AMT Consulting LLC, shpall konkurs pune për: KONTABILIST I CERTIFIKUAR

Prishtin
Posted 3 months ago

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:

  • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve  bazë të kompjuterit (përparësi);
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
    • Fakulteti Ekonomik, drejtimi kontabilitet apo banka dhe financa (obligative);
  • Njohja e gjuhës angleze (e preferuar);
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (ose pjesëmarrës në trajnime: praktika në kontabilitet);
  • Të ketë të përfunduar nivelin e dytë Kontabilist i Certifikuar; (në një nga shoqatat profesionale të akredituara në Kosovë, përparësi Instituti KAF).

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Nën mbikëqyrjen direkte të Menaxherit të Financave, do të kryej këto detyra:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë  faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
  • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
  • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
  • Menaxhimin e pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
    • Përgjegjës për menaxhimin me paranë e imët;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Plotëson te gjitha formularët qe kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës;
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe i dorëzon ato Menaxherit të Financave dhe kontabilitetit sipas kërkesës;
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;

PAGESA:

Pagesa do të jetë 450.00 € deri 600.00 € neto.

Diskutohet paga pasi te vlerësohen njohurit profesionale të treguara në periudhën provuese prej 3 muajve.

 KOHËZGJATJA:

Kontrata do të jetë një kontratë trevjeçare nga 17.07.2017 – 17.06.2020. 

ORARI I PUNËS:

Ditët: e hënë – e premte

Ora: 8:00-16:00

Pushimi: 30 minuta

 KUSHTET E PUNËS

Kushtet e përgjithshme

    • Kushtet e përgjithshme të punës janë në përputhje të plotë me ligjin e punës,
  • Nënshkrimi i deklaratës nën betim.
Share this

Job Features

Job CategoryKontabilist i Certifikuar

Apply Online