hyrave fillestare dhe ditari; Sistemet e kontabilitetit dhe ndikimi i teknologjise informative ne raportin financiar.
D) Regjistrimi i transaksioneve dhe ngjarjeve: Shitjet dhe blerjet; Kesh; Inventari; Asetet e prekshme jo-qarkulluese; Zhvleresimi; Asetet e paprekshme jo-qarkulluese dhe amortizimi; Akrualet dhe parapagesat; Llogarite e arketueshme dhe te pagueshme; Provizionet dhe pasigurite; Struktura e kapitalit dhe kostoja financiare.
E) Përgatitja e një bilanci vërtetues: Llogaritë kontrolluese; Korrigjimi i gabimeve; Harmonizimet bankare; Kontrollimi i llogarive dhe harmonizimi.
F) Përgatitja e pasqyrave themelore financiare: Bilanci i Gjendjes; Pasqyra e te ardhurave; Ngjarjet pas dates se Bilancit te Gjendjes; Partneritetet; Korporatat (kompanitë); Regjistrimet e papërfunduara.
|
|
Moduli F4 Ligjet dhe tatimet në Kosovë (TX)
Qëllimi
Të zhvillojë njohuritë mbi legjislacionin kosovar dhe zbatimin e tij.
|
|
Objektivat
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
A) Kuptojne llojet e biznesve
B) Kuptojne ligjin mbi ndermarrjet
C) Kuptojne tatimi mbi vleren e shtuar
D) Kuptojne rolin e BSRFK-se
E) Kuptojne dogana dhe akciza
F) Kuptojne tatimi mbi te ardhurat personale
G) Kuptojne te ardhurat nga pagat
H) Kuptojne te ardhurat nga aktivitet afariste
I) Kuptojne qiran dhe pasurin e paprekshme
J) Kuptojne mbajtja ne burim te tatimit ne dividend, interes, lojrat e fatit, qira, te drejta pronesore
K) Kuptojne tatimin mbi te ardhurat e korporatave
|
|
Temat
A) Llojet e biznesve
B) Ligji mbi ndermarrjet
C) Qeverisja dhe përgjegjësia e korporatave
D) Identifikimi, vlerësimi dhe kontrolli i rreziqeve
E) Natyra dhe roli i BSRFK
F) Ndikimet ligjore që kanë të bëjnë me ndërmarrjet që janë në vështirësi ose në krizë (falimentimi dhe administrimi)
G) Tatimi mbi vleren e shtuar
H) Dogana dhe akciza
I) Tatimi mbi te ardhurat personale
J) Te ardhurat nga pagat
K) Te ardhurat nga aktivitet afariste
L) Qiraja dhe pasuria e paprekshme
M) Mbajtja ne burim e tatimit ne dividend, interes, lojrat e fatit, qira, te drejta pronesore
N) Tatimin mbi te ardhurat e korporatave.
|
|
|