Powered by ZigaForm version 2.9.3

Me qëllim të operimit efiçient, efektiv dhe me kohë, Instituti KAF ka trajnuar dhe aftësuar kandidatë të cilët i përmbushin suksesshëm.

Rekrutimi dhe menaxhimi me efikasitet i Burimeve Njerëzore, janë elementet kyç në suksesin e organizatës sonë, andaj progresi dhe rritja e vazhdueshme e numrit të kandidatëve për të vijuar trajnimet tona bazohen pikërisht tek talenti, përvoja dhe puna e një stafi të përzgjedhur me profesionalizëm të lartë. Në këndvështrimin tonë, kapitali njerëzor ka qenë dhe do të mbetet aseti më i çmuar i organizatës sonë.

Në databazën tonë profesionale ju mund të gjen Kontabilist ose Ekspert Fiskal të cilët do të angazhohen në:

  • Nxitjen e ekspertizës suaj ekskluzive
  • Ndërtimin e profilit tuaj profesional
  • Rritjen e klientelës suaj
  • Krijimin e raporteve të besuara financiare

Përvoja e “Kontabilistit” dhe “Ekspertit Fiskal” tanë, është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit në mënyrë që përgatitja e dokumenteve të jenë në interes të publikut, si një paketë e vetme standardesh botërore të kontabilitetit, të zbatueshëm dhe të kuptueshëm, të cilët kërkojnë dhënien e informacionit të cilësisë së lartë, transparent dhe të krahasueshëm në pasqyrat financiare dhe në raportimin financiar, për të ndihmuar nxitjen e përdorimit dhe aplikimit rigoroz të këtyre standardeve; dhe puna aktive me organet kombëtare të vendosjes së standardeve për të realizuar konvergjencën e standardeve kombëtare të kontabilitetit dhe SNRF- ve përmes zgjidhjeve të cilësisë së lartë.

Share this