Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

U realizua punëtoria “Raportimi Financiar sipas Tatimeve dhe SNRF për NVM-të”

Me datë 19/03/2017 në ambientet e Institutit KAF u organizua Punëtoria me titullin “Krijimi, Raportimi Financiar Tatimor dhe sipas SNRF të NVM-ve”. Kjo punëtori  kishte për qëllim aftësimin e pjesëmarrësve lidhur me përgatitjen e raporteve financiare (hap pas hapi), ndikimin e ndryshimeve (SNK12) dhe ngjashmërive në mes të tatimeve (ATK) dhe SNRF-ve në raportimin financiar për NVM-të. NVM-të (Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) në Kosovë janë të obliguara të raportojnë pasqyrat financiare në pajtueshmëri me SNRF (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) për NVM-të dhe Instituti KAF është i përkushtuar që në vazhdimësi të aftësoj të interesuarit lidhur me konceptet specifike me rëndësi për profesionin.

Share this