Powered by ZigaForm version 3.8.9.4

Seminare & Punëtori

Instituti KAF ju fton të merrni pjesë në SEMINARIN e radhës të organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (e obliguar edhe me standarde vijimi i së paku 30-40 orëve brenda vitit për grupet e caktuara), me ç ‘rast pjesëmarrësit do të përfitojnë 12 orë të verifikueshme (12EVP/CPD). Në kuadër të Organizatës tuaj inkurajojmë të marrin pjesë tre zyrtar. Ky seminar për drejtorin tuaj është shumë i nevojshëm duke marre për bazë punën/kontaktet tuaj edhe me Njësinë e Auditmit.

Instituti KAF në vazhdimësi kërkon tema aktuale për të ofruar seminare sa më cilësore të veçanta dhe profesionale, ku kemi partner të shumtë në fushën e trajnimit/seminareve dhe edukimit, si dhe punojmë me trajner të dëshmuar, vendor e ndërkombëtar.

“Menaxhimi i rrezikut dhe Roli i auditorit të brendshëm”, është një temë shumë aktuale që duhet trajtohet në organizata për filluar me procesin e menaxhimit të rreziqeve dhe krijimit të strategjive përkatëse për menaxhimin e rreziqeve dhe për të përcaktuar se cili është roli i auditorit të brendshëm në këtë proces.  

Dy linjat e mbrojtjes

Menaxhimi i rrezikut nuk është vetëm një proces, një mjet, një departament ose një listë e rreziqeve- por është ajo se si organizata merr vendime më të mira për biznesin. COSO kohën e fundit ka përditësuar Kornizën për menaxhimin e rrezikut të ndërmarrjes me theks të shtuar në njohjen se menaxhimi i rrezikut është thelbësor për një organizatë që t’i bashkojë veprimet e saj me strategjinë e saj.

Auditimi i brendshëm është aktivitet që vazhdimisht zhvillohet, veçanërisht në pjesën e vlerësimit të menaxhimit të rrezikut. Udhëheqësit e suksesshëm të angazhimeve të auditimit e dinë se është thelbësore që vazhdimisht të zhvillojnë aftësitë e tyre për të kryer auditime të bazuara në rrezik në organizatat e tyre, duke përmirësuar proceset e auditimit të brendshëm dhe duke praktikuar përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit organizativ.

Sipas Standardit të perfomancës 2120 – Aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të vlerësojë efektivitetin dhe të kontribuojë në përmirësimin e proceseve të menaxhimit të rrezikut. Që do të thotë se përcaktimi, nëse proceset e administrimit të rrezikut janë efektive, është një gjykim që rezulton nga vlerësimi i auditorit të brendshëm se:

  • Objektivat e organizatës mbështesin dhe janë në linjë me misionin e organizatës;
  • Rreziqe të rëndësishme janë identifikuar dhe vlerësuar;
  • Janë përzgjedhur përgjigje të duhura ndaj rrezikut të cilat janë në linjë me nivelin e tolerancës së rrezikut të organizatës; dhe
  • Informacioni përkatës për rrezikun është gjetur dhe komunikuar në kohë në të gjithë organizatën, duke i dhënë mundësi punonjësve, menaxhimit dhe bordit të ushtrojnë përgjegjësitë e veta.

– Afati i aplikimit: 11 Qershor 2018

– Data e seminarit: 21-24 Qershor 2018 (4 ditë/ 3 netë)

– Vendi i organizimit: Shqipëri – Durrës

– Ligjërues: Lirim AMITI

Shkarko Broshuren

Qëllimet e seminarit

Ngritja e ekspertizës

 Në lidhje me menaxhimin e rrezikut, auditimi i brendshëm i një organizate duke vlerësuar proceset e menaxhimit të rrezikut do të shtojë vlerë:

  • Në përcaktimin e menaxhimit të rrezikut dhe natyrës së rrezikut,
  • Në identifikimin e marrëdhënieve ndërmjet menaxhimit të rreziqeve, strategjisë dhe përcaktimit të objektivave,
  • Që menaxhmenti të identifikoj, vlerësoj dhe tu përgjigjet rreziqeve në kuadër të “oreksit të biznesit për rrezikun”,
  • Që përgjigjet ndaj rreziqeve janë efektive, optimale në menaxhimin e rrezikut inherent,
  • Kur rreziku rezidual nuk përputhet me oreksin e rrezikut, të ndërmerren aktivitete përmirësuese,
  • Proceset e menaxhimit të rrezikut monitorohen nga menaxhmenti dhe efektiviteti i tyre kontrollohet rregullisht,
  • Rreziqet, përgjigjet ndaj rrezikut dhe aktivitetet e ndërmarra klasifikohen dhe raportohen siç duhet dhe
  • Në identifikimin e metodave për vlerësimin e ndryshimeve, rishikimin e rrezikut dhe performancës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit të rrezikut.

