Powered by ZigaForm version 2.9.3

REGJISTRIMI

Si mund të aplikoj që të bëhem Student i IKAF-it?

Për tu regjistruar në IKAF së pari duhet te Aplikoni Online, pas pranimit të aplikimit elektronik, ne do ju dërgojmë formularin e plotë për regjistrim të cilin mund ta shkarkoni edhe nga ueb-faqja jonë: http://applynow.ikaf.org/

Share this

Në çfarë forme mund të komunikoj me IKAF?

Administrata e Institutit është gjithmonë në dispozicionin tuaj, për çdo paqartësi, informatë shtesë drejtohuni në zyret tona nëpërmjet formës elektronike, telefonike dhe fizike.

Rr. Bedri Pejani, nr. 1 – Prishtine

Fiks : +381 (0) 38 220 608 | Mobil: +377 (0) 44 118 346

web: http://ikaf.org/ Fb: http://www.facebook.com/KAFInstitute

Share this

Cilat janë kushtet e regjistrimit për Nivelin e Parë (Teknik Kontabiliteti)?

Në këtë nivel mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët synojnë të merren me kontabilitet në të ardhmen dhe dëshirojnë të fitojnë çertifikatë përkatëse, e cila ju mundëson në të ardhmen që të asistojnë tek Kontabilistët Profesionistë duke ju mundësuar kështu që të fitojnë eksiperenca të pasura në mbarëvajtjen e proceseve kontabël.

Share this

Çfarë dokumentesh janë të nevojshme për regjistrim në Nivelin e Parë (Teknik Kontabiliteti)?

  • Dëshmi nga kualifikimi i fundit (Shkollë e mesme ose Fakulteti)
  • Çertifikatat e trajnimeve të kontabilitetit
  • Çertifikatat e trajnimeve profesionale të tjera
  • CV- in personale së bashku me një fotografi
  • Dëshmitë mbi përvojen e punës / e preferueshme
  • Dëftesa e pagesës pas aprovimit të aplikacionit
Share this

Çfarë dokumentesh janë të nevojshme për regjistrim në Nivelin e Dytë (Kontabilist i Certifikuar)?

  • Dëshmi nga kualifikimi (Fakultet, Bacheler, Master)
  • Dëshmi për përfundimin e Nivelit të Parë “Teknik Kontabiliteti”
  • Çertifikatat e trajnimeve profesionale të tjera
  • CV- in personale së bashku me një fotografi
  • Dëshmitë mbi përvojen e punës (sipas Ligjit në fuqi Nr 04 L-014 )
  • Dëftesa e pagesës pas aprovimit të aplikacionit
Share this

KOSTO

Cilat janë tarifat për Nivelin e Parë (Teknik Kontabiliteti)?

• Kosto e regjistrimit: 75 €
• Kosto: 130€/Modul*
• Antarësia: 0€**

*Në koston e Modulit përfshihen : Trajnimi+Literatura+Provimi (në afatin e I-rë)
**Në vitin e regjistrimit 0 €, nga viti i dytë e me rradhë 45 €

Share this

Cilat janë tarifat për Nivelin e Dytë (Kontabilist i Certifikuar)?

• Kosto e regjistrimit: 75 €
• Kosto: 130€/Modul*
• Antarësia: 0€*

*Në koston e Modulit përfshihen : Trajnimi+Literatura+Provimi (në afatin e I-rë)
**Në vitin e regjistrimit 0 €, nga viti i dytë e me rradhë 45 €

Share this

Sa është pagesa për antarësi?

  • Antarë Student: 0€ (Në vitin e regjistrimit 0€, nga viti i dytë e me rradhë 45€ )
  • Teknik i Kontabilitetit: 45€
  • Kontabilist i Certifikuar: 60€
  • Auditor i Certifikuar: 110€
Share this

PAGESA

A mundem të kërkoj faturë para se të kryej pagesën?

Fatura lëshohet në momentin e kryerjes së pagesës

Share this

Si mund ta kryej pagesën?

Të gjitha pagesat në IKAF kryhen përmes llogarive bankare në bankat e autorizuara në Kosovë. Ju pranoni fillimisht Profaturën nga Departamenti i Financave të Institutit KAF me të dhënat mbi llogaritë bankare të cilat janë siç vijojnë:

Të dhënat për pagesë:

Emri i xhirollogarisë: Instituti KAF
ProCredit BANK: 1183 001840 000 102

Share this

Si mund të konfirmoj në IKAF kryerjen e pagesës?

