Tatimpagues të nderuar,
Prishtinë - Korrik 2010, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se Ligji për Tatimin në Vlerën e Shtuar Nr. 03/L-146, ka filluar së zbatuari prej datës: 01 Korrik 2010.

Disa nga ndryshimet dhe kërkesat esenciale të këtij Ligji, të cilat trajtohen ndryshe, krahasuar me Ligjin e mëhershëm janë:
Deklarata e- TVSH-së, duhet të dorëzohet më së largu, deri në datën 20 të muajit vijues për muajin paraprak.
Personat e tatueshëm kanë të drejtë në kërkesë për- rimbursim në periudhën e fundit të çdo tremujori, nëse shuma e kreditimit në fund të atij tremujori është mbi 5,000 euro.
Personat e tatueshëm,- eksportet e të cilëve janë mbi 25% të qarkullimit total, kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për rimbursim çdo muaj.
Përllogaritja e pragut prej 50,000 euro për- regjistrim në TVSH, nuk llogaritet Brenda vitit kalendarik, por do të llogaritet brenda periudhave të fundit 12 mujore.
Personat që për herë të parë- regjistrohen në TVSH, si persona të tatueshëm kanë të drejtë në njohjen e kreditimit të TVSH-së, për stoqet në dispozicion, nëse dëshmohen me fatura të TVSH-së, apo dokumentacionin e importit.
http://www.atk-ks.org/Shqip/Lajme/default.asp?NrArtikull=365