Aplikimi i “TEORISË” në “PRAKTIKË”.

 Përmes rasteve studimore, diskutimeve në grup, shembujve praktik dhe prezantimeve, në këtë seminar, do të mësoni për linjën e dytë të mbrojtjes me theks në menaxhimin e rrezikut dhe linjën e tretë auditimin e brendshëm. Ju do të rrisni ekspertizën tuaj në vlerësimin e  menaxhimit të rrezikut, si dhe do të keni të qartë rolin e auditorit të brendshëm në këtë proces. Përveç kësaj, do të mësoni se si të përfshini vizionin tuaj të menaxhimit të rrezikut për të rritur produktivitetin dhe për të zhvilluar plane të auditimit që do të mbështeten nga menaxhmenti. Ju do të merrni këshilla se si të shkruani ose të ndihmoni menaxhmentit e organizatës si të përgatit strategjinë për menaxhimin e rreziqeve.

Ky trajnim për menaxhimin e rrezikut dhe rolin e auditorit të brendshëm në këtë proces do të forcojë vetëdijen tuaj, besimin dhe ekspertizën, si një profesionist i vërtetë dhe këshillues i besueshëm i menaxhmentit, i cili me të vërtetë shton vlerë dhe ndihmon në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit organizativ.

REKOMANDIM!  Kush duhet të marrë pjesë në këtë seminar?

Menaxhimi i rrezikut është temë aktuale dhe e dobishme, e zbatueshme në më shumë industri, organizata, sektorin bankar dhe financiar, sigurime, sektorin publik dhe të tjera.

 Lirim Amiti

(Auditor i Brendshëm – Universiteti i Europës Juglindore/ Anëtar i Bordit Udhëheqës të IIA Maqedoni )

 

Profesionistë me përvojë në fushën e auditimit të jashtëm, në sektorin bankar dhe specialist në auditim të brendshëm.

Më shumë se një dekadë përvojë në auditim të brendshëm, në krijimin e funksionit të auditimit të brendshëm, formulimin dhe vendosjen e metodologjive të auditimit të brendshëm në përputhje me Standardet Ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

Trajnues i autorizuar nga IIA Global dhe trajnues i certifikuar nga CIPFA për Bazat e Auditimit të Brendshëm, Udhëheqjes dhe Kontrollit dhe Menaxhimit të organizatave.  Përvoja e tij si trajnues është kryesisht e lidhur me trajnimin e auditorëve të brendshëm, specialistëve të financave dhe të kontabilitetit në fusha si bazat e auditimit të brendshëm, standardet ndërkombëtare për praktikimin e auditimit të brendshëm, mashtrimet dhe menaxhimi i rrezikut.

 

Shkarko Broshuren

Përshkrimi i seminarit

Ky seminar ofron mundësi që auditorët e jashtëm të kenë mundësinë për të njohur mënyrën praktike të dokumentimit të letrave të punës nga angazhimi i klientit deri te finalizimi i raportit të auditimit.

Përkundër njohurive teorike në fushën e auditimit të jashtëm, realizimi praktik i një procesi të auditimit është një sfidë në vete, që kërkon qasje pragmatike dhe përkushtim të lartë.

Në këtë seminarin “Qasja Praktike në Auditimin e Jashtëm” do të trajtohet në mënyrë praktike i tërë procesi i auditimit të jashtëm, principet, metodologjitë dhe mjetet për mbledhjen, analizën dhe vlerësimin e të dhënave të një procesi.

Këto koncepte do të ju prezantohen pjesëmarrësve përmes zhvillimit të rasteve praktike të studimit. Pjesëmarrësve do të ju demonstrohet se si kryhet një auditim i jashtëm në secilën fazë të procesit dhe se si duhet të mësohemi të dokumentojmë punën tonë të auditimit. Gjithashtu, do të kenë mundësi të njihen me kontrollet që duhet të dizajnohen në sistem për të kryer operacione të ndryshme financiare dhe të tjera brenda kompanisë/organizatës.

Titulli i seminarit: Qasja Praktike në Auditimin e Jashtëm
Data e seminarit: 20-21 Prill 2018
E premte (20.04.2018), Ora:  17:00-21:00
E shtune (21.04.2018), Ora:  09:00-16:00

EVP/ 10 orë

Çmimi = 70.00 Euro/ Anëtar
Çmimi = 100.00 Euro/ Jo-Anëtar
Afati për regjistrim deri më: 19 Prill 2018
Vendi i organizimit: IKAF Prishtinë
Na kontaktoni në : +377/44-118-346

Pjesëmarrësit e synuar:
Ky seminar është i dizajnuar për auditor të jashtëm e po ashtu, edhe të brendshëm, zyrtarë financiar të sektorit privat dhe publik të cilët i nënshtrohen auditimit.

