Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

IIA Maqedoni dhe Instituti KAF mbajtën seminarin me temën: “IFRS, Financial Statements & Accounting for Internal Auditors”.

Shkup, 12.02.2018

Në kuadër të bashkëpunimit, Instituti i Auditorëve të Brendshëm të Maqedonisë (IIA Maqedoni) dhe Instituti KAF, mbajtën Seminarin një ditorë me titull: “IFRS, Financial Statements & Accounting for Internal Auditors”, ligjëruar nga  Markos Daskalakis (Internal Audit Executive Director / JPMorgan Chase & Co).

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte thellimi i ekspertizës për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar e cila është një shtyllë e suksesit për një Auditues të brendshëm. Seminari pjesëmarrësve u mundësoi kuptimin e avancuar të trajtimit kontabël dhe zbatimin e tij në përgatitjen dhe kontrollin e pasqyrave financiare.

Pjesëmarrësit përveq njohurive të cilat i fituan ata u pajisen edhe me Certifikatë për pjesëmarrje dhe përfituan 6 orë në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), të njohura edhe nga IIA Global.

Share this