Powered by ZigaForm version 2.9.3

Rreth Trajnimit

Programi çertifikues Teknik i Kontabilitetit është një hyrje në profesionin e kontabilitetit, i cili u mundëson qasje më të shpejtë ndaj rregulloreve, ligjeve, standardeve ndërkombëtare e kosovare të kontabilitetit.

Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, duke filluar nga një biznes privat që sapo ka filluar, një departament qeveritar ose një korporatë. Teknikët e Kontabilitetit i ndihmojnë kontabilistët profesionistë duke mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare për ta.

Kualifikimi për Teknik të Kontabilitetit është i dizajnuar në atë mënyrë që nevojitet njohuri nga kontabiliteti, por jo ndonjë përvojë relevante në këtë fushë. Ky është një kualifikim zhvillues për menaxherët e zyrës si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilistë të çertifikuar.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM →

Share this

Objektivat e Trajnimit

Objektivë e këtij trajnimi është të ofrohen udhëzimet përmes ligjëratave për të formuar aftësit e duhura me qëllim që kandidati të rrisë aftësit e tijë dhe të performojë me sukses në pozitën ku do ku ai ndodhet.

Po ashtu kandidatët do të:
  • Njoftohen me Standardet Kosovare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
  • Njoftohen me detyrat dhe përgjegjësit që bart ky bart ky profesion.
  • Njoftohen me procedurat dhe kërkesat e Administratës Tatimore të Kosovës.
  • Shpjegohet struktura e organizatave afariste, dhe përmbushjes së kërkesave ligjore në përkrahjen e kontabilistëve.
  • Shpjegohet qeverisja e menaxhimit, ndikimet dhe kufizimet kyçe të mjedisit.
  • Shpejgohen funksionet specifike të kontabilitetit dhe kontrolli i brendshëm financiar si dhe udhëheqja dhe menaxhimi i ekipeve individuale.

Share this

Modulet e Trajnimit

F1 “Kontabilisti në Biznes”

✓ Struktura e organizatës afariste,
✓ Qeverisja e menaxhimit, ndikimet dhe kufizimet kyçe të mjedisit,
✓ Funksionet specifike të kontabilitetit dhe kontrolli i brendshëm financiar, Udhëheqja dhe menaxhimi i ekipeve individuale,
✓ Rekrutimi dhe zhvillimi efektiv i të punësuarve.

Share this

F2 “Kontabiliteti Menaxherial”

✓ Kontabiliteti për menaxhmentin,
✓ Klasifikimi i kostove,
✓ Llojet e kostove,
✓ Teknikat e kontabilitetit te kostove,
✓ Kostimi absorbues dhe ai margjinal,
✓ Vendimmarrja afatshkurtër,
✓ Buxhetimi dhe kostimi standard.

Share this

F3 “Kontabiliteti Financiar”

✓ Konteksti dhe qëllimi i raportimit financiar,
✓ Karakteristika cilësore të Informacionit financiar dhe bazat themelore të kontabilitetit,
✓ Përdorimi i hyrjes së dyfishtë dhe sistemet e kontabilitetit,
✓ Regjistrimi i transaksioneve dhe ngjarjeve,
✓ Përgatitja e testeve (suksesionit, vargut),
✓ Përgatitja e Pasqyrave bazike Financiare.

Share this

F6 “Tatimet”

✓ Shoqëritë tregtare,
✓ Administrata tatimore dhe procedurat,
✓ Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH),
✓ Dogana dhe akciza,
✓ Tatimi mbi të ardhurat e korporatave,
✓ Kërkesat ligjore për përgatitjen dhe auditimin e pasqyrave financiare.

Share this
Share this

Kush mund të aplikoj?

Në këtë nivel mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët synojnë të merren me kontabilitet në të ardhmen dhe dëshirojnë të fitojnë çertifikatë përkatëse, e cila ju mundëson në të ardhmen që të asistojnë tek Kontabilistët Profesionistë duke ju mundësuar kështu që të fitojnë eksiperenca të pasura në mbarë vajtjen e proceseve kontabël.