Temat që do të shtjellohen: 
Zhvillimi i procesit të auditimit në të gjitha fazat: Planifikim, Ekzekutim, Raportim, Rishikim i dokumentimit.

Mësimet e nxjerra:
– Si të zhvillohet një auditim i jashtëm cilësor;
– Çfarë mjetesh dhe burimesh duhet përdorur për një auditim;
– Si të jemi efikas dhe efektiv në kryerjen e një auditimi dhe arritjen e objektivave;
– Si të përmbushim pritjet e Menaxhmentit të lartë, Bordeve dhe Aksionarëve, palëve të interesit;

Pjesa I  – Planifikimi i Auditimit:
-Kuptimi i biznesit dhe mbledhja e informacioneve për planifikimin e auditimit;
-Kuptimi i kontrolleve të përgjithshme dhe vlerësimi i rrezikut për fushën që auditohet;
-Meterialiteti, rishikimi analitik;
Programet e auditimit;
  -Strategjia e përgjithshme e auditimit.
 -Listave kontrolluese për kontrollin e cilësisë.

Pjesa II – Ekzekutimi i auditimit
– Njoftimi i Klientit;
– Mbledhja e informacioneve;
– Takimi hyrës – Intervistimi;
– Puna në teren – Testimet/ Ekzaminimet;
– Trajtimi i një të gjeture (Elementet e gjetjes);
– Dokumentimi i procesit (Letrat e punës);
– Takimi përmbyllës më Klientin e audituar (diskutimi i çështjeve).

Pjesa III – Raportimi
– Shkrimi i Draft Raportit të auditimit dhe letërmenaxhmentit;
– Diskutimi i Draftit me Klientin e audituar;
– Pranimi dhe trajtimi i komenteve të Menaxhmentit;
– Finalizimi i Raportit.

Pjesa IV – Përcjellja e Rekomandimeve
– Plani i veprimit;
– Monitorimi i vazhdueshëm.

Rrisni aftësit tuaja!
Bëhu pjesë e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.

REGJISTROHU ONLINE TANI! 

Model që shton vlerën 

Auditimi i brendshëm i bazuar në rrezik është një metodologji në përputhje me standardet ndërkombëtare, e cila lejon auditimin e brendshëm të jetë i lidhur me rrezikun e biznesit, me qëllim që të përmbushë plotësisht misionin e tij për të shtuar vlerën nëpërmjet siguridhënies dhe këshillimit.

Auditimi i brendshëm është një profesion që vazhdimisht zhvillohet, veçanërisht në fushën e qasjes së auditimit të bazuar në rrezik. Udhëheqësit e suksesshëm të angazhimeve të auditimit e dinë se është thelbësore që vazhdimisht të zhvillojnë aftësitë e tyre për të kryer auditime të bazuara në rrezik në organizatat e tyre, duke përmirësuar proceset e auditimit të brendshëm dhe duke praktikuar përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit organizativ.

Qeverisja e mirë korporative dhe menaxhimi efektiv i rrezikut në një organizatë nënkupton zhvillimin e aftësive dhe ekspertizës (IIA Standard 1210) për të identifikuar rreziqet, për të vlerësuar ato, për të krijuar dhe zhvilluar një plan për siguridhënie të bazuar në rrezik, për të kuptuar kontrollet e brendshme dhe funksionalitetin e tyre në proceset e biznesit, nga të cilat do të ndjeken angazhimet e ardhshme të auditimit të brendshëm të bazuar në rrezik (IIA Standard 2100).

Broshura/Ftesa: Shkarko

-Afati i aplikimit: 19/03/2018

-Data e seminarit: 22-25 /03/2018
 (Nisja bëhët me datën 22, në ora 13:30, kthimi do të bëhet me datën 25, në ora 11:00)

-Vendi i organizimit: Maqedoni
(Për lokacionin/ hotelin do të njoftoheni pas përfundimit të regjistrimit)

-Ligjërues: Lirim Amiti

ÇFARË DO TË PËRMBAJË KY SEMINAR?

Auditimi i brendshëm bazuar në rrezik ofron avantazhe të mëdha për organizatën, duke lejuar auditimin e brendshëm të ofroj siguridhënie për:

  1. Proceset e menaxhimit të rrezikut – dizajnimin dhe funksionalitetin e tyre,
  2. Menaxhimi i rreziqeve “kyçe” – duke përfshirë efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe
  3. Raportim të plotë, të saktë, adekuat dhe klasifikim të rreziqeve.

