Powered by ZigaForm version 2.9.3

ÇKA DO TË THOTË TË JESH STUDENTË NË IKAF?

Programet tona profesionale çertifikuese janë të bazuara në Kushte të Përgjithshme. Kushtet e Përgjithshme aplikohen nëse studentët nënshkrujanë një Para Kontratë të cilët deklarojnë se me vetëdije të plotë pranojnë Rregullat e shkruara nga Instituti KAF me anë të së cilave mbahen Programet Trajnuese. Duke qenë tërsisht të vetëdijshëm ndaj shmangjes së çfarë do konflikti të cilat janë në kundërshtim me Kushtet e Përgjithshme të studentëve, pa kufizime dhe pa dallime.

Pas nënshkrimit të Para Kontratës me IKAF dhe plotësimit të Formularit për Regjistrim për vijimin e programeve trajnuese çertifikuese IKAF do të shyrtojë aplikacionet tuaja, dhe në bazë të rregullave të parapara do vërtetojë se i plotësoni të gjitha kriteret apo jo, gjithmonë duke u bazuar në Ligje dhe Rregullore.

Si student në Institutin KAF jeni të supozuar dhe përgjegjës për sjelljen tuaj, në mënyrë profesionale, në të gjitha klasat, ndodhitë special dhe përvojat e punës së përbashkët, ku jeni të përfshirë. Në përgjithësi profesionalizmi kërkon që ju të keni standarde të larta, që janë të demostruara, por jo të kufizuara në fushat në vijim:

  • Përgjegjësi
  • Etikë
  • Marrëdhinet ndërpersonale
  • Paraqitjet personale
  • Kartelat e identifikimit IKAF

Të gjithë studentët që gëzojnë statusin e Anëtarit Aktiv, duhet të paguajnë anëtarësin vjetore në IKAF, si kusht i domosdoshëm për hyrje në provime dhe ndjekjen e ligjëratave në Programet trajnuese çertifikuese në IKAF.

Asambleja nuk i jep të drejtë vote në punimet e saja Anëtarit Student.

Mendimi i secilit student ka peshë dhe vlerë të veçantë në IKAF, prandaj, ndjehuni të lirë për të dhënë çdo sugjerim, kritik apo lavdatë.

Mendimet tuaja janë një shtytje akoma më e madhe për punë të cilat na ndihmojnë për të qenë më pranë jush.

Share this