Kualifikimi për Teknik të Kontabilitetit është i dizajnuar në atë mënyrë që nevojitet njohuri nga kontabiliteti, por jo ndonjë përvojë relevante në këtë fushë. Ky është një kualifikim zhvillues për menaxherët e zyrës si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilistë të çertifikuar.

Pra, mos u shqetësoni nëse nuk keni përvojën e duhur. Kjo është mundësia juaj, prandaj mos hezitoni merrni hapin e parë drejtë ndërtimit të një karriere të sukseshme.

Share this

Targeti

Nga ky trajnim mund të përfitojnë shumë individë duke filluar nga studentët e më lartë, sepse njohurit e përfituara do të mund t’ju shërbejnë për të kërkuar një vend pune, për tu avancuar në pozita, por ju mundësojnë edhe regjistrimin në Nivelin e Dytë “Kontabilist i Çertifikuar”.<.p>

Disa nga pozitat që i atakon drejtpërsëdrejti ky trajnim janë:

  • AUDITOR
  • ZYRTAR FINANCIAR
  • ZYRTAR PËR KRIME EKONOMIKE
  • KONTABILIST
  • SHEF I FINANCAVE
  • ANALIST FINANCIAR
  • KËSHILLTAR FINANCIAR
  • MENAXHER I RISKUT
  • ZYRTAR I THESARIT
  • MENAXHER I PROJEKTEVE
  • ARKËTAR
  • ZYRTAR I PASURISË
  • ÇERTIFIKUES I PAGESAVE
  • ZYRTAR I PROKURIMIT

Share this

Çmimi

Screenshot_2

Share this

Informatat e Bankës

Banka përfituese: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Llogaria përfituese: 1183-001840-000-102

Pagesat bëhen duke kërkuar paraprakisht ProFaturën nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit trajnimikaf@gmail.com ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346


.

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

Rreth Trajnimit

Duke patur parasysh eksperiencat e deritanishme, për t’ju përshatur më mirë kërkesave të studentëve por edhe nevojave të tregut të punës, IKAF ofron Modulin opcional “Praktika në Kontabilitet”. Aplikimi 100% i kontabilitetit në praktikë. Praktika mundësohet nëpërmjet kompjuterit me anë të softuerit të kontabilitetit, raportimit online në ATK dhe formave ligjore të regjistrimit/ organizimit të biznesit në Kosovë.

Programi është dizajnuar në mënyrë të tillë që të zgjerojë dhe thellojë në mënyrë progresive njohuritë, aftësitë dhe vlerat profesionale të demonstruara nga studentët gjatë periudhës së trajnimit. Për t’ju afruar sa më shumë kërkesës së tregut të punës. Nëpërmjet praktikave profesionale, studentët kanë mundësi të aplikojnë dijen teorike në praktikë në një ambient profesional.

IKAF për të gjithë të sapodiplomuarit, ofron mundësi praktike në Kontabilitet, në kompanitë partnere të Institutit, me të cilat IKAF ka marrëveshje bashkpunimi.

Në përfundim të Praktikës, praktikantët do të pajisen me çertifikatë për ndjekjen e praktikës dhe do të jenë të aftë të punojnë të pavarur në pozicione të ngjashme në kompani. Mundësi punësimi për praktikantët më të mirë. Praktika është pa pagesë!

Instituti nga marrëdhënia e vazhdueshme dhe partneriteti i gjerë që ka me shumë kompani në Kosovë, por jo vetëm, ka krijuar raporte të ngushta me të gjithë partnerët dhe kompanitë e tjera me të cilat bashkëpunon që për studentët të cilët japin rezultate të mira në trajnimet që zhvillon IKAF të ju jepet mundësia për të zhvilluar një praktikë pune, pranë një kompanie me të cilat IKAF ka partneritet për një periudhë nga 1 – 3 muaj.