Qëllimet e trajnimit janë:

Ngritja e ekspertizës

Duke përdorur qasjen e auditimit të brendshëm bazuar në rrezik, auditimi i brendshëm i një organizate do të shtojë vlerë që:

  • Menaxhmenti të identifikoj, vlerësoj dhe tu përgjigjet rreziqeve në kuadër të “oreksit të biznesit për rrezikun”,
  • Që përgjigjet ndaj rreziqeve janë efektive, optimale në menaxhimin e rrezikut inherent,
  • Kur rreziku rezidual nuk përputhet me oreksin e riskut, të ndërmerren aktivitete përmirësuese,
  • Proceset e menaxhimit të rrezikut monitorohen nga menaxhmenti dhe efektiviteti i tyre kontrollohet rregullisht dhe
  • Rreziqet, përgjigjet ndaj rrezikut dhe aktivitetet e ndërmarra klasifikohen dhe raportohen siç duhet.

Aplikimi i “teorisë” në “praktikë”.

Në këtë trajnim, do të mësoni se si të zbatoni qasjen e bazuar në rrezik në ripërcaktimin dhe fokusimin e aktiviteteve tuaja të auditimit. Ju do të rrisni ekspertizën tuaj në menaxhimin e rrezikut, marrëdhëniet e saj me qeverisjen dhe si të rishikoni proceset e menaxhimit të rrezikut. Përveç kësaj, do të mësoni se si të përfshini vizionin tuaj të menaxhimit të rrezikut për të rritur produktivitetin dhe për të zhvilluar plane të auditimit që do të mbështeten nga menaxhmenti. Ju do të merrni këshilla se si të shkruani raportet e auditimit të bazuar në rrezik që do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në karrierën tuaj dhe suksesin e organizatës suaj.

Ky trajnim i auditimit të brendshëm bazuar në rrezik do të forcojë vetëdijen tuaj, besimin dhe ekspertizën, si një profesionist i vërtetë dhe këshillues i besueshëm i menaxhmentit, i cili me të vërtetë shton vlerë dhe ndihmon në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit organizativ.

Kush duhet të marrë pjesë në këtë trajnim?

Audituesit ekzekutiv Menaxherët kryesor për rreziqet Oficerë të sigurisë
Auditues të brendshëm Kontabilistë Menaxherët e pajtueshmërisë
Auditues të jashtëm Zyrtar financiar Kontrollues

Auditimi i brendshëm bazuar në rrezik është temë aktuale dhe e dobishme, e zbatueshme në më shumë industri, organizata, sektorin bankar dhe financiar, sigurime, sektorin publik dhe të tjera.

*Për të marrë pjesë në seminar, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që ta bëjnë regjistrimin më së largu deri më 19 Mars 2018, numri i kandidatëve është i kufizuar.

Rrisni aftësit tuaja!
Bëhu pjesë e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.

Shënim:
– Të gjitha regjistrimet duhet të bëhen në të njejtën kohë dhe do të paguhen nëpërmjet një fature.

Broshura/Ftesa: Shkarko 

Agjenda : Shkarko

REGJISTROHU ONLINE TANI! 

 

Në kuader të bashkëpunimit me Institutin e Auditorëve te Brendshëm Maqedonisë ( IIA Maqedoni) dhe Institutit KAF, ofrojnë Seminarin një ditorë me titull: IFRS , Financial Statements & Accounting for Internal Auditors.

Thellimi i ekspertizës për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar është një shtyllë solide e suksesit për një Auditues të brendshëm. E njëjta përfshin rifreskimin sistematik të njohurive me standardet e aplikueshme globale të kontabilitetit që kërkojnë informata transparente dhe të krahasueshme në pasqyrat financiare. Trajnimi do të mundësojë kuptimin e avancuar të trajtimit kontabël dhe zbatimin e tij në përgatitjen dhe kontrollin e pasqyrave financiare, duke përdorur shembuj praktikë të biznesit.

Në kuadër të kampanjës për Aneteresim, IKAF  ofron seminar me cmim simbolik.

Afati i aplikimit: 09/02/2018
Data e seminarit: 12/02/2018
Ora: 10:00 – 17:00
* Kosto e seminarit për IKAF AB Anëtar:  65 euro.
Vendi i organizimit: MIT Universitet- Shkup 
Ligjerimi do të bëhët vetëm në gjuhën angleze
Ligjërues Special:  MARKOS DASKALAKIS (Internal Audit Executive Director / JPMorgan Chase & Co)

*Te drejtë aplikimi kanë vetëm anetarët e IKAF AB apo ata që anëtarësohen. Në këtë rast, jo-anëtaret duhet të bëjnë pagesen në vlere prej 60 euro të anëtarësis vjetore te IKAF AB dhe pagesen e pjesëmarrjes në seminar ne vlerë prej 65 euro.

ÇFARË DO TË PËRMBAJË KY SEMINAR?

