Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

IKAF shtyn afatin për paraqitjen e Provimeve, Shtator/2017

 

Instituti KAF i njoftonë të gjithë anëtarët se pas pranimit të shumë kërkesave të mëdha si dhe për shkak të lancimit të sisitemit të ri SMIS për herë të pare, ka shtyer afatin për paraqitjen e provimeve për afatin Shtator/2017, deri më datën 31.08.2017.

Gjithashtu, ju njoftojmë se është aprovuar kërkesa e kandidatëve për shtyerje të datave të provimeve si më poshtë:

  • F5 Menaxhimi i Performancës do të mbahet më daten: 02.10.2017, E hëne, Ora 17:00;
  • F7 Raportimi Financiar do të mbahet më daten: 06.10.2017, E premte, Ora 17:00.

Ju rikujtojmë se për tu njohur me detajet e paraqitjes së provimeve si dhe përdorimit të sistemit të ri elektronik SMIS klikoni në linkun në vazhdim për të shkarkuar Manualin e përdorimit, dhe proceduart e aplikimit.

Procedurat e Aplikimit dhe manuali i perdorimit 

Vërejtje:   

  1. ID Letërnjoftimin jeni të obliguar ta keni me vete ditën e provimit;
  2. Obligimet financiare duhet t’i keni të përmbyllura sipas kontratës;
  3. Mos respektimi i rregullave sipër nuk do t’ju mundësojë shfrytëzimin e afatit të provimeve.
Share this