Share this

Objektivat e Trajnimit

Duke parë vështirësinë dhe nevojat që ka tregu i punës për profesionistë, ka dizajnuar këtë projekt që të ju vi në ndihmë të gjithë studentëve që vazhdojnë studimet ose sapo i kanë mbaruar ato dhe kanë nevojë që dijet e marrë dhe idetë e tyre t’i vënë në jetë dhe të krijojnë një eksperiencë dhe punë praktike e cila do të ju vlejë atyre për ndërtimin e tyre profesional dhe për një paraqitje të plotë të një CV- je, kur ata të aplikojnë për punë.

Përveç partnerëve të saj IKAF në mënyrë të vazhdueshme krijon hapsira për studentë që praktikat e tyre studentore t’i zhvillojnë pranë ambijenteve të IKAF-it për aq haspsirë profesionale që mundësojnë ambientet dhe organizata jonë.

IKAF “Rasti është mbret i botës. Shfrytëzoje këtë mundësi”.

Share this

Temat e Trajnimit

Që të zhvillohen njohuritë praktike dhe të kuptohen llojet e shoqërive tregtare, klasifikimi i tyre sipas ARBK-së, ATK-së dhe KKRF-së, si dhe aftësitë tekniko-fiskale duke përfshirë procesimin e tansaksioneve e deri te përaditja e draft pasqyrave financiare.

Temat të cilat do të trajtohen gjatë modulit “Praktika në Kontabilitet” janë si në vijim:
✓ Llojet e bizneseve dhe regjistimi i tyre;
✓ Proceurat Tatimore;
✓ Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
✓ Doganat dhe akcizat;
✓ Tatimi mbi të Ardhurat personale
✓ Tatami mbi të Ardhurat e korporateve;
✓ Kërkesat Ligjore për raportim/ auditim të pasqyrave financiare.

Share this

Kush mund të aplikoj?

Kriter i domosdoshëm:
✓ Të kenë përfunduar shkollimin e mesëm;
✓ Aftësi elementare në kompjuter;
✓ Të kenë përfunduar Nivelin e Parë “Teknik i Kontabilitetit”, e preferueshme.

Ky modul rekomandohet për të gjithë anëtarët e Institutit KAF dhe jo-anëtarët të cilët dëshirojnë të fitojnë eksperincën në zbatimin e kontabilitetit në praktikë.

Share this

Targeti

Target për regjistrimin dhe vijimin e Modulit opcional Praktika në Kontabilitet janë studentët e spodiplomuar dhe të gjithë individët e tjerë të cilët nuk kanë përvojë në punën praktike dhe nuk kanë punuar më parë në kontabilitet, i ftojmë të regjistrohen pasi që kjo është mundësia e tyre për të qenë përfitues të praktikës dhe automatikisht fitojnë të drejtën për të qenë përfitues të praktikës në kompanitë me të cilat IKAF tani ka marrveshje bashkpunimi.

Share this

Çmimi

PK

Banka përfituese: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Llogaria përfituese: 1183-001840-000-102

Pagesat bëhen duke kërkuar paraprakisht ProFaturën nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit trajnimikaf@gmail.com ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

Rreth Trajnimit

Programi i kontabilistëve profesional është një program pasuniversitar i kontabilitetit për të diplomuarit dhe profesionistët e kontabilitetit dhe për të gjithë ata që përfundojnë Nivelin e Parë, kanë mundësi të regjistojnë Nivelin e Dytë. Kontabilisti profesional mundëson matjen, zbulimin apo ofrimin e sigurimit në lidhje me informacionin financiar që ndihmon menaxherët, investitorët, organet tatimore dhe të tjerët të marrin vendime profesionale.