• Korniza për raportim financiar
• Raporti i rrjedhës së parasë
• Mjetet, detyrimet, kapitali
• Instrumentet financiare
• Të hyrat dhe shpenzimet
• Politikat kontabël

Qëllimet e trajnimit janë:

а. SNRF Raportet financiare I
b. Menaxhmenti financiar I
в. Praktikat ndërkombëtare kontabile

Kush duhet të marrë pjesë në këtë trajnim?

CEO, Auditues të brendshëm, Auditues të jashtëm, Menaxherët kryesor për rreziqet, Kontabilistët, Juristët, Menaxherët e pajtueshmërisë, Kontrolli i brendshëm etj.

SNRF, Raportet Financiare dhe kontabiliteti janë tema aktuale dhe të dobishme, të zbatueshme në të gjitha industritë, organizatat, sektorin bankar dhe financiar, sigurimet, sektorin publik dhe të tjerët.

Ky trajnim ekskluziv është hartuar për të ndarë njohuritë e një Eksperti ndërkombëtar, si dhe për të fituar një perspektivë të re mbi disa nga çështjet kritike dhe komplekse të SNRF-ve, si dhe duke kontribuar në përmirësimin tonë profesional.

Për të marrë pjesë në seminar, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që ta bëjnë regjistrimin më së largu deri më 09 Shkurt 2018, Ora 16:00, numri i kandidatëve është i kufizuar.

 

Rrisni aftësit tuaja!
Bëhu pjesë e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.

Shënim:
– Të gjitha regjistrimet duhet të bëhen në të njejtën kohë dhe do të paguhen nëpërmjet një fature.

 

REGJISTROHU ONLINE TANI! 


Instituti KAF në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional shpall seminarin e radhës me temën “Kontratat Ndërtimore dhe Vlerësimi i Stokut, bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Legjisalcionit Tatimor të Kosovës’, me ç’rast pjesëmarrësit do të pëfitojnë 12 orë të verifikueshme.

Afati i aplikimit: 14.12.2017
Data e seminarit: 16-17.12.2017
Ora: 09:00 – 16:00
Kosto e seminarit: 60 Euro
Anëtarët IKAF: ZBRITJE 30%
Vendi i organizimit: IKAF Prishtinë
Ligjërues: Sami Salihu dhe Hajdar Hoxha

ÇFARË DO TË PËRMBAJË KY SEMINAR?

1. KOTRATAT AFTAGJATA
• Përkufizimi mbi kontratat afatgjate / kontratat ndërtimore.
• Përcaktimi i të ardhurave nga “punëkryesit”
• Përcaktimi i të ardhurave nga “investitorët” dhe “punëkryesit-investitorët”
• Stoku
• Faturimi
• Transaksionet e këmbimit
• Pagesat e mbajtura
• Momenti i lindjes së detyrimit për TVSh tek Kontratat Afatgjata
• Lirimet pa të drejtën e zbritjes së TVSh-së së zbritshme
• E drejta e zbritjes së TVSH-së
• Proporcioni i përkohshëm i zbritshëm (PPK) i TVSh-së
• Rregullimi i zbritjeve
• Detyrimi për të Paguar TVSH-në për shërbimet që furnizohen në lëmin e ndërtimit
(ngarkesa e kundërt)

2. SNK 11 – Kontratat në Ndërtim
• Kontratat e Ndërtimit dhe trajtimi i tyre në Pasqyra Financiare;
• Të ardhurat e kontratës;
• Kostot e kontratës;
• Faturimi progresiv;
• Ndalesat;
• Paradhëniet;
• Vlërsimi i punëve të përfunduara dhe regjistrimi i transaksioneve në fund të vitit;
• Investimi në vijim;
• Dirferencat tatimore – Tatimet mbi të Ardhurat (SNK 12).

3. STOQET
• Evidentimi i stoqeve
• Metodat e aplikueshme për evidentimin e stoqeve
• Elementet e nevojshme për listën e stoqeve
• Mallrat të cilat duhet të përfshihen në stok
• Mallrat të cilat nuk duhet të përfshihen në stok

4. SNK 2 – STOQET
• Metodat alternative për vlerësimin e stokut – Vlera neto e realizueshme (NRV);
• Diferencat tatimore nga vlersimi i stoqeve;
• Kostoja e stokut – Kostoja e mallrave të shitur/Kostoja e shitjeve;
• Vlërsimi i stokut përmbyllës duke përdorur FIFO dhe Kostoja mesatare.

KUJT I DEDIKOHET KY SEMINAR:
 Kontabilstëve;
 Teknikëve të Kontabilitetit;
 Zyrtarve Financiar.
 Të gjithë atyre që ju interesojnë këto tema, pavarësisht profesionit apo kualifikimit.

Për të marrë pjesë në seminar, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që ta bëjnë regjistrimin më së largu deri më 14 Dhjetor 2017, E enjte – Ora 16:00, numri i kandidatëve në grup është i kufizuar.

