Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

Filloi Trajnimi për Certifikimin e Auditorëve të Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik

Prishtinë, 24 Shkurt 2017

Në ambientet e Institutit KAF pasditen e së premtes më 24 Shkurt, filluan ligjëratat me gjeneratën e parë të kandidatëve në trajnimin: Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik.

Trajnimi i cili mblodhi shumë auditor të brendshëm të institucioneve të ndryshme, drejtor financiar, menaxher financiar dhe kandidatë të profileve të larta, ku u mirëprit nga ana tyre si një ndër trajnimet/certifikimet që më së shumti i është dashtë Kosovës.

Me rastin e fillimit të trajnimit para kandidatëve Drejtori i Institutit KAF Z. Bujar Krasniqi, përshëndeti pjesëmarrësit, duke ju dëshiruar mirëseardhje në trajnimin/ certifikimin Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik. Po ashtu, theksoi se programi  është kombinuar në mënyrë të tillë që ju të merrni njohuritë për auditimin e brendshëm për sektorin privat dhe publik. Po ashtu theksoi se programi i trajnimit dhe kualifikimit është kompletuar me partnerët vendor dhe ndërkombëtarë dhe ky certifikim përbën një nga komponentët e rëndësishëm në reformat dhe angazhimet e ndërmarra për përmirësimin e llogaridhënies dhe përformancës në organizatë.

Eksperti i Auditimit të Brendshëm nga Shqipëria, njëherë edhe ligjërues dhe bashkëpunëtor profesional i Institutit, Prof. Ass. Dr. Pjetër Ndreca cilësoi kualifikimin për Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik njërin ndër kualifikimet më të domosdoshme që i është dashur këtij vendi, dhe mes tjerash theksoi se jeni të privilegjuar që jeni gjenerata e parë që do të certifikohet nga një shoqatë siç është Instituti KAF.

Program është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikime në Kosovë.

Me fillimin e këtij trajnimi/certifikimi Instituti KAF rrumbullakon një strategji të suksesshme tri vjeçare rreth finalizimit për fillimin e këtij trajnimit/certifikimit në kualifikimin ne fjale.

Një nga të arriturat më të mëdha të këtij viti është ofrimi nga Instituti KAF I trajnimeve/certifikimeve për Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik dhe Instituti tani do të punojë edhe më shumë në:

–       Promovimi dhe zhvillimi i praktikës së auditimit të brendshëm;

–       Shpërndarja e udhëzimeve teknike dhe profesionale tek anëtarët;

–       Ofrimi i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (Ofrimin e EVP-ve: 40-60 orë në vite), si dhe

–       Sigurimi i mundësive për anëtarët, shkëmbimin e informacionit në mes anëtareve duke shkëmbyer praktikat më të mira të tyre.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’ju dëshirojmë suksese gjeneratës së parë e cila filloi ciklin e ligjëratave për trajnimin/certifikimin:

Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik.

Share this