Etika dhe profesionalizmi i kontabilisti profesionist duhet të jetë e ndërtuar mbi parimet e vlerave të mirëfillta profesionale, financiare dhe analitike duke dëshmuar aftësit e ndërtuara mbi Stanardet Ndërkombëtare dhe Kosovare të Kontabilitetit në harmoni të plotë me Kodin e Etikës Profesionale. Kur një kontabilistë ndërton karrierën e tij duke u bazuar mbi këto parime, edhe raportet financiare do jenë të besuara edhe për publikun e gjerë.

Kontabilistët e Çertifikuar po ashtu do t’i mësojnë principet dhe sistemet e kontrollit të brendshëm të ndërmarrjes, metodat e auditimit dhe standardet, e po ashtu do të fitojnë njohuri të konsiderueshme në lëminë e planifikimit të biznesit, vendimmarrjes dhe menaxhimit.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM →

Share this

Objektivat e Trajnimit

Nëpërmjet trajnimit, IKAF synon që t’i përgadis kontabilistët profesionistë në harmoni të plotë me Kodin e Etikës, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit si dhe Standardet Kosovare të Kontabilitetit, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për interpretimin e tij në praktikë ku do qofshin ata si në institutucionet publike apo private.

Pas përfundimit të programit, kandidatët do të:
  • Arrijnë një kualifikim të kontabilitetit të standardit më të lartë;
  • Do të jenë të ligjshëm për të aplikuar për anëtarësim në Institutin KAF, dhe do të kenë qasje në shumë avantazhe dhe shërbime profesionale;
  • Përfitojnë nga anëtarësimi i Institutit KAF në anëtarësimin e tij në Aleanca Globale të Kontabilitetit dhe do të kenë qasje dhe mundësi të karrierës dhe përfitimeve reciproke.


&nbsp

Share this

Modulet e Trajnimit

F4 “Ligji i Korporatave dhe Bznesit”

✓ Elementet kryesore të Sistemit Ligjor;
✓ Ligji i Detyrimeve;
✓ Ligji i Punës;
✓ Kapitali dhe Financimi i kompanive;
✓ Menaxhimi, administrimi dhe Sistemimi i Kompanive;
✓ Implikimet ligjore lidhur me kompanitë në situata të vështira dhe krizë;
✓ Qeverisja dhe çështjet etike, lidhur me biznesin.

Share this

F5 “Menaxhimi i Performancës”

✓ Kostot e specializuara dhe teknikat e menaxhimit të kontabilitetit;
✓ Teknikat e vendim marrjes;
✓ Buxhetimi;
✓ Kostimi standard dhe analiza e variancave;
✓ Matja e performancës dhe kontrolllit.

Share this

F7 “Raportimi Financiar”

✓ Korniza konceptuale për Raportim Financiar;
✓ Korniza rregullative për raportim financiar;
✓ Kombinimet e biznesve;
✓ Analiza dhe interpretimi i pasqyrave financiare.

Share this

F8 “Auditimi dhe Siguridhënia”

✓ Korniza e Auditimit dhe Sistemimi,
✓ Auditimi i brendshëm;
✓ Planifikimi dhe vlerësimi i riskut;
✓ Kontrolli i brendshëm;
✓ Evidenca e auditimit;
✓ Rishikimi;
✓ Raportimi.

Share this

F9 “Menaxhimi Financiar”

✓ Funksioni i Menaxhimit Financiar;
✓ Mjedisi i menaxhimit financiar;
✓ Menaxhimi i kapitalit punues;
✓ Vlerësimi i investimeve;
✓ Financimi i bizneseve;
✓ Kosto e kapitalit;
✓ Vlerësimi i biznesit;
✓ Menaxhimi i riskut.

Share this
Share this

Kush mund të aplikoj?

Në këtë nivel mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët synojnë të merren me kontabilitet në të ardhmen dhe dëshirojnë të fitojnë çertifikatë përkatëse. Të drejtë regjistrimi kanë kanidatët që kanë përfunduar, ose janë duke vijuar shkollimin universitar në fakultetin ekonomik ose Administrim Biznesi apo të ngjajshme, gjithashtu janë edhe të çertifikuar si Teknik i Kontabilietit, do kenë mundësi të regjistrohen.