Rrisni aftësit tuaja!
Bëhu pjesë e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.

OFERTA PËR GRUPE
Merr pjese në grupe dhe fitoni ZBRITJE!
IKAF ofron avantazhe për të kursyer në grupe të vogla dhe të mëdha.
Na kontaktoni 038 220 608 ose [email protected] për të bërë një regjistrimin individual ose në grupe.

Shënim:
– Të gjitha regjistrimet duhet të bëhen në të njejtën kohë dhe do të paguhen nëpërmjet një fature.
– Nëse bëhet regjistrimi i dy kandidatëve të familjes së ngushtë atëherë aplikohet zbritja (p.sh motër/vëlla, bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë).
– Në rast të ekzistimit të dy zbritjeve në kuadër të kategorive të mësipërme, atëherë aplikohet njëra nga zbritjet më të favorshme për kandidatin.

REGJISTROHU ONLINE TANI! 

 

Përkundër njohurive teorike sado të mira në fushën e auditimit të brendshëm, realizimi praktik i një procesi të auditimit është një sfidë në vete që kërkon qasje pragmatike dhe përkushtim të lart.

Kjo punëtori ofron mundësi që auditorët e brendshëm se pari të kenë mundësi për shkëmbim eksperiencash në lidhje me qasjen dhe mënyrat e përmbushjes praktike të një procesi auditimi të bazuar në metodologji praktike. Do të shpalosen fazat specifike të auditimit të brendshëm, principet, metodologjitë dhe mjetet për mbledhjen, analizën dhe vlerësimin e të dhënave të një procesi të audituar.

Këto koncepte do të ju prezantohen pjesëmarrësve përmes zhvillimit të rasteve praktike të studimit. Pjesëmarrësve do të ju demonstrohet se si kryhet një auditim i brendshëm nëpër secilën fazë të procesit.  Gjithashtu, do të kenë mundësi të njihen me kontrollet që duhet të dizajnohen në sistem për të kryer operacione të ndryshme financiare dhe të tjera brenda kompanisë/organizatës.

Afati i aplikimit: 20.12.2017
Datat e punëtorisë: 23-24.12.2017
Ora: 10:00 – 16:00
Kosto e pjesëmarrjes: 70 Euro
Anëtarët IKAF:  ZBRITJE 30%
Vendi i Punëtorisë: IKAF Prishtinë

Ligjërues: Bezad Halilaj

ÇFARË DO TË PËRMBAJË KJO PUNËTORI?

Tema 1:  PLANIFIKIMI

  • Kuptimi i biznesit dhe mbledhja e informacioneve për planifikimin e auditimit;
  • Kuptimi i kontrolleve të përgjithshme dhe vlerësimi i rrezikut për fushën që auditohet;
  • Përgatitja e planit;
  • Zhvillimi i një programi të auditimit;
  • Përgatitja e Pyetësorëve dhe Listave Kontrolluese.

Tema 2:  EKZEKUTIM I AUDITIMIT

  • Njoftimi i Klientit;
  • Mbledhja e informacioneve;
  • Takimi hyrës – Intervistimi;
  • Puna në teren – Testimet/ Ekzaminimet;
  • Trajtimi i një të gjeture (Elementet e gjetjes);
  • Dokumentimi i procesit (Letrat e punës);
  • Takimi përmbyllës më Klientin e audituar (diskutimi i çështjeve).

Tema 3: RAPORTIMI

  • Shkrimi i Draft Raportit të auditimit;
  • Diskutimi i Draftit me Klientin e audituar;
  • Pranimi dhe trajtimi i komenteve të Menaxhmentit;
  • Finalizimi i Raportit.

 Tema 4:  PËRCJELLJA E REKOMANDIMEVE

  • Plani i veprimit;
  • Monitorimi i Vazhdueshëm; dhe
  • Ushtrime Praktike.

 Si të zhvillohet një auditim i brendshëm cilësor? Çfarë mjetesh dhe burimesh duhet përdorur për një auditim? Si të jemi efikas dhe efektiv në kryerjen e një auditimi dhe arritjen e objektivave? Si të përmbushim pritjet e Menaxhmentit të lartë, Bordeve dhe Aksionarëve, këto dhe të tjera tema do të shtjellohen përgjatë Punëtorisë dy ditore të organizuar ekskluzivisht për anëtarët e IKAF-it, dhe të gjithë të interesuarit tjerë.

KUJT I DEDIKOHET KJO PUNËTORI:

Punëtoria është dizajnuar për udhëheqësit e auditimit të brendshëm, auditorët e brendshëm, auditorët e jashtëm, zyrtarët financiar të sektorit privat dhe publik të cilët i nënshtrohen auditimit.