Të gjitha pagesat tuaja, kontrollohen nga deparatamenti i financave IKAF, mirëpo nese dëshironi te konfirmoni se keni kryer pagesen atëherë ju mundeni përmes numrave te kontaktit ose permes emailit.

Share this

TË PËRGJITHSHME

A mundem të marr letër konfirmuese që jam student i IKAF?

Po në momentin që ju pranoheni si Student/Antarë në Institutin KAF ju merrni një letër-konfirmim që jeni pranuar.

Share this

Çfarë certifikate marr me përfundim të Niveleve Certifikuese në IKAF?

Në përfundim të procesit kualifikues ju pajiseni me certifikatë valide dhe të njohur nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar për Nivelet siç vijojnë:

  • Niveli i Parë: Çertifikatë “Teknik i Kontabilitetit”
  • Niveli i Dytë: Çertifikatë “Kontabilist i Certifikuar”
  • Niveli i Tretë: Çertifikatë “Auditorë i certifikuar.

Pas certifikimit në Nivelin e Tretë fitoni të drejtën për të aplikuar për Titullin Auditor Ligjor.

Share this

Cilat provime duhet t'i kaloj për të marrë titullin Teknik i Kontabilitetit?

LISTA E MODULEVE NË NIVELIN E PARË TEKNIK
F1 Kontabilisti në Biznes
F2 Kontabiliteti menaxherial
F3 Kontabiliteti Financiar
F6 Tatimet

Share this

Cilat provime duhet t'i kaloj për të marrë titullin Kontabilist i Certifikuar?

LISTA E MODULEVE NË NIVELIN E DYTË
F4  Ligji i Korporatave dhe Biznesit
F5 Menaxhimi i Performancës
F7 Raportimi Financiar
F8 Auditimi dhe Siguridhënia
F9 Menaxhimi Financiar

Share this

Cilat provime duhet t'i kaloj për të marrë titullin Auditor i Certifikuar?

LISTA E MODULEVE NË NIVELIN E TRETË “AUDITOR I CERTIFIKUAR”
P1 Kontabilisti Profesional
P2 Raportimi i Korporatave
P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia
P3 Analiza e Biznesit
P6 Tatimet e Avancuara

Share this

Sa kohë më duhet për të përfunduar kualifikimin dhe certifikimin në IKAF?

Një modul nga trajnimi zgjat përafërsisht 36 – 40 orë, të cilat orë ligjërohen në një afat kohor prej një muaji. Varësisht nga numri i moduleve nëpër Nivele aq zgjat edhe trajnimi për Nivelin përkatës. Nëse jeni të rregullt nëpër ligjerata dhe kryeni provimet në kohë dhe nese I plotësoni kriteret e punës praktike në bazë të Ligj. Nr 04/L-014 për Kontabilitet dhe Raportim Financiar ju do të përfundoni Kualifikimin për një periudhë optimalisht të përshtatshme për karierën tuaj.

Share this

A jane ligjeratat obligative?

Instituti KAF bën vleresimin e Kandidateve ne tri Afate Provimi. Njeri Afat eshte pas ndjekjes se secilit Modul, ne kete afat te drejte nenshtrimi ne provim kane vetem kandidatet te cilet vijojne trajnimin me rregull (mungesa e tolerueshme eshte maksimum 9 orë në total). Ne kete Afat te rregullt nuk ka nevoje te paraqitet provimi e as te behet pagesa shtesë, pasi qe kjo kosto eshte e perfshire ne Tarifen e Trajnimit.

Share this

PROVIMET

Kur mbahen provimet?

Brenda vitit janë gjithësej tri afate provimesh

  • Afati i rregullt qe mbahet pas cdo perfundimi te modulit;
  • Dy Afate Shtesë
Share this

Si duhet të mësoj për provime?

Gjatë ndjekjes së ligjeratave ju do të keni mundësi të njoftoheni nga afër me materien që trajtohet në Modul, materie e cila shtjellohet nëpërmjet të Tekstit të Studimit. Pas cdo Ligjerate ju pajiseni me Slidet përmbledhëse të materialit të cilat ju ndihmojnë si orientim për mësim të harmonizuar. Me pjesëmarrje në ligjerata dhe me konsultim të literaturës bazë ju mund të jeni plotësisht të gatshëm për t’iu nënshtruar provimit.

Share this

Informacione lidhur me hyrjen në provim

Testimi i kandidatëve zhvillohet me shkrim.