Nëse mendoni të bëheni kontabilist profesional, kualifikimi i Kontabilisitit të Çertifikuar është ai që ju nevojitet juve. Ky kualifikim u jep një rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Share this

Target

Nga ky trajnim mund të përfitojnë shumë individë duke filluar nga studentët e më lartë, sepse njohurit e përfituara do të mund t’ju shërbejnë për të kërkuar një vend pune, për tu avancuar në pozita, por ju mundësojnë edhe çertifikimin në Nielin e Dytë “Kontabilist i Çertifikuar”.

Disa nga pozitat që i atakon drejtpërsëdrejti ky trajnim janë:
✓ AUDITOR
✓ ZYRTAR FINANCIAR
✓ ZYRTAR PËR KRIME EKONOMIKE
✓ KONTABILIST
✓ SHEF I FINANCAVE
✓ ANALIST FINANCIAR
✓ KËSHILLTAR FINANCIAR
✓ MENAXHER I RISKUT
✓ ZYRTAR I THESARIT
✓ MENAXHER I PROJEKTEVE
✓ ARKËTAR
✓ ZYRTAR I PASURISË
✓ ÇERTIFIKUES I PAGESAVE
✓ ZYRTAR I PROKURIMIT

Share this

Çmimi

cmimi

 

Banka përfituese: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Llogaria përfituese: 1183-001840-000-102

Pagesat bëhen duke kërkuar paraprakisht ProFaturën nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit trajnimikaf@gmail.com ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

Rreth Trajnimit

 

Programi për Çertifikimin e Auditorëve është krijuar në atë formë për të kontribuar në menaxhim financiar të mirë dhe cilësor. Çertifikimi i individëve bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me Ligjin në fuqi dhe në harmoni me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Qëllimi ynë është të trajnojmë dhe të çertifikojmë individë të cilët posedojnë integritet të lartë, zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe krijojnë besueshmëri në publik për auditim të pasqyrave financiare. Me këtë IKAF synon të luajë rol të rëndësishëm në të mirë të të gjitha palëve.

Një Auditor i Çertifikuar do të jetë i gatshëm të aplikojë njohuritë e fituara, aftësitë dhe të ushtrojë gjykimin profesional në zbatimin dhe vlerësimin e parimeve të raportimit financiar dhe auditimit të pasqyrave financiare dhe të praktikojë një sasi të situatave dhe të konteksteve të biznesit, në mënyrë të pa-anshme dhe në mënyrë profesionale.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM →

Share this

Objektivat e Trajnimit

Objektivat kryesore të këtij programi synohen të arrihen në atë mënyrë që kandidatët të jenë në gjendje të:

  • Aplikojnë njohuritë relevante, aftësitë dhe të ushtrojë gjykim profesional në vlerësimin e pozitës strategjike, të caktojë zgjedhjet strategjike dhe të zbatojë strategjinë e veprimit nëpërmjet të procesit të biznesit dhe të ndryshimeve strukturore; kordinimi i njohurive në sistemet dhe teknologjinë informative si dhe menaxhimi i suksesshëm i proceseve, projekteve si dhe njerëzve brenda kufizimeve financiare dhe burimeve të tjera.
  • Analizojë, vlerësojë dhe të arrijë në konkluzion në lidhje me çështjet sigurimit dhe çështjet e tjera audituese në kontekst të praktikës më të mirë dhe të zhvillimeve të deritanishme.
  • Aplikojë njohuri të rëndësishme, shkathtësi për të ushtruar gjykime profesionale në vlerësimin e pozitës strategjike, përcaktimin e zgjedhjes strategjike dhe implementimin e veprimit në procesin e biznesit. Një tjetër qëllim është kordinimi i sistemeve të njohurive dhe teknologjisë informative duke menaxhuar me efikasitet proceset, projektet, njerëzit brenda mundësive dhe kufizimeve financiare.
  • Të zhvillojë njohuritë mbi legjislacionin e Kosovës dhe zbatimin e tij. Që të zhvillohen njohuritë dhe të kuptohen llojet e shoqërive tregtare, klasifikimi i tyre sipas ARBK-së, ATK-së dhe KKRF- së, si dhe aftësitë tekniko-fiskale duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare themelore.