Për të marrë pjesë në seminar, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që ta bëjnë regjistrimin më së largu deri më 20 Dhjetor 2017, E mërkure – Ora 16:00, numri i kandidatëve në grup është i kufizuar.

 

Rrisni aftësit tuaja!

Bëhu pjesë e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.

  

Rezervimin e vendit duhet ta bëni Online.

APLIKO DHE REGJISTROHU ONLINE!

Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti KAF organizon Seminar. Përmbajtja e këtij seminari është e lidhur me tri shtylla kryesore të veprimtarisë së auditimit, të cilat në thelb përfaqësojnë pjesën më të rëndësishme të punës audituese, qoftë kjo për auditimin e brendshëm qoftë për atë të jashtëm.

Më konkretisht, seminari lidhur me “Aspektet teoriko-praktike mbi zhvillimin e auditimit. Rishikimi i Cilësisë dhe ndjekjen e Rekomandimeve të Auditimit”, ka për qëllim që t’ju ofrojë të interesuarve njohuri të thelluara lidhur me procedurat që duhet të zbatohen për planifikimin dhe zhvillimin e një misioni/angazhimi/auditimi, duke synuar shpjegimin teorik të standardeve dhe zbatimin praktik të tyre në kushtet konkrete të një organizate apo institucioni publik apo privat.
Po ashtu, një rëndësi të veçantë në këtë seminar merr edhe shpjegimi i evidencës së auditimit si dhe i letrave të punës (dosjes) së auditimit.

Nga ana tjetër, në këtë seminar do të njiheni me procedurat që lidhen me rishikimin e cilësisë së punës audituese, me mënyrën e hartimit të rekomandimeve dhe me procedurat që duhet të ndiqen lidhur me zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Afati i aplikimit: 15.11.2017
Data e seminarit: 17-19/11/2017
EVP/CPD: 9 orë
Kosto: 550 Euro (Zbritje për grupe)
Vendi i organizimit: Durrës Shqipëri
Broshura/oferta online: SHKARKO

OFERTA PËR GRUPE
Merr pjese në grupe dhe fitoni ZBRITJE!
IKAF ofron avantazhe për të kursyer në grupe të vogla dhe të mëdha.
Na kontaktoni 038 220 608 ose [email protected] për të bërë një regjistrimin individual ose në grupe.

Shënim:
– Të gjitha regjistrimet duhet të bëhen në të njejtën kohë dhe do të paguhen nëpërmjet një fature.
– Nëse bëhet regjistrimi i dy kandidatëve të familjes së ngushtë atëherë aplikohet zbritja (p.sh motër/vëlla, bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë).
– Në rast të ekzistimit të dy zbritjeve në kuadër të kategorive të mësipërme, atëherë aplikohet njëra nga zbritjet më të favorshme për kandidatin.

Broshura online: SHKARKO

Të gjitha aplikimet duhet të bëhen online

Nëse keni probleme gjatë shkarkimit të broshurës apo dërgimit online, ju lutem na kontaktoni.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe ftohen te interesuarit të regjistrohen deri më 15.11.2017. Nëse numri i pjesëmarrësve plotësohet para datës caktuar, IKAF do ta ndërpres regjistrimin e pjesëmarrësve tjerë.
Për informata më të hollësishme kontakto:
Mob. 044 118 346Fix. 038 220 608Emaili: [email protected]

REGJISTROHU ONLINE TANI! 


REGJISTROHU ONLINE TANI!

Afati i aplikimit: 17.04.2017
Data e seminarit: 21-23/04/2017
EVP/CPD: 11 orë
Kosto: 550 Euro (Zbritje për grupe)
Vendi i organizimit: BUDVA – Mali i Zi.
Broshura/oferta online: SHKARKO

PËRFITUESIT
Ky seminar është i dizajnuar për udhëheqësit e auditimit të brendshëm, auditor të brendshëm dhe të jashtëm, auditor të TI-së, auditor financier, profesionist të TI-së dhe udhëheqës të menaxhimit të rrezikut, të cilët janë të interesuar që të kuptojnë TI-në nga perspektiva e auditimit. Po ashtu, nga ky seminar mund të përfitojnë edhe: kontabilist, zyrtar financiar, certifikues të pagesave, zyrtar të prokurimit dhe buxhetit.

OFERTA PËR GRUPE
Merr pjese në grupe dhe fitoni ZBRITJE!
IKAF ofron avantazhe për të kursyer në grupe të vogla dhe të mëdha.
Na kontaktoni 038 220 608 ose [email protected] për të bërë një regjistrimin individual ose në grupe.

