Powered by ZigaForm version 2.9.3

Mirësevini!

Instituti KAF është Shoqatë Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës, e licensuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar.

Instituti KAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa) është krijuar për të qenë një Institut kyç për zhvillimet kryesore në shërbimet e kontabilitetit, auditimit dhe financave.

IKAF është  një shoqate profesionale jo fitimprurese, qe grupon profesionistët të kontabilitetit dhe auditimit të pajisur me titullin “Kontabilist i Çertifikuar” dhe “Auditor të Çertifikuar”  të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në praktikën publike në  mënyrë të pavarur  në statusin e personave  fizike ose në përberje të shoqërive të ekspertëve të kontabilitetit dhe auditimit.

Instituti KAF do të bëjë reforma ku do të mbështesë dhe inkurajojë përmirësimet në sistemin e shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit. Janë shanset dhe mundësitë që Instituti KAF nëpërmjet misionit të tij do t’i përmbush rritjen e aftësive profesionale dhe përmirësimin e njohurive bazë të kontabilistëve, në mënyrë që secili prej tyre në pozitat përkatëse, t’i përmbushin sa më mirë qëllimet e tyre dhe të sektorit publik dhe atij privat. Instituti KAF ka zhvilluar dhe do të zhvilloj programe të trajnimit në përshtatje me nevojat reale të shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe financave. Ku për këto qëllime Instituti KAF do të përmirësojë njëherazi metodologjinë dhe cilësinë e sistemit të trajnimit.

Instituti KAF nëpërmjet synimeve do të ndikoj në zhvillimet e ardhshme dhe perspektivat ku do ta kthejnë atë në një qendër kombëtare për praktikat më të mira në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave, si dhe në një promovues të vlerave që janë në thelb të shërbimeve të tilla, dhe në një burim informacioni për diskutime dhe debate për çështje të shërbimeve të tilla.

Instituti ka vendosur një model të certifikimit për kualifikim ekpert fiskal dhe kontabilist profesional në përputhje me legjislacionmin tatimor ne Kosove dhe Standardet Nderkombetare të Kontabilitetit. Kualifikimi do të jetë i përputhshëm me standardet e trajnimit ndërkombëtar.

Instituti do të mbikëqyrë anëtarët e vet dhe do të vrojtojë zyrat që do të merren me këtë punë, që të sigurohet në mbajtjen e standardeve të larta profesionale. Instituti po ashtu do të promovojë interesat e anëtarëve të vet dhe profesionit të kontabilitetit në Kosovë.

Teknik i Kontabilitetit

Praktika në Kontabilitet

Kontabilist i Çertifikuar

Auditor i Çertifikuar

Share this