Share this

Modulet e Trajnimit

P1 “Kontabilisti Profesional”

✓ Qeverisja dhe Përgjegjësia;
✓ Kontrolli i brendshëm dhe rishikimi;
✓ Identifikimi dhe vlerësimi i riskut;
✓ Kontrollimi i riskut;
✓ Vlerat profesionale dhe etika.

Share this

P2 “Raportimi i Korporatave”

✓ Obligimet profesionale dhe etike të kontabilistit;
✓ Korniza e raportimit financiar;
✓ Raportimi dhe performanca financiare e njësive ekonomike;
✓ Pasqyrat financiare të grupeve të njësive ekonomike;
✓ Njësitë e specializuara ekonomike;
✓ Pasojat e ndryshimeve në Rregullorene Kontabilitetit në Raportimin Financiar.

Share this

P7 “Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia”

✓ Mjedisi Rregullativ;
✓ Konsiderimet profesionale dhe etike;
✓ Menaxhimi në praktikë;
✓ Detyrat;
✓ Raportimi;
✓ Çështjet aktuale dhe Zhvillimet.

Share this

P3 “Analiza e Biznesit”

✓ Pozicioni strategjik;
✓ Zgjedhjet strategjike;
✓ Veprimet strategjike;
✓ Ndryshimi i proceseve në biznes;
✓ Teknologjia informative;
✓ Çështjet e kualitetit.

Share this

P6 “Tatimet e Avancuara”

✓ Njohuritë dhe të kuptuarit e sistemit;
✓ Tatimor të Kosovës nëpërmjet studimit të tatimeve të mëtutjeshme, së bashku me disa tema më të avancuara brenda studimeve paraprake të tatimeve;
✓ Rëndësia e tatimeve në menaxhimin financiar individual dhe atë të korporatave;
✓ Ndikimi i tatimeve relevante në situata të ndryshme dhe kurse të ndryshme veprimi duke përfshirë bashkëveprimin e taksave;
✓ Minimizimi dhe /ose prolongimi i detyrimeve tatimore nëpërmjet përdorimit të matjeve standarde të planifikimit të tatimeve.

Share this
Share this

Kush mund të aplikoj?

Instituti KAF i fton të gjithë individët të cilët posedojnë kualifikim, përvojë punë në kontabilitet, auditim dhe financa dhe janë të çertifikuar në Nivelin e Dytë “Kontabilist i Certifikuar” që mund të aplikojnë për regjistrim në Nivelin e Tretë “Auditor i Çertifikuar”. Çertifikimi nga IKAF bëhet sipas Ligjit në fuqi, Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit të Bashkimit Evropian nën Direktivën e 8 të praktikave të mira ndërkombëtare, përmes së cilave rregulla IKAF i përgaditë kandidatët për Licencim.

Share this

Target

Nga ky trajnim mund të përfitojnë shumë individë duke filluar nga studentët e më lartë, sepse njohurit e përfituara do të mund t’ju shërbejnë për të kërkuar një vend pune, për tu avancuar në pozita, por ju mundësojnë edhe çertifikimin në Nielin e Dytë “Kontabilist i Çertifikuar”.

