Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

Instituti KAF përfundoi me sukses realizimin e punëtorisë/workshopit për herë të dytë me temën “Raportimi Financiar sipas Tatimeve dhe SNRF për NVM-të”

 

Prishtinë, 26 Mars 2017

Me datë 26/03/2017 në ambientet e Institutit KAF në bazë të kërkesës së anëtarëve dhe më gjerë u organizua për herë të dytë Punëtoria me titullin “Krijimi, Raportimi Financiar Tatimor dhe sipas SNRF të NVM-ve”.

Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie ishte aftësimi i pjesëmarrësve lidhur me përgatitjen e raporteve financiare (hap pas hapi), ndikimin e ndryshimeve (SNK12) dhe ngjashmërive në mes të tatimeve (ATK) dhe SNRF-ve në raportimin financiar për NVM-të. NVM-të (Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) në Kosovë janë të obliguara të raportojnë pasqyrat financiare në pajtueshmëri me SNRF (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) për NVM-të.

Instituti KAF mbetet stoik në aftësimin profesional të anëtarëve dhe më gjerë në ngritjen e aftësive profesionale dhe praktike me rëndësi për profesionin.

Share this