Powered by ZigaForm version 2.9.3

News & Events

Filloi ligjëratat edhe Grupi i Dytë për Teknik i Kontabilitetit, Afati – Shkurt 2017

Prishtinë, 29 Shkurt 2017

Pas një kërkese shumë të madhe të kandidatëve për regjistrim në Nivelin e Parë – Teknik i Kontabilitetit, Instituti KAF ka formuar edhe grupin e dytë për këtë trajnim/certifikimin, i cili filloi ligjëratat me modulin F3 Kontabilitet Financiar, duke i’u përgjigjur kështu kërkesave të shumta të të interesuarve për regjistrim në Afatin, Shkurt/2017.

Edhe gjatë takimit me Grupin e Dytë të kandidatëve të trajnimit/ certifikimit Teknik i Kontabiliteti, para tyre u dha një prezantim për programin dhe metodologjinë e cila përdoret prej fillimit e deri te certifikimi si Teknik i Kontabilitetit. Adresimi i çdo shqetësimi, sugjerimi, kritike apo lavdate nga ana juaj, në lidhje me trajnimin/certifikimin do të na ndihmonte akoma më shumë në ngritjen e performancës së Institutit dhe në avancimin e shërbimeve tona, përfundoi mes tjerash znj. Mejreme Krasniqi Sadiku, menaxhere e trajnimeve IKAF.

Instituti KAF i falenderon të gjthë kandidatët që kanë shpreh interesim dhe gatishmëri për të vijuar trajnimet/ certifikimet tona, në mënyrë të veçantë ju dëshiron mirëseardhje anëtarëve të rinjë, dhe shumë suksese.

Orari i ligjëratave për Grupin II – IKAF Prishtinë:

E marte, Ora 17:00 – 20:00
E shtune, Ora 09:00 – 15:00

Share this