Disa nga pozitat që i atakon drejtpërsëdrejti ky trajnim janë:
✓ AUDITOR
✓ ZYRTAR FINANCIAR
✓ ZYRTAR PËR KRIME EKONOMIKE
✓ KONTABILIST
✓ SHEF I FINANCAVE
✓ ANALIST FINANCIAR
✓ KËSHILLTAR FINANCIAR
✓ MENAXHER I RISKUT
✓ ZYRTAR I THESARIT
✓ MENAXHER I PROJEKTEVE
✓ ARKËTAR
✓ ZYRTAR I PASURISË
✓ ÇERTIFIKUES I PAGESAVE
✓ ZYRTAR I PROKURIMIT

Share this

Çmimi

 

Banka përfituese: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Llogaria përfituese: 1183-001840-000-102

Pagesat bëhen duke kërkuar paraprakisht ProFaturën nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit trajnimikaf@gmail.com ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

Apliko Tani

Apliko tani

Share this

AUDITOR I BRENDSHËM I ÇERTIFIKUAR NË SEKTORIN PRIVATË DHE PUBLIK

Përmbajtja e kualifikimit është zhvilluar në atë mënyrë që të siguroj që kualifikimi ofron një sërë njohurishë, aftësishë dhe teknikash profesionale për Auditor të Brendshëm. Syllabusi është zhvilluar duke iu referuar kërkesës për këtë profesion, Kodit të etikës IIA, Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm IIA dhe Kornizës Ndërkombëtare të Praktikës Profesionale.

INFORMATAT E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR APLIKIM  

Objektivat e Trajnimit

Ky titull është i dedikuar për ata të cilët do të ndjekin trajnimet në Institutin KAF duke arritur kështu që të kenë influencë në kuadër të rolit të tyre si Auditor i Brendshëm, me anë të ofrimit të shërbimeve efektive të siguridhënies që do të determinojnë përmirësimin e organizatës ku operojnë. Auditori i Brendshëm është i përkushtuar për të shërbyer në interes të publikut duke qenë kështu një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e ekselencës.

Share this

Modulet e Trajnimit

P1 Mjedisi i Auditimit të brendshëm

Qëllimi i këtij moduli është që të ju mundësoj kandidatëve që të kuptojnë mjedisin organizativ në të cilin operon Auditori i Brendshëm. Kjo do të sigurojë që Auditorët e Brendshëm janë në gjendje që të ofrojnë siguridhënie efektive nëpërmjet vlerësimit të kornizave strukturore, mjedisore dhe politike të organizatës. Ky trajnim do t’i pajis ata me terminologji, koncepte që përdoren për të përshkruar, planifikuar, menaxhuar dhe vlerësuar aktivitetin organizativ që janë esenciale për një interaktivitet të suksesshëm me kolegët dhe akterët tjerë

Share this

P2 Menaxhimi Financiar (Risqet dhe Kontrollet Financiare)

Qëllimi i këtij moduli është që të ju mundësoj kandidatëve që të njohin dhe të kuptojnë natyrën e riskut lidhur me sistemet financiare dhe ato kontabël dhe kontrollet që lidhen me to. Në këtë kontekst, do të pajis kandidatët me shkathtësitë e nevojshme për të kuptuar proceset dhe për të interpretuar informacionet kontabël. Kjo do t’i siguroj kandidatët që Auditorët e Brendshëm mund të aplikojnë vlerësimin e informacioneve kontabël për të plotësuar procesin e auditimit në identifikimin e risqeve dhe për të ofruar siguridhënie.

Share this

P3 Praktika e Auditimit të Brendshëm

Qëllimi i këtij moduli është që të ju mundësoj kandidatëve të kuptojnë fokusin, përgjegjësitë dhe metodologjitë e ofrimit efektiv të shërbimeve të auditimit të brendshëm. Kjo do të sigurojë që ata të jenë në gjendje të aplikojnë mjetet dhe teknikat e nevojshme të auditimit të brendshëm, me çka kandidatët do të pajisen më njohuritë thelbësore të Kornizës Ndërkombëtare të Praktikës Profesionale të auditimit të brendshëm, Kodin e Etikës dhe Standardeve Profesionale në bazë të së cilave kryhet funksioni i auditimit të brendshëm.