Kandidatëve, të cilët e kanë fituar të drejten e hyrjes në testim, paraprakisht iu ofrohen informatat si:

(1) për kohen e përcaktuar për testim. Kandidatët që do t’i nënshtrohen testimit duhet që të jenë të pranishëm me kohë në hapësirën përkatëse;
(2) kandidatët duhet të sjellin me vete dokumentet e identifikimit.

Pas hyrjes në sallën e testimit, kordinatori për organizimin e testimit i njofton kandidatët se:

(1) lëshimi i sallës ku mbahet testimi lejohet vetëm me mbikqyrje të kontrolluesve;
(2) testi duhet të plotësohet sipas udhëzimeve që janë dhënë në pjesën e parë të testit;
(3) kandidatët nuk lejohet që të përdorin ndonjë pajisje me të cilën mund të komunikojnë me të tjerët jashtë hapësirave të testimit;
(4) koha për përfundimin e testit, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për analizimin e testit dhe dhënien e përgjigjeve.

Kandidatët duhet të shënojnë vetëm numrin e identifikimit në test, nuk lejohet shënimi i emrave ose inicialeve identifikuese me qëllim të ruajtjes së anonimitetit. Në test duhet të shënohet vetëm numri personal i identifikimit, dhe nuk bëhet lidhja në mes të numrit të identifikimit dhe emrit deri pas përfundimit të vlerësimit.

Pjesë e bashkangjitur e çdo forme të testit është shkresa standarde në lidhje me rregullat për plotësimin e testit.

xt.

Share this

Pyetje lidhur me mbarëvajtjen e procesit të testimit

Kandidatet nuk duhet te flasin ose te japin e marrin asistencë nga njeri – tjetri apo nga të tjerë gjate testimit, për asnje lloj arsyeje. Ne qofte se një gjë e tillë ndodhë, atëherë drejtpërdrejtë kordinatori, apo vezhguesi i testimit i propozon kordinatorit të merr vendim për perjashtimin e të dy kandidateve (marresit dhe dhënësit të ndihmes) nga salla e testimit. Testi i kandidatëve të larguar bëhet i pavlefshëm).

Share this

Pyetje lidhur me shpalljen e rezultateve

Shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se tri (3) ditë kalendarike pas përfundimit të vlerësimit të testeve.
Në shkresen për shpalljen e rezultateve paraqitet edhe njoftimi se kandidatët mund ta shikojn testin e vlerësuar dhe se kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë ndaj rezultatit të vlerësimit.

Share this

Prej sa poenave është kalueshmëria në provime?

Vlerësimi bëhet duke u bazuar në standardin e poenave të paracaktuara gjatë hartimit të testeve. Totali i poenave në përqindje është 100%, dhe pragu i kalueshmërisë është 50 %.

Share this

Cfarë lloji I pyetjeve është i vendosur në provime?

Përgjegjësit për hartimin e testeve në mënyrë të qartë identifikojnë objektivat specifike të testeve para zhvillimit të pyetjeve të tyre. Vendimet lidhur me llojin e pyetjeve merren në bazë të objektivave dhe disciplinave që trajtohen. Qëllimi kryesor është që pyetjet të jenë sa më gjithpërfshirëse.

Duke u bazuar në këtë fakt përdoren këto lloje të pyetjeve:

  • Pyetje me zgjedhje të shumëfishtë – të cilat përbëhen nga një pyetje me disa përgjigjje të mundëshme, duke përfshirë një përgjigjje të saktë dhe disa përgjigjje të pasakta. Zakonisht studentët zgjedhin një përgjigjje të saktë duke e rrethuar numrin apo shkronjën përkatëse. Studentët zakonisht munden që shumë shpejtë të përgjigjen në këto pyetje. Këto pyetje janë shumë praktike dhe vlerësojnë njohuritë e studentëve për çështje të caktuar.
  • Pyetje saktë/jo e saktë – i ofrojnë studentëve mundësi prej 50% për të gjetur përgjigjjen e saktë. Për këtë arsye ky lloj i pyetjeve përdoret më rrallë.
  • Pyetje kalkuluese – Në këtë lloj të pyetjeve kandidatët duhet të kryejnë kalkulime të caktuara për t’u përgjigjur. Këto kalkulime mund të përdoren për të vlerësuar aftësinë e kandidatëve lidhur me teknikat e ofrimit të zgjidhjes së problemit të caktuar.

.

Share this

Ku bazohen pyetjet e provimit?