Shënim:
– Të gjitha regjistrimet duhet të bëhet në të njëjtën kohë dhe do të paguhen nëpërmjet një fature.
– Nëse bëhet regjistrimi i dy kandidatëve të familjes së ngushtë atëherë aplikohet zbritja (p.sh motër/vëlla, bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë).
– Në rast të ekzistimit të dy zbritjeve në kuadër të kategorive të mësipërme, atëherë aplikohet njëra nga zbritjet më të favorshme për kandidatin.

Broshura online: SHKARKO

Të gjitha aplikimet duhet të bëhen online
Aplikimi për regjistrim bëhet:

  1. Shkarko Formen/broshuren online dhe plotëso.
  2. Bëni pagesën në llogarin bankare që gjindet në formen/broshurën online
  3. Të dyjat së bashku i ngarkoni në formen online dhe i dërgoni nëpërmjet formës – APLIKO ONLINE.

Nëse keni probleme gjatë shkarkimit të broshurës apo dërgimit online, ju lutem na kontaktoni.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe ftohen te interesuarit të regjistrohen deri më 17.04.2017. Nëse numri i pjesëmarrësve plotësohet para datës caktuar, IKAF do ta ndërpres regjistrimin e pjesëmarrësve tjerë.
Për informata më të hollësishme kontakto:
Mob. 044 118 346 │Fix. 038 220 608 │ Emaili: [email protected]

REGJISTROHU ONLINE TANI!

IKAF NJOFTIM SHTESË (Prishtinë, 16.03.2017, ora 17:30)

U plotësua numëri i kandidatëve për pjesmarrje në PUNËTORI/WORKSHOP

Ashtu siq edhe ju kemi paralajmruar, u plotësua numëri i kandidatëve për pjesmarrje në PUNËTORI që do të organizohet me datë 19.03.2017.
Kurse, për kandidatët tjerë të interesuar është duke u krijuar grup i ri.
Data e organizimit për grupin e ri: 26.03.2017.

REGJISTROHU ONLINE TANI!

Afati i aplikimit: 23.03.2017
Data e punëtoris: 26.03.2017
Ora: 09:30 – 16:30
Ligjërues: Sami Salihu dhe Hajdar Hoxha
EVP/CPD: 6 orë
Kosto e pjesmarrjes: 45 Euro. Shkarko pro-faturën.
IKAF Anëtarë : (20% zbritje). Shkarko pro-faturën
Vendi i organizimit: Prishtinë, rr. Bedri Pejani, nr. 1

Të gjitha aplikimet duhet të bëhen online.

PUNËTORI/WORKSHOP

Krijimi, Raportimi Financiar Tatimor dhe sipas SNRF të NVM-ve

Përgatitja e raporteve financiare (hap pas hapi), ndikimi i ndryshimeve (SNK12) dhe ngjashmërive në mes të tatimeve (ATK) dhe SNRF-ve në raportimin financiar për NVM-të.

(6 orë të verifikueshme në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional)

Organizuar nga: INSTITUTI KAF

PËRVOJA MË E MIRË, PËR MË TË MIRËT!

“Kontabilistët ndër këshilltarët më të besueshëm të organizatës”

NVM-të (Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) në Kosovë janë të obliguara të raportojnë pasqyrat financiare në pajtueshmëri me SNRF (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) për NVM-të. Bazuar në kërkesat e anëtarëve dhe nevojat e tyre, që raportimi financiar të jetë në nivelin profesional, IKAF organizon këtë punëtori duke i mbështetur KONTABILISTËT dhe NVM-të në përgatitjen dhe raportimin financiar bazuar në tatimet dhe SNRF-të për NVM-të.
REGJISTROHU ONLINE TANI!

Afati i aplikimit: 17.03.2017
Data e punëtoris: 19.03.2017
Ora: 09:30 – 16:30
Ligjërues: Sami Salihu dhe Hajdar Hoxha
EVP/CPD: 6 orë
Kosto e pjesmarrjes: 45 Euro. Shkarko pro-faturën.
IKAF Anëtarë : (20% zbritje). Shkarko pro-faturën
Vendi i organizimit: Prishtinë, rr. Bedri Pejani, nr. 1

Të gjitha aplikimet duhet të bëhen online
Aplikimi për regjistrim bëhet duke plotësuar aplikimin online. Me rastin e aplikimit online për regjistrim, IKAF do të dërgoj detajet për pagesë dhe vetëm pas pranimit të pagesës konfirmimin e regjistrimit.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (30 pjesëmarrës) dhe ftohen anëtaret e Institutit KAF që të regjistrohen deri më 16.03.2017. Nëse numri i pjesëmarrësve plotësohet para datës 17.03.2017, IKAF do ta ndërpres regjistrimin e pjesëmarrësve tjerë dhe do të organizoj punëtorinë tjetër 7 ditë më vonë (nëse bëhet grupi).

Për informata më të hollësishme kontakto:
Mob. 044 118 346 │Fix. 038 220 608 │ Emaili: [email protected]

Share this