Share this

P4 Auditimi i Sistemeve të Informimit

Qëllimi i këtij moduli është që t’u mundësojë kandidatëve që të aplikojnë teknikat e auditimit dhe mjetet për auditim të brendshëm të sistemeve të informacionit në mënyrë efektive duke vlerësuar risqet dhe efikasitetin e kontrolleve të organizatës. Moduli do të pajisë kandidatët me njohuri të plotë të rëndësisë strategjike të sistemeve të informacionit në kuadër të operacioneve të biznesit dhe të menaxhimit, si dhe parimet e integritetit të informacionit, konfidencialitetit dhe disponueshmërinë që përforcojnë ato. Ai gjithashtu do të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë në kompjuter me ndihmën e mjeteve dhe teknikave të auditimit (CAATs).

Share this

P5 Qeversija e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut

Qëllimi i këtij moduli është t’u mundësojë kandidatëve të sigurojnë bordin në mënyrë të pavarur dhe objektive në lidhje me ekzistencën dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të riskut në kontekstin e qeverisjes së mirë korporative.

Share this
Share this

Kush mund të aplikoj?

Të drejtën për të paraqitur kërkesën për programin e trajnimit dhe certifikimit “Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik” e kanë kandidatët që i plotësojnë këto kritere:

Të posedojë diplomë universiteti në ekonomi, administratë publike, financa publike,    kontabilitet dhe juridik apo dhe fusha tjera të studimeve relevante (nëse gjykohen e nevojshme nga Instituti KAF).

Kandidatët të kenë përvojë pune jo më pak se 3 (tri) vjet (Obligative).
Kandidatë me përvojë pune në fushën e auditimit (Përparësi në regjistrim).
Kandidatët e rijnë që nuk kanë përvojë pune në fushën e auditimit apo kontabilitetit i nënshtrohen provimit pranues.

Kandidatët qe janë të interesuar të punojnë në fushën e auditimit të brendshëm dhe që kanë  diplomë universitare në ekonomi, administratë publike, financa publike,  kontabilitet ,juridik apo dhe fusha tjera të studimeve relevante me interes.

Share this

Çmimi

 

Informatat lidhur me Pagesën

Banka përfituese: ProCredit BANK
Emri i pëfituesit: Instituti KAF
Llogaria përfituese: 1183-001840-000-102

Pagesat bëhen duke kërkuar paraprakisht ProFaturën nga Administrata e Institutit KAF përmes e-mailit trajnimikaf@gmail.com ose përmes numrave për kontakt: 038 220 608 ose 044 118 346

Share this

TEKNIK I KONTABILITETIT

Teknik i kontabilitetit është një kualifikim zhvillues për menaxherët e zyrës si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilistë të çertifikuar.
Lexo më shumë →

PRAKTIKA NË KONTABILITET

Në kuadër të trajnimit opsional, IKAF ofron për të gjithë të interesuarit aplikimin 100% i kontabilitetit në praktikë. Raportim në ATK dhe formave të regjistrimit/ organizimit të biznesit.
Lexo më shumë →

KONTABILIST I ÇERTIFIKUAR

Mësojni raportimin financiar në pajtim me Standardet Ndërkombëtare, sistemet e kontrollit të brendshëm, metodat e auditimit, planifikimit dhe menaxhimit të performancës.

Lexo më shumë →

AUDITOR I ÇERTIFIKUAR

Rritja e vazhdueshme e kërkesës për auditime profesionale dhe numrit të pa mjaftueshëm të Auditorëve të Çertifikuar bënë që ky programë të jetë një nga qëllimet prioritare të Institutit.
Lexo më shumë →

AUDITOR I BRENDSHEM I ÇERTIFIKUAR

Përmbajtja e kualifikimit është zhvilluar në atë mënyrë që të siguroj që kualifikimi ofron një sërë njohurishë, aftësishë dhe teknikash profesionale për Auditor të Brendshëm.
Lexo më shumë →
Share this