Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

Filloi Ligjëratat Gjenerata e Re Teknik i Kontabilitetit – Afati, Shkurt 2017

 

Prishtinë, 27 Shkurt 2017

Instituti KAF filloi edhe me ligjëratat e trajnimit/certifikimit Teknik i Kontabilitetit, me modulin F3 Kontabilitet Financiar.

Me ç’rast në emër të Institutit KAF, kandidatëve ju dëshiroi mirëseardhje në trajnim znj. Mejreme Krasniqi Sadiku – menaxhere e trajnimeve, ku mes tjerash prezantoi programin e trajnimit si dhe agjenden e modulit përkatës. Me sinqeritetin më të madh, ju lutem, mos hezitoni të na adresoni çdo shqetësim, sugjerim, lavadatë apo kritikë në lidhje me trajnimin/certifikimin sepse vetëm kështu na mundësoni që ne të ngrisim akoma më shumë cilësin e shërbimeve tona, përfundoi në fund znj.Krasniqi-Sadiku.

Instituti KAF, është përkushtuar dhe vazhdon të përkushtohet akoma më shumë në të ardhmen për shërbime sa më cilësore për anëtarët e vetë.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i dëshirojmë mirëseardhje anëtarëve të rinjë, dhe suksese gjatë trajnimit/certifikimit tuaj Teknik të Kontabilitetit. Ne jemi gjithmonë aty, kur juve ju duhet IKAF.

Orari i ligjëratave për Grupin I – IKAF Prishtinë:
E hëne – E mërkure – E premte: Ora 17:00 – 20:00

Share this