Fusha për të cilën bëhet testimi bazohet në aftësitë e nevojshme për kontabilistët profesional (njohuri, shkathtësi, vlera, etikë dhe qëndrime) duke iu referuar syllabusit të materialit studimorë që përdoret si bazë për organizimin e trajnimeve dhe nga ku derivojnë një pjesë e madhe e pyetjeve të provimeve. Objektivat e procesit të testimit nga ana e Insititutit KAF sa i përkët kandidatëve janë:

  • Aplikimi i legjislacionit, standardeve ndërkombëtare dhe atyre të Kosovës lidhur me kontabilitetin;
  • Rritja e efektivitetit të kontrollit dhe mbikqyrjes për zbatimin e legjislacionit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit;
  • Evidentimi dhe dokumentimi me efektivitet i hetimit të shkeljeve të Ligjeve të Kontabilitetit;
  • Forcimi i kapaciteteve parandaluese të agjensive të zbatimit të ligjit dhe krijimi i mekanizmave adekuat për këtë qëllim;
  • Nxitja e qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së raporteve financiare;
  • Sigurimi dhe respektimi i ligjit të kontabilitetit;
  • Mbrojtja e interesit publik;
  • Funksionimi në bazë etike;
  • Ruajtja e objektivitetitit dhe pavarësisë;
  • Shmangia e konflikteve të interesit;
  • Mbrojtja e konfidencialitetit të informacioneve;
  • Përpjekja për shtimin e vlerës në formë inovative;
Share this

TË TJERA

A ka modul të veçantë për pjesë praktike, nëse po çka përmban ky modul?

Në kuadër të trajnimit Niveli i Parë opsional, IKAF ofron për të gjithë të interesuarit modulin: Praktika në Kontabilitet – Aplikimi 100% i Kontabilitetit në Praktikë. Praktika mundësohet nëpërmjet kompjuterit me anë të softuerit të kontabilitetit, raportimit online në ATK dhe formave ligjore të regjistrimit/ organizimit të biznesit në Kosovë. Ky modulë rekomandohet për të gjithë anëtarët e Institutit KAF, të cilët dëshirojnë të fitojnë eksperiencë në zbatimin e kontabilitetit në praktikë.

Share this

AUDITOR I BRENDSHËM

Cilat janë procedurat e regjistrimit në trajnimin për Auditor i Brendshëm i Certifikuar?

  • Formulari i Regjistrimit për ABC;
  • CV- in;
  • ID letërnjoftimi (copy);
  • Diploma e Fakultetit (copy);
  • Kontratat e punës (copy);
  • Vërtetime, certifikata profesionale;

Para certifikimit të gjitha dokumentet do kërkohen të noterizuara te Noteri.

Share this

Cilat janë kërkesat për hyrje në kualifikim?

  • Të posedojë diplomë universiteti në ekonomi, administratë pbulike, juridik apo dhe fusha të tjera të studimeve relevante (nëse gjykohet e nevojshme nga IKAF);
  • Kandidatët të kenë përvojë pune jo më pak se tri (3) vite (Obligative);
  • Kandidatët me përvojë pune në fushën e auditimit (përparësi në regjistrim);
  • Kandidatët e rinjë që nuk kanë përvojë pune në fushën e auditimit, kontabilitetit apo financave, i nënshtrohen provimit pranues.
Share this

Sa module/ provime ka gjithsejë kualifikimi ABC?

  • Kualifikimi për Auditor i Brenshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik ka këto module:AB-P1  Mjedisi i Auditimit të BrendshëmAB-P2  Risqet dhe Kontrollet FinanciareAB-P3  Praktika në Auditimin e Brendshëm

    AB-P4  Auditimi i Sistemeve të Informacioneve

    AB-P5  Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut

     

    AB-PP Rast Studimor (Raport i Auditimit të Brendshëm) – vlenë për të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune direkte në auditim, duhet ta bëjnë një Raport të Auditimit të Brendshëm.

Share this

Çka është Punimi (Rasti Studimor)?

  • Pas përfundimit me sukses të provimeve më shkrim, kandidati i nënshtrohet pjesës praktike konkretisht rastin studimor;
  • Pas aprovimit të abstraktit të cilin kandidati duhet ta dorëzoi, i jipet drita jeshile kandidatit për realizimin e rastit studimor në afatë prej 60 ditësh;
  • Raporti i Auditimit vlerësohet në bazë të indikatorët të performancës të përcaktuar nga organi kompetent brenda Institutit.

Kandidatët të cilët posedojnë përvojë pune min.3 vite në 6 vitet e fundit në auditim të brendshëm, nuk obligohen t’i nënshtrohen vlerësimit në kuadër të rastit studimor konkretisht pjesës praktike.

Share this

Kush ka të drejtën për tu regjistruar në programin për ABC?

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët janë të diplomuar në fakultetin ekonomik, juridik apo fakultete të tjera të cilat gjykohet e nevojshme nga IKAF), gjithashtu, kanë përvojë të punës jo më pak se 3 vite në auditim, kontabilitet ose financa.

Share this

Sa kushton trajnimit Auditor i Brendshëm i Certifikuar?

 

IKAF KUALIFIKIMI ABC
Nr. Përshkrimi Çmimi
1 Tarifa e aplikimit 100.00
2 AB-P1  Mjedisi i Auditimit të Brendshëm (trajnimit, librat, materialet) 240.00
3 AB-P2  Risqet dhe Kontrollet Financiare (trajnimit, librat, materialet) 240.00
4 AB-P3  Praktika në Auditimin e Brendshëm (trajnimit, librat, materialet) 240.00
5 AB-P4  Auditimi i Sistemeve të Informacioneve (trajnimit, librat, materialet) 240.00
6 AB-P5  Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut (trajnimit, librat, materialet) 240.00
7 Punimi (1 punim x 75 Euro) 75.00
8 Anëtarësia 110.00
9 GJITHSEJË = 1,485.00
Share this

Shënime të tjera me rëndësi:

  • Kandidatët që e kanë paguar dhe vijuar trajnimin nënkupton se do të ulen në provim pas përfundimit të ligjëratave të secilit modul dhe lirohen nga paraqitja dhe pagesa e provimit (Sqarim: kandidati nuk mund të anulohet apo bartet e drejta për të hyrë në provim në një afatë tjetër);
  • Në raste të moh hyrjes apo mos arritjes së pikëve prej 50% e më shumë, kandidatët në afatet tjera duhet të paguajnë dhe paraqesin provimin në vlerë prej 65.00 Euro;
  • Shikimi i testit është pa pagesë në datë të caktuara nga IKAF, kurse kërkesa për ri-vlerësim të testit është me pagesë në vlerën e kostos së provimit.
Share this

A mund të marrë letër konfirmuese se më është pranuar kërkesa për regjistrim apo jo?

Po, secili kandidatë që ka paraqitë kërkesen për regjistrim në ABC paraprakisht duhet të dorëzoj dosjen e tijë në bazë të kritereve të përcaktuara më lartë, dhe pas shqyrtimit të dosjes komisioni përkatës vendos nëse kandidati i plotëson kriteret apo jo, dhe më pastaj kandidatit i kthehet përgjigjja zyrtare nëse mund të vazhdoj tutje me procedurat e regjistrimit apo nuk i plotëson kushtet për regjistrim.

Share this

Si mund ta kryejë pagesën?

Të gjitha pagesat në IKAF kryhen përmes llogarive bankare në bankat e autorizuara në Kosovë. Ju pranoni fillimisht Profaturën nga Departamenti i Financave të Institutit KAF me të dhënat mbi llogaritë bankare të cilat janë siç vijojnë:

 

Të dhënat për pagesë:

Emri i xhirollogarisë: Instituti KAF
ProCredit BANK: 1183 001840 000 102

Share this

Cila është mundësia e pagesës?

Nëse jeni individ dhe keni vështirësi për pagesën kompletë, atëherë IKAF ju mundëson që trajnimin/ kualifikimin për ABC ta paguani deri 5 këste, në marrëveshje me Institutin.

Share this

Si mund të konfirmojë pagesën në IKAF?

Të gjitha pagesat tuaja, kontrollohen nga deparatamenti i financave IKAF, mirëpo nëse dëshironi të konfirmoni se keni kryer pagesen atëherë ju mundeni përmes numrave të kontaktit ose përmes emailit.

Share this

Sa është pagesa për anëtarësi ABC?

Pagesa e anëtarësis vjetore për Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik është = 110 Euro

Share this

Kur mbahen provimet?

Brenda vitit janë gjithësej tri afate provimesh

  • Afati i rregullt që mbahet pas çdo përfundimi të modulit; dhe
  • Dy afate shtesë
Share this

Testimi i kandidatëve zhvillohet me shkrim.

Kandidatëve, të cilët e kanë fituar të drejten e hyrjes në testim, paraprakisht iu ofrohen informatat si:

  • për kohen e përcaktuar për testim. Kandidatët që do t’i nënshtrohen testimit duhet që të jenë të pranishëm me kohë në hapësirën përkatëse;
  • kandidatët duhet të sjellin me vete dokumentet e identifikimit.

Pas hyrjes në sallën e testimit, kordinatori për organizimin e testimit i njofton kandidatët se:

  • Lëshimi i sallës ku mbahet testimi lejohet vetëm me mbikqyrje të kontrolluesve;
  • Testi duhet të plotësohet sipas udhëzimeve që janë dhënë në pjesën e parë të testit;
  • Kandidatët nuk lejohet që të përdorin ndonjë pajisje me të cilën mund të komunikojnë me të tjerët jashtë hapësirave të testimit;
  • Koha për përfundimin e testit, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për analizimin e testit dhe dhënien e përgjigjeve.

Kandidatët duhet të shënojnë vetëm numrin e identifikimit në test, nuk lejohet shënimi i emrave ose inicialeve identifikuese me qëllim të ruajtjes së anonimitetit. Në test duhet të shënohet vetëm numri personal i identifikimit, dhe nuk bëhet lidhja në mes të numrit të identifikimit dhe emrit deri pas përfundimit të vlerësimit.

Pjesë e bashkangjitur e çdo forme të testit është shkresa standarde në lidhje me rregullat për plotësimin e testit.

Share this

Shpallja e rezultatet të provimit?

IKAF shpall rezulatet e provimit brenda 7 ditë pune nga dita e mbajtjes së provimit, ku rezultatet e secilit kandidatë dërgohen në email, ku në të njëjten email theksohet që kandidatët e paknaqur mund të këkojnë me shkrim shikimin e testit të tyre, si shkak i paknaqësis me rezultatin e marr.

Shikimi i testit është pa pagesë, ndërsa nëse kërkohet rishikimi nga ana e komisionit, kërkesa duhet të plotësohet dhe duhet paraprakisht të bëhet pagesa në bankë dhe të dorëzohet në Administratën e Institutit KAF.

Share this

Si është kalueshmëria e provimit?

Vlerësimi bëhet duke u bazuar në standardin e poenave të paracaktuara gjatë hartimit të testeve. Totali i poenave në përqindje është 100%, dhe pragu i kalueshmërisë është 50 %.

Share this

Sa kohë më duhet për të përfunduar trajnimin për ABC?

Një modul zgjatë përafërsisht 40 orë, të cilat orë ligjërohen në një afat kohor prej një muaji.

Nëse jeni të rregullt nëpër ligjërata dhe kryeni provimet në kohë dhe nese i plotësoni kriteret e punës praktike në bazë të Ligj. Nr 04/L-014 për Kontabilitet dhe Raportim Financiar ju do të përfundoni Kualifikimin për një periudhë optimalisht të përshtatshme për karierën tuaj.

Share this

A janë ligjëratat obligative?

Instituti KAF bën vleresimin e kandidatëve në tri Afate Provimi. Njëri afat është pas ndjekjes së secilit modul, në këtë afatë të drejtë nënshtrimi në provim e kanë vetëm kandidatët të cilët vijojnë trajnimin me rregull (minimum 2/3 te ligjeratave).

Share this

Sa është pagesa për një provim të modulit ABC?

Pagesa për një provim pas afatit të rregullt është 65 Euro dhe duhet të paguhet brenda afatit të paraparë dhe të publikuar në web faqe, gjithashtu dëshmia e pagesës së bashku me Formularin për paraqitjen e provimit përkatës duhet të dorëzohen në Administraten e Institutit.

Share this

Cilat provime më duhet t’i kalojë për tu pajisur më certifikatë Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik?

Secili kandidatë duhet t’i kalojë të gjitha provimet e parapara me planprogram përkatës dhe duhet të dëshmojë përvojen e punës përkatëse të kërkuar në bazë të kritereve të përcaktuara nga IKAF dhe kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune në auditim, duhet ta dorëzojnë në IKAF edhe Punimin Rast Studimor (Raport i Auditimit të Brendshëm).

Share this

Si mund të komunikojë me IKAF?

Administrata e Institutit është gjithmonë në dispozicionin tuaj, për çdo paqartësi, informatë shtesë drejtohuni në zyret tona nëpërmjet formës elektronike, telefonike dhe fizike.

Rr. Bedri Pejani, nr. 1 – Prishtinë

Fiks : +381 (0) 38 220 608 | Mobil: +377 (0) 44 118 346

Email: trajnimikaf@gmail.com

web: http://ikaf.org/ Fb: http://www.facebook.com/KAFInstitute